LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL/ Takimi Kurti – Vuçiç dështoi. Po tani?

Në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, ndër të tjera shkruhet se Kosova dhe Serbia do të përballen me pasoja, nëse nuk i përmbushin obligimet që dalin nga ujdia.

15 Shtator 2023, 20:52 Nga a.l
Analiza e REL/ Takimi Kurti – Vuçiç dështoi. Po tani?
Pamje nga takimi

Përfundimi i raundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi, pa ndonjë pajtim mes palëve, ka ngritur pikëpyetje të reja për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në një konferencë për media, më 15 shtator, se “dialogu nuk ka dështuar”, por se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, “nuk ka dhënë rezultate”.

“Palët nuk janë në gjendje të tejkalojnë dallimet e tyre”, përfundoi Stano, duke theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetëse në dialog, dhe se përparimi në këtë proces varet nga Kosova dhe Serbia. Në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, ndër të tjera shkruhet se Kosova dhe Serbia do të përballen me pasoja, nëse nuk i përmbushin obligimet që dalin nga ujdia.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili tha më 14 shtator se “pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë”. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje për hapat e ardhshëm, dhe rreth asaj nëse BE-ja ka paralajmëruar ndonjë masë ndëshkuese për shkak të ngecjes në zbatimin e marrëveshjes. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, ekzekutivi kosovar nuk është përgjigjur. Lidhur me këtë çështje, nuk janë përgjigjur as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Cilët janë hapat e mëtejshëm?

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar konsultime me vendet anëtare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapat e ardhshëm pas bisedimeve të fundit të pasuksesshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Burimet në BE nuk kanë saktësuar nëse po shqyrtohen masa ndaj Kosovës dhe Serbisë, por vetëm kanë thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës nuk do të hiqen, pasi nuk janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë. Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi, po ashtu, se do të “konsultohet brenda dhe me partnerët evropianë për hapat e mëtejshëm”.

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre ndaj Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in.

Në favor të kujt është “dështimi i bisedimeve”?

Njohësi i proceseve politike nga Prishtina, Agon Maliqi, vlerëson se rezultati i djeshëm i bisedimeve në Bruksel “krijon një kontekst të favorshëm politik për Serbinë”. Ai shpreh mendimin se paralajmërimi i kryediplomatit evropian Borrell rreth të ardhmes evropiane për Kosovën dhe Serbinë e godet më shumë të parën.

“Për Serbinë, nuk ka kurrfarë problemi, sepse nuk është se ka në Serbi ndonjë besim se integrimi po ecë përpara. Në këtë kontekst, ajo çka na pret është se Kosova ngec në vend, dhe për Kosovën status quo-ja është ndëshkim. Cungohet edhe më shumë pozicioni ndërkombëtar [i Kosovës], përfshirë masat ndëshkuese prej BE-së, si dhe rriten rreziqet për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në veri, gjë që mund të çojë në një formë të – le ta quajmë – protektorati ndërkombëtar mbi veriun”, thotë Maliqi për REL-in.

Ai sqaron se një protektorat i tillë nënkupton që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, e merr rolin primar mbi sigurinë në veri, dhe jo Policia e Kosovës, si autoritet përgjegjës vendës për sigurinë.  Megjithatë, Maliqi thekson se i mbetet BE-së, por edhe SHBA-së, të vendosin se a do të përqendrohen më shumë në masa ndëshkuese apo stimuj ndaj palëve, për ta shtyrë procesin e dialogut përpara.

Sipas tij, marrë parasysh që vitin e ardhshëm SHBA-ja, por edhe inst tucionet e BE-së hyjnë në procese zgjedhore, mund të pritet edhe një përpjekje tjetër diplomatike nga ana e tyre që dialogu Kosovë-Serbi të shënojë sukses. “Jemi në fund të afateve kohore për t’u arritur një marrëveshje. Prandaj, e lexoj si një sinjal të një nxitimi që të ecet përpara”, pohon Maliqi.

“Kurti krijoi realitet të ri në veri”

Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, e quan “lojë” deklaratën e zyrtarit të lartë të BE-së, Borrell, se bisedimet e 14 shtatorit ishin të pasuksesshme. Ai beson se kryeministri i Kosovës, Kurti, në të vërtetë pati suksesin më të madh. Borrell akuzoi drejtpërdrejt Kurtin për dështimin e bisedimeve, sepse nuk pranoi një “propozim kompromisi” që të dyja palët të zbatonin paralelisht detyrimet e tyre.

“Çfarëdo që të thonë për Kurtin, ai është më i suksesshmi nga të gjithë bashkë. Ai krijoi një realitet të ri në veri të Kosovës”, – thekson Janjiç, duke shtuar se kjo situatë sjell rreziqe për sigurinë.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi nuk duhet as të diskutojnë për zbatimin e Aneksit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, derisa serbët e veriut të mos kthehen në institucionet e Kosovës. Nëntorin e kaluar, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës për të penguar qeverinë e Kurtit që të heqë targat e lëshuara nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Ndërkohë, një krizë e re ndodhi në fund të majit, sepse pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, në pushtet erdhën kryetarët shqiptarë.

Çfarë thanë Kurti dhe Vuçiç pas takimit të pasuksesshëm?

Për kryeministrin e Kosovës, hapat e ardhshëm janë vazhdimi i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë “të sekuencuar”, përkatësisht, që të zbatohen pikat e marrëveshjes ashtu siç janë radhitur në Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. 

Kurti ka pohuar disa herë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë “parakusht” për zbatimin e marrëveshjes, dhe se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dhjetë pikave të Marrëveshjes bazë, të cilat të dyja palët i kanë pranuar në fund të shkurtit, me propozimin e BE-së.

“Për një gjë të tillë duhen negociata intensive, të cilat duhet të organizohen nga ndërmjetësit [BE-ja]. Shpresoj se së shpejti do të na ftojnë [në një rund të ri të dialogut]”, tha Kurti më 14 shtator. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, pas takimit të fundit në Bruksel, tha se nuk e di se cilat janë hapat e ardhshëm, por se “do të duhet gjithmonë të bisedojmë”.

“Nuk besoj që ky është fundi i botës. Jam i sigurt se do të dëgjojmë se kush është përgjegjës, është diçka që, thjeshtë, duhet të ndodhë. Por ajo që është e rëndësishme për ne, është se jam i sigurt se duhet të vazhdojmë bisedimet”, – tha Vuçiq.

I pyetur nëse BE-ja ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese, udhëheqësi serb dekari se këtë “nuk e dëshiron për popullatën shqiptare në Kosovë”. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për Kosovën dhe Serbinë që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012. /REL

sergei lavrov

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj