Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.
GUANTENAMO- Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë. I njohur si vendi ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit dhe që ka ngjallur kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, Guantamo është përdorur kohë pas kohe edhe si qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përmes Haitit dhe Kubës.
Megjithëse Qendra e Operacioneve të Emigracionit në Guantanamo është e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë, kjo nuk do të thotë se ajo u ka shpëtuar kritikave. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës për dëbime masive, ka nisur dërgimin e emigrantëve të ndaluar pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, një bazë detare amerikane në Kubë.
“Kemi 30 mijë shtretër në Guantanamo ku do të dërgojmë kriminelët më të këqinj të huaj pa dokumente, që kërcënojnë popullin amerikan. Disa prej tyre janë aq të këqinj, saqë ne nuk u besojmë as vendeve të tjera që t’i mbajnë ata”, ka dekluarar Presidenti Trump.
Njoftimi u pasua me protesta nga grupet për të drejtat e njeriut. Kjo nuk është hera e parë që kjo bazë përdoret për mbajtjen e emigrantëve. Shumica e njerëzve e njohin Guantanamon si vend paraburgimi për të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, duke përfshirë autorin e dyshuar të tyre, Khalid Sheikh Mohammed.
Por, sipas kritikëve, ai është gjithashtu vendi i abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut.Më pak e njohur është një qendër e Shteteve të Bashkuara për paraburgimin e emigrantëve në Guantanamo, e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë. Qendra u hap më 1991, kur mijëra haitianë u larguan drejt SHBA-së pas një grushti të dhunshëm shteti.
Administrata e Presidentit George H. W. Bush krijoi një kamp refugjatësh në Guantanamo për të strehuar disa prej tyre, ndërsa shqyrtoheshin kërkesat për azil. Mijëra kubanë dhe të tjerë që kërkojnë azil politik në SHBA janë kapur gjithashtu në det dhe janë vendosur përkohësisht në këtë qendër.
Më 1999 SHBA shqyrtoi një plan për të strehuar 20 mijë refugjatë që po iknin nga konflikti në Kosovë. Por kjo ide u hodh poshtë për shkak të shqetësimeve se Guantanamo ishte shumë larg atdheut të tyre.
Gjatë kohëve të fundit, administrata e ish-Presidentit Biden mendoi shfrytëzimin e Guantanamos për të shqyrtuar kërkesat për azil të një vale të re emigrantësh nga Haiti, megjithëse në fund kjo ide nuk përparoi. Ashtu si burgu i Guantanamos për të dyshuarit për terrorizëm, edhe qendra e emigrantëve është përballur me akuza për kushte çnjerëzore dhe të paligjshme.
Raportet e Projektit Ndërkombëtar të Ndihmës për Refugjatët flasin për ndalime të zgjatura, mungesë të procesit të rregullt ligjor, ujë të papijshëm, kujdes të pamjaftueshëm mjekësor dhe ekspozim ndaj ujërave të zeza të hapura.
Sot, 15 persona janë të burgosur në Guantanamo ndërsa Qendra e Operacioneve të Emigracionit strehon një grup të vogël refugjatësh, kryesisht nga Haiti dhe Kuba. Zgjerimi i propozuar për dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente, do të shënonte një ndryshim të madh në politikat amerikane të emigracionit.
Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka thënë se “do të ndiqet procesi i duhur” për prurjet e reja të emigrantëve, por kritikët paralajmërojnë se strehimi i emigrantëve në Guantanamo mund të rezultojë me shkelje të të drejtave të njeriut ngjashëm me rastet e dokumentuara në të kaluarën. Deri tani, më shumë se 175 burra janë transferuar në Guantanamo nga një qendër emigracioni në Teksas./VOA
Vëllezërit Tate SHBA- Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë nisur me avion drejt Sh...
Rafineria e naftës së NIS-it në Serbi SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashk...
Foto ilustruese SHBA- Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mos...
DASH SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Herceg...
foto ilustruese IRAN- Numri i ekzekutimeve në Iran arriti një rekord alarmues në vitin 2024. Sipas një raporti nga Organizata e Ir...
keir starmer SHBA- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Uashington për bisedime me Presidentin amerikan Donald Tr...
Foto ilustruese RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vler&e...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump iu përgjigj të mërkurën pyetjeve lidhur me shqetësimet nëse legjislacioni q&eum...
Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë nj&e...
Foto SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar n...