LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Kush mban përgjegjësinë për konfliktet në veri?

Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

25 Shtator 2023, 16:59 Nga a.l
Analiza e VOA: Kush mban përgjegjësinë për konfliktet
Arsenali me arme

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të rëndë dhe thekson se ky është momenti më i vështirë për vendin dhe popullin serb, që nga viti 2004 dhe 2008. Sipas tij, fajtori kryesor për situatën aktuale është Albin Kurti, i cili dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n. Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

Kryengritja për shkak të “terrorit të Kurtit”

Kur bëhet fjalë për vetëkonfliktet e armatosura, të cilat pala shqiptare i vlerësoi si terrorizëm, presidenti i Serbisë theksoi se “serbët u rebeluan për shkak të terrorit të Kurtit dhe arrestimeve të shumta të serbëve nga Policia e Kosovës”. Aleksandar Vuçiq thotë se qëllimi kryesor i pushtetarëve në Prishtinë është që ta fajësojnë Beogradin për vrasjen e policit dhe se kjo mundësi është shfrytëzuar edhe për propagandë kundër Kishës Ortodokse Serbe. Ai theksoi se autoritetet serbe ende janë duke u shqyrtuar të gjitha detajet e ngjarjeve tragjike dhe se në bazë të kësaj do të përgatitet terreni për marrjen e vendimeve të mëvonshme.

Vendimet e shumta të gabuara

Për momentin realisht kemi shumë pyetje të hapura, thotë analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq për DW. “Para së gjithash, çfarë kërkonte grupi i armatosur i serbëve në manastirin e Banjskës dhe cili ishte qëllimi i tubimit atje”, shton ai. Në anën tjetër, sipas Jakshiq, nuk është shumë e qartë pse Policia e Kosovës akoma nuk e ka bërër të ditur identitetin e serbëve të arrestuar. Pra, ka një sërë paqartësish, por dimensioni politik është pakrahasueshëm më i rëndësishëm se të gjitha të tjerat, thekson bashkëbiseduesi ynë.

“Së pari tregon se sa i gabuar ka qenë vendimi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe nga Policia e Kosovës. Është e vërtetë që Kurti po shkakton incidente, por duke qenë se Vuçiç i udhëheq këto negociata dhe se është ai që duhet të sigurojë sigurinë e serbëve, kjo është një lloj disfate për Vuçiçin”, pohon Jakshiç.

Beogradi ka humbur epërsinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaron se “ata që e përkrahën agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999 vazhdojnë politikën e tyre dhe mbështesin Albin Kurtin, dëshira e të cilit është të shkaktojë luftë”. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare praktikisht lejon që të ndodhë një konflikt në Kosovë. Sipas tij, “populli serb ka të drejtë të mbrohet dhe të shprehë vullnetin e tij politik dhe se nuk dëshiron konflikt me askënd”.

Ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç akuzon Albin Kurtinpër përshkallëziminaktual dhe thotë se “presidenti serb Aleksandar Vuçiç edhe më parë ka paralajmëruar se mund të ketë konflikt të armatosur në veri të Kosovës”.

Përshtypja në Beograd është se ky zhvillim i ngjarjeve nuk i ka pëlqyer palës serbe, sepse vjen në kohën kur dukej se Albin Kurti disi po e humbte mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Këtë përshtypje ndan edhe Boshko Jakshiç, i cili “nuk mendon se pas këtij veprimi qëndron Vuçiçi, por kjo e bën problemin edhe më serioz”. Kjo mund të nënkuptojë se presidenti Vuçiq nuk e ka, ose e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë. Nuk e dimë nëse është ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me rusët, të cilët përmenden, por mund të themi me siguri se serbët e kanë humbur avantazhin që ua kishte dhënë Kurti javët e fundit. Promovimi i ndikimit rus është një nga komponentët e kësaj krize. Mendoj se pas vrasjes së policit nuk flitet më për asociacionin e komunave serbe”, tërheq vëmendjen Jakshiç.

Presidenti i Serbisë tashmë ka pasur një takim me lidhur me këto ngjarje me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan Harçenko, ku ishtge edhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Me atë rast, presidenti Vuçiç e njoftoi ambasadorin rus “për faktin se në Kosovë dhe Metohi po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe nga Albin Kurti, me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiç në Instagram.

Kujt i shkon në favor status quoja?

Presidenti i Serbisë po ashtu vlerësoi se ky ishte një lloj rebelimi nga ana e serbëve “për shkak të terrorit të Kurtit” që po bën së fundmi. Sipas bashkëbiseduesit tonë, “tingëllon logjike, por gjithmonë bëhet një gabim me këtë rast. Gjithmonë thuhet se është arrestuar një serb, por nuk thuhet shkaku pse është arrestuar dhe për çfarë dyshohet. Thjesht fakti që dikush është serb e shfajëson atë menjëherë nga çdo lloj faji dhe në këtë mënyrë po rritet tensioni”.

Është e vështirë të parashikohen lëvizjet e ardhshme të të dyja palëve. Tani për tani kemi dënime të fuqishme të sulmeve të grupeve të armatosura ndaj pjesëtarëve të policisë që po vijnë nga përfaqësues ndërkombëtarë. Boshko Jakshiç beson se “do të përdoret fraza e zakonshme që përsëritet në situata të tilla, që është de-përshkallëzimi. Me siguri do të vijë deri te kjo. Nuk është as në interesin e Kurtit që konflikti të përshkallëzojë, e aq më pak është në interesin e Beogradit. Kjo do të thotë rikthim në status quo, që është situata më e keqe, sepse mua më duket se një gjë e tillë i përshtatet më së shumti Kurtit dhe Vuçiqit, pavarësisht se ky status prishet ndonjëherë nga disa incidente. Por të krijohet përshtypja se ajo që quhet bashkësia ndërkombëtare nuk ka metoda efektive për të ushtruar presion mbi të dy për të bërë një lloj përparimi”, përfundon Boshko Jakshiç./VOA

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj