LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Lituani, NATO dhe G7 i ofrojnë garanci afatgjata sigurie Ukrainës

Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan sot kornizën ndërkombëtare që do të hapë rrugën për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.

12 Korrik 2023, 17:51 Nga I.A
Analiza e VOA: Lituani, NATO dhe G7 i ofrojnë garanci afatgjata sigurie
NATO

LITUANI- Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan garanci afatgjata sigurie për Ukrainën pas takimit të Këshillit të ri NATO-Ukrainë që u mbajt krahas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Lituani. Formati i ri u krijua për të forcuar bashkëpunimin midis Kievit dhe aleancës 31-vendeshe. Presidenti ukrainas pasi shprehu dje pakënaqësinë që NATO nuk i ofroi një afat të caktuar Ukrainës për anëtarësim, sot vlerësoi se takimi i NATO-s megjithatë solli rezultate të mira për vendin që po lufton sulmin ushtarak rus që filloi në shkurtin e vitit të kaluar. Presidenti amerikan Joe Biden mbajti edhe një takim koë me kokë me presidentin Zelensky pas takimit të Këshillit të ri NATO-Ukrainë.

Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan sot kornizën ndërkombëtare që do të hapë rrugën për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.

Takimi i Këshillit të ri NATO-Ukrainë u mbajt një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelenskiy e cilësoi si “absurd” refuzimin e NATO-s për t’i bërë ftesë ose ofruar një afat të caktuar për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Ukraina ka kërkuar me këmbëngulje anëtarësim të shpejtë në NATO ndërsa lufton kundër agresionit rus që filloi në shkurt të vitit 2022. Kjo luftë deri më tani ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Megjithatë, pas diskutimeve të sotme të Këshillit të ri për Ukrainën me shtatë vendet më të zhvilluara të botës, presidenti Zelensky vlerësoi se takimi në Lituani po përfundon me sukses kuptimplotë për vendin e tij.

Ai vlerësoi deklaratën e presidentit Joe Biden ku ofroheshin garanci afatgjata për Kievin.

“Ne nuk do të presim që të përfundojë procesi i anëtarësimit në NATO për të ofruar përkushtim afatgjatë të sigurisë për Ukrainën. Sot, premtimi për përkushtim afatgjatë përfshin dhënien e garancive për t’u përballur me çfarëdo agresioni ndaj Ukrainës në të ardhmen”, tha presidenti amerikan ndërsa sqaroi se rruga e Ukrainës drejt NATO-s megjithatë do të jetë me një proces të lehtësuar në raport me atë që duhej ta kalonin vendet e tjera.

“Delegacioni ukrainas po kthehet në shtëpi me fitore të rëndësishme sigurie për Ukrainën. Kjo na hap mundësi absolutisht të reja sigurie dhe falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti Biden pati më pas edhe një takim të veçantë me presidentin ukrainas Zelensky të cilit i tha se ia kupton zhgënjimin pse Kievit nuk iu ofrua një afat I qartë për anëtarësim në NATO.

Kremlini reagoi ndaj lajmit duke vlerësuar se vendimi cënon sigurinë e Rusisë dhe do ta ekspozonte Evropën ndaj rreziqeve më të mëdha për shumë vite në vijim.

“Ne e konsiderojmë vendimin për t'i dhënë garanci të sigurisë Ukrainës një gabim të rëndë dhe potencialisht shumë të rrezikshëm. Duke i ofruar këto garanci të sigurisë për Ukrainën, ata shkelin sigurinë e Federatës Ruse. Kjo është e mbushur me pasoja negative afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.

Pak para se t’i bashkohej takimit të Këshillit NATO-Ukrainë, zoti Zelensky e bëri të qartë se cilat janë tri prioritetet e vendit të tij.

“E para është furnizimi me armë për të mbështetur ushtrinë tonë në fushën e betejës. E dyta, mendoj se është ftesa në NATO, dhe ne duam të jemi në të njëjtën linjë me të gjithë. Nga ajo që dëgjojmë dhe kuptojmë është se do ta kemi ftesën kur të lejojnë masat e sigurisë. Dhe e treta, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Për ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit në qytetin e Bakhmutit ekziston vetëm një prioritet, më shumë armë dhe municion.

Ukraina të mërkurën raportoi se është arritur njëfarë suksesi në luftimet pranë qytetit lindor të pushtuar nga Rusia, ndërsa trupat e saj po vazhdojnë me kundërofensivën kundër forcave të Moskës.

“Për momentin, ne kemi nevojë që vendet e NATO-s të na furnizojnë me armë. Ne nuk kemi nevojë për asgjë tjetër. Paratë nuk kanë vlerë për ne, për luftëtarët që janë në vijën e parë. Ajo që është thelbësore për ne është të kemi municion dhe armë në mënyrë që të mund të përparojmë”, tha udhëheqësi i inteligjencës në divizionin e artilerisë që u identifikua me nofkën ushtarake ‘Zaporozhets’.

Rusia mori nën kontroll Bakhmutin në maj pas disa muajsh luftimesh të ashpra që shkatërruan qytetin. Përtej versioneve të ofruara nga palët në konflikt, situata është e pamundur të verifikohet nga burime të pavarura.

Marrë nga VOA

nato

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit