Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 shtator se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që ai (Kurti) e quan njohje joformale”.
Këtë deklaratë Vuçiq e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit.
“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiq.
Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë.
Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis.
Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur.
Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”.
Pas takimit tw fundit në Bruksel, Vuçiqi tha para gazetarëve se Serbia “e pranoi propozimin e kompromisit të BE-së”.
“Duhet të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Vuçiq të enjten.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që nuk është bërë progres në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in, më 14 shtator.
Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013. Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik. Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Marrë nga REL
Glauk Konjufca KOSOVË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca shprehet se Kosova nuk mund të pranojë të ...
Takimi Vuçiç-Kurti KOSOVË- Përfundimi i rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar n...
Finlandë FINLANDË- Finlanda u bashkua të premten me tre vendet baltike në ndalimin e automjeteve me targa ruse nga hyrja në territ...
Evan Gershkovich RUSI- Ambasadori amerikan në Moskë ka vizituar gazetarin e Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili po mbahet n&eu...
Zhang Jun KINË- Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se kërkimi i mbështetje...
Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur deklaratës së fundit të Bashkimi...
Mahsa Amini IRAN- Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa A...
Li Shangfu KINË- Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu, i cili nuk është shfaqur në publik prej më shumë se dy j...
DASH SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin me mungesën e përparimit në bisedimet e së enjtes mes kryeministrit ...
AfD GJERMANI- Gjykata e Mynihut ka vendosur që shërbimet e inteligjencës në Bavari mund të monitorojnë në mënyr&eum...