LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

8 Qershor 2023, 20:00 Nga a.l
Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i
Mike Pence

SHBA- Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane për të tretën herë radhazi. Mes tyre bie në sy kandidati Mike Pence, nënpresidenti besnik i zotit Trump. Korrespondenti i Zëri të Amerikës, Steve Herman, njofton se zoti Pence e filloi fushatën duke bërë atë që hezitonte më parë, duke kritikuar me forcë sjelljen e ish-bosit të tij gjatë kohës që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

Në ditëlindjen e tij të 64-të, ish-nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, për herë të parë sulmoi drejtpërdrejt kandidatin kryesor të partisë së tij, ish-Presidentin Donald Trump, nën hijen e të cilit qëndroi për katër vjet.

“Unë besoj se cilido që e vendos veten mbi Kushtetutën nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe kushdo që i kërkon ndonjërit që ta vendosë atë mbi Kushtetutën, nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Pence.

Kur protestuesit që mbështesnin zotin Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, turma thërriste ‘Vareni Mike Pence-in’, për shkak të refuzimit të nënpresidentit të atëhershëm për të zbatuar kërkesën e presidentit që ai ta prishte procesin zyrtarisht, duke e shpallur zotin Joe Biden fitues të zgjedhjeve të vitit 2020.

“Joseph R. Biden nga shteti Delaware ka marrë 306 vota. Donald J. Trump i shtetit të Floridës ka marrë 232 vota”, tha Nënpresidenti Pence në Kongres në vitin 2021.

Zoti Pence gëzon pikëpamje tradicionale republikane mbi ekonominë dhe çështjet e politikës së jashtme. Ai është i krishterë evangjelik, ashtu si një pjesë e mirë e votuesve republikanë. Zoti Pence po përpiqet ta portretizojë veten si kandidati më konservator republikan për çështje sociale, siç është aborti.

“Pasi drejtoi administratën më pro-jetës në historinë amerikane, Donald Trump dhe të tjerët në këtë garë po tërhiqen nga kauza për të mbrojtur foshnjet e palindura”, tha zoti Pence.

Profesori i shkencave politike në Universitetin George Mason, Jeremy Mayer, shtron pyetjen se si është e mundur që pavarësisht kualifikimeve që ka, anketat tregojnë se zoti Pence gëzon mbështetje të ulët mes republikanëve. Anketat tregojnë se ai ndodhet shumë pas sfiduesit më të afërt të zotit Trump, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis.

“Posti që mbajti e ka zbehur figurën e tij më shumë se shumicën e nënpresidentëve të tjerë. Presidenti Trump i kërkoi besnikëri ekstreme deri në pikën e nënshtrimit”, thotë për Zërin e Amerikës profesori Jeremy Mayer.

Deri më sot, vetëm dy nënpresidentë kanë arritur të fitojnë shtëpinë e Bardhë. Republikani Richard Nixon fitoi presidencën në vitin 1968. Rasti i dytë është fitorja e demokratit Joe Biden kundër dyshes republikane Donald Trump dhe Mike Pence.

“Trumpi e ka transformuar partinë. Kundërshtari i tij, Ron DeSantis po shkon drejt populizmit dhe po futet në luftëra kulturore. Mike Pence mund ta bëjë këtë, sa i përket përmbajtjes, mund të flasë për politikat e luftës kulturore. Deri tani nuk ka treguar aftësinë për të përdorur një ton populist. Kjo është ajo që kërkon Partia Republikane pas Trumpit”, thotë profesori Jeremy Mayer.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve paraprake republikane vitin e ardhshëm, zoti Mike Pence tashmë ka hyrë në histori, duke u bërë ish-nënpresidenti i parë i SHBA-së që sfidon drejtpërdrejt ish-presidentit me të cilin sherbeu në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet./VOA 

mike pence

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj