15 Shtator 2023, 17:00
Nga I.A
DASH
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin me mungesën e përparimit në bisedimet e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. Ne presim që të dyja vendet t'i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti”, tha në një koment për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ai thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe Shtetet e Bashkuara duan të shohin përparim në detyrimet ekzistuese të parashikuara në Marrëveshjen e Ohrit si edhe ato më të hershme, duke përmendur veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Ne kemi plotësisht të njejtin qëndrim me partnerët tanë të Kuintit në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komentin e Departamentit të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara do të vendosin për hapat ardhshëm në konsultim me partnerët evropianë, përfundon zëdhënësi.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ranë dakord rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.
Zoti Borrell tha se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas zotit Borrell, kryeministri Kurti kërkon zbatimin e aspekteve politike fillimisht, ndërsa Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri Kurti, tha ndërkaq se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si "kushtëzim të vjetër të Serbisë" për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Marrë nga VOA
takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi dash
Bota
15 Shtator 2023, 16:50
a.l
AfD
GJERMANI- Gjykata e Mynihut ka vendosur që shërbimet e inteligjencës në Bavari mund të monitorojnë në mënyr&eum...
Bota
15 Shtator 2023, 16:29
I.A
Nagip Krasniqi
KOSOVË- Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi m...
Bota
15 Shtator 2023, 16:40
r.ll
foto e liderëve të G-20
SHBA- Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Evropën po konsiderohet si ...
Bota
15 Shtator 2023, 16:33
a.l
Serbi-Kosovë
GREQI- Media greke Protothema.gr i ka kushtuar një artikull takimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe...
Bota
15 Shtator 2023, 16:14
I.A
Ukrainasit
UKRAINË- OKB-ja pret që situata humanitare në Ukrainë të përkeqësohet nëse trendi aktual...
Bota
15 Shtator 2023, 16:06
a.l
Diamant
RUSI- Një përfaqësues i qeverisë belge pret që vendet e G7 të shpallin një ndalim indirekt të tregtis&...
Bota
15 Shtator 2023, 16:01
a.l
Greta Thunberg
SUEDI- Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg është akuzuar për mosbindje ndaj urdhrit të policis&eu...
Bota
15 Shtator 2023, 15:54
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- TikTok, rrjeti social për shpërndarjen e videove, është gjobitur nga Bashkimi Europian me 345 milionë...
Bota
15 Shtator 2023, 15:54
I.A
OKB
SHBA- Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin vit me radhë, kur udhëheqësit të...
Bota
15 Shtator 2023, 15:19
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Grupi mercenar rus "Wagner", konsiderohet zyrtarisht një organizatë terroriste në Brtianinë e Madhe. Ky vendim...