LIVE UPDATES
Bota

Ekspertja Zeneli: Po zvogëlohet dritarja e mundësive për Kosovën dhe Serbinë

Në takimin e së enjtes, i cili përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve, ishte paraparë të vendosej për radhën e zbatimit të çështjeve, për të cilat shtetet u pajtuan në Marrëveshjen bazike në shkurt në Bruksel, dhe më vonë për aneksin e saj në Ohër.

15 Shtator 2023, 18:48 Nga I.A
Ekspertja Zeneli: Po zvogëlohet dritarja e mundësive për
Valbona Zeneli

KOSOVË- Mungesa e rezultatit në bisedimet e fundit të nivelit të lartë në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ishte “zhgënjyese, por e pritshme”, si dhe "humbje e mundësive". Kështu ka vlerësuar Valbona Zeneli, eksperte për çështjet e Ballkanit, në kuadër të Këshillit Atlantik.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Zeneli thotë se fakti që në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk u arrit asnjë hap para, rrezikon ta keqësojë gjendjen edhe ashtu të tensionuar në veri të Kosovës.

Në takimin e së enjtes, i cili përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve, ishte paraparë të vendosej për radhën e zbatimit të çështjeve, për të cilat shtetet u pajtuan në Marrëveshjen bazike në shkurt në Bruksel, dhe më vonë për aneksin e saj në Ohër.

Sipas Zenelit, Kosova dhe Serbia janë duke e "humbur dritaren e mundësisë" për të bërë hapa përpara drejt marrëveshjes, duke pasur gatishmëri të vogël në kompromis.

Radio Evropa e Lirë: Dje e kemi parë edhe një raund të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë pa rezultat. A ka qenë e pritshme kjo për ju?

Valbona Zeneli: Ka qenë zhgënjyese që nuk u arrit asnjë rezultat edhe kësaj radhe, pas disa muajve bisedime. Megjithatë, do të thosha se ishte diçka që pritej, sepse diplomacia ndodh midis takimeve, jo thjesht në takime. Dhe, nga sinjalet që ishin marrë edhe para takimit, mendoj se pritshmëritë nuk ishin optimiste.

Mendoj që ajo që po ndodh tash e dhjetë vjet, prej nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi të 2013-ës, e cila u konsiderua si historike edhe nga Bashkimi Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, kemi pasur shumë marrëveshje të nënshkruara, në mos gaboj, 39 marrëveshje, por nuk kemi zbatim të marrëveshjeve dhe fatkeqësisht kjo është diçka që ndodh jo vetëm në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, po në të gjithë rajonin. Ajo për të cilën unë jam më e shqetësuar është se ne, në këtë pikë ku është rajoni, nga njëra anë kërkojmë integrimin në Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër, unë mendoj, se jemi në pikën më të ulët të rajonit për sa i përket marrëdhënieve ndër-rajonale.

Ka një mungesë dëshire për kompromis. Unë mendoj që edhe në këto takime që organizohen, të shtyra edhe nga komuniteti ndërkombëtar, ne kemi diskutime dhe jo bisedime.

Pra, nuk ka një dëshirë për t'u arritur zgjidhje, kompromis dhe për të pasur një agjendë të qartë dhe konkrete për të vazhduar përpara. Duket sikur është më tepër një lojë e dhënies së përgjegjësisë njëri- tjetrit.

Radio Evropa e Lirë: Përmendët sinjale që nuk pritej ndonjë rezultat. Cilat janë këto sinjale? A është parë më shumë mungesë dëshire për bisedime nga Kosova apo Serbia në këtë rast?

Unë nuk jam shumë për t’i dhënë përgjegjësi njërit apo tjetrit, sepse i kam parë edhe këto komente. Kur flas për sinjale shikohet nëse gjërat po parapërgatiten nga të dyja palët.

Pra, kjo dëshirë për t’u ulur, kjo dëshirë për të pasur kompromis dhe për të arritur zgjidhje, nuk është parë gjatë gjithë këtyre muajve.

Ne kishim Marrëveshjen e Ohrit që u konsiderua edhe si historike. Megjithëse nuk është nënshkruar, dhe mendoj ky nuk ishte një sinjal i mirë që prej fillimit, mos të harrojmë që kjo marrëveshje i lidh në përgjegjësi ligjore palët për zbatimin e saj.

Kjo marrëveshje ka obligime konkrete për të dyja palët. Pra, nuk është se ne nuk kemi pasur një bazë ligjore nga e cila të vazhdohet. Por, ndërkohë nuk kemi parë asnjë rrugë, apo nuk kemi parë veprime konkrete për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Unë do të doja të shihja më shumë transparencë nga të dyja palët sa i përket asaj se cilat janë pikat konkrete që po i ndërmarrin për zbatimin e marrëveshjes. Edhe një gjë të tretë, që nuk duhet të harrojmë, që duhet ta themi, është që ne jetojmë në një situatë, në një paradigmë të re të sigurisë në Evropë. Pra, nuk është vetëm ajo çka ndodh në Ballkan edhe marrëdhëniet ndër-rajonale e ndëretnike.

Mos të harrojmë se pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ka krijuar edhe mund të krijojë pasoja shumë negative në vendet e ndryshme të Evropës, dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit shumë shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Në deklarimet e ndërmjetësuesve të dialogut dje është kritikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për mosgatishmëri për të ecur përpara me propozimin e djeshëm të BE-së. Çfarë pasoja mendoni se mund t'i vijnë Kosovës nga kjo?

Valbona Zeneli: Unë nuk e di cilat do të jenë pasojat për Kosovën, apo cilat do të jenë pasojat edhe për Serbinë, sepse unë nuk kam parë edhe nga Serbia në muajt e fundit ndonjë gatishmëri për t'u ulur dhe për të diskutuar e për të gjetur zgjidhje. Ajo që më duket mua është se sikur historia po përsëritet në Ballkan.

Në dhjetë vjetët e fundit, ne i diskutojmë të njëjtat gjëra, kemi të njëjtat situata, kemi të njëjtën mungesë besimi, kemi të njëjtat eskalime të situatës dhe deeskalim përmes mbështetjes të komunitetit ndërkombëtar dhe jemi në të njëjtën pikë përsëri.

Unë mendoj që pasojat ne duhet t'i shikojmë më gjerë, nuk janë pasojat veç për qeverinë, për mendimin tim, pasojat i shkojnë njerëzve të thjeshtë, njerëzve të cilët implikohen nga këto situata dhe unë mendoj që kjo është edhe sfida më e madhe e sigurisë. Çfarë ndodh me të rinjtë ne vendet e Ballkanit që janë direkt të implikuar nga situatat me pasigurisë dhe moskrijimit të ambientit ftues për investime dhe zhvillim ekonomik?

Radio Evropa e Lirë: Kosova veçse është duke u përballur me disa masa nga BE-ja. Si mendoni se mund të shkojë tash e tutje, a mund të ketë masa të reja, a mund të shtrëngohen masat ekzistuese? Si i parashihni ju veprimet e ndërmjetësuesit evropian pas edhe këtij raundi të dështuar të bisedimeve?

Valbona Zeneli: Mendoj që është nga Bashkimi Evropian pritshmëritë për këtë raund nuk ishin shumë të larta. Mendoj që kjo duhet të jetë edhe një alarm për palët për të thënë se çfarë duhet të bëjmë ndryshe.

Mënyra sesi po zhvillohet dialogu nuk është duke funksionuar, sepse nuk ka besim në mes të palëve. Ndërkohë, kur flasim për masa, unë e kuptoj shumë mirë që pikët më të prekshme janë sanksionet që mund t’i vendosen vendeve. Unë do doja ta shikoja nga pikëpamja tjetër.

Unë do doja ta shikoja nga humbja e mundësive. Unë mendoj që ajo dritarja e mundësive për të dyja vendet është duke u zvogëluar. Nuk ka shumë kohë. Do doja shumë që vendet të mos ta humbnin trenin edhe një herë. Pra, më tepër sesa sanksione, unë do ta shikoja si mundësi të munguara për secilin nga vendet.

Radio Evropa e Lirë: Derisa ne po flasim, situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar. Si mendoni se mund të ndikojë në teren rezultati i takimit të djeshëm, fakti që dy liderët nuk po mund të ecin përpara me asnjë marrëveshje?

Valbona Zeneli: Absolutisht që është problematike, për shkak se krijon mundësi për tensione dhe krijon mundësi për aktorë të jashtëm që t'i përdorin tensionet politike që ekzistojnë midis palëve, për të krijuar eskalim të situatës, siç e pamë disa muaj më parë.

Prandaj, unë mendoj që edhe sikur të kishim pasur disa përfitime shumë të vogla, apo disa arritje shumë të vogla nga ky takim, pra të kishim ato shkallë të vogla përparimi, do të ishte shumë e rëndësishme, sepse dërgon sinjalin që gjërat po ecin përpara.

Ndërkohë, kjo krijon një situatë të turbullt për të dyja palët, por edhe sidomos për popullsinë e cila jeton në veri të Kosovës dhe i vështirësohet jeta çdo ditë.

Radio Evropa e Lirë: Ajo që është diskutuar dje edhe nga Bashkimi Evropian edhe nga dy liderët ka qenë fakti se ata janë munduar ta gjejnë një lloj renditje të pikave, të cilat duhet të zbatohen njëra pas tjetrës. Njëra nga pikat është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. A e shihni Asociacionin si një lloj mollë sherri në marrëveshjen që po synohet të arrihet?

Valbona Zeneli: Ne flasim ende për Asociacionin e komunave serbe, por mos të harrojmë se kjo është një gjë që është e pranuar që në Marrëveshjen e Ohrit, por edhe në marrëveshjet dhjetë vjet më parë. Pra, mendoj se ne duhet ta fillojmë diku zbatimin. E di që komuniteti ndërkombëtar e ka ngritur, përderisa kjo është një marrëveshje e pranuar, atëherë duhet të fillojë, duhen parë ato hapat e para të zbatimit të marrëveshjes. Prandaj, thashë që në fillim, është një lojë për t'ia lënë përgjegjësinë palës tjetër dhe kjo vjen e gjitha nga mungesa e besimit që ekziston midis palëve.

Mendohet se, në qoftë se njëra palë do lëshojë pe dhe fillon zbatimin, pala tjetër nuk do të plotësojë kushtet apo nuk do ta zbatojë pjesën e vet... diku duhet filluar, dhe kjo është pika kryesore për të ecur para. Nga njëra anë, Serbia duhet ta pranojë, ta njohë realitetin që Kosova është një vend i pavarur dhe Kosova duhet të fillojë t'i zbatojë ato marrëveshje të cilat janë nënshkruar më parë, për të respektuar të drejtat e minoriteteve, sepse këto e bëjnë Kosovën moderne e multietnike. Edhe kjo për mendimin tim fillon edhe nga zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marrë nga REL

valbona zeneli dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi