LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: NATO shënon 75 vjetorin mes shqetësimeve për sigurinë e Evropës, për çfarë u dakordësuan ministrat në Bruksel?

Të 32 vendet anëtare të aleancës u pajtuan të mërkurën të fillojnë planifikimin për një rol më të madh në bashkërendimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për ta mbështetur atë në luftën me Rusinë, konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe të tregojë unitetin e saj, ndërsa Ukraina pret një paketë me vlerë rreth 60 miliardë dollarësh që mbetet e bllokuar në Kongresin amerikan.

4 Prill 2024, 12:17 Nga M.B
Analiza e VOA: NATO shënon 75 vjetorin mes shqetësimeve për
Jens Sroltenberg

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s kremtuan të enjten 75-vjetorin e aleancës me flamuj, tortë dhe orkestër muzikore, ndërsa sekretari i përgjithshëm i saj u kujtoi Shteteve të Bashkuara se kishin nevojë për aleatët e tyre më shumë se kurrë, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e saj të tretë. Të 32 vendet anëtare të aleancës u pajtuan të mërkurën të fillojnë planifikimin për një rol më të madh në bashkërendimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për ta mbështetur atë në luftën me Rusinë, konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe të tregojë unitetin e saj, ndërsa Ukraina pret një paketë me vlerë rreth 60 miliardë dollarësh që mbetet e bllokuar në Kongresin amerikan. Në ditën e dytë të një takimi në Bruksel, ministrat shënuan përvjetorin e nënshkrimit në Uashington më 4 prill të vitit 1949 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, që themeloi aleancën politike dhe ushtarake transatlantike.

“Evropa ka nevojë për Amerikën e Veriut për sigurinë e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një ceremoni në selinë e aleancës në Bruksel.

"Në të njëjtën kohë, Amerika e Veriut gjithashtu ka nevojë për Evropën. Aleatët evropianë ofrojnë ushtri të klasit botëror, rrjete të mëdha të zbulimit dhe leva unike diplomatike, duke shumëfishuar fuqinë e Amerikës", tha ai.

Udhëheqësit e vendeve evropiane, që përbëjnë pjesën më të madhe të anëtarëve të NATO-s, janë të shqetësuar jo vetëm për të ardhmen e NATO-s nëse ish presidenti amerikan Donald Trump fiton në garën me presidentin aktual Joe Biden në nëntor, por edhe për bllokimin e ndihmës për Ukrainën në Kongres, ndërsa republikanët kërkojnë masa të sigurisë kufitare në këmbim të miratimit të projektligjit. NATO-ja në fillet e saj kishte 12 vende anëtare nga Amerika e Veriut dhe Evropa dhe u themelua si përgjigje ndaj frikës në rritje se Bashkimi Sovjetik paraqiste një kërcënim ushtarak për demokracitë evropiane.

Në thelbin e saj është koncepti i mbrojtjes kolektive, ideja që një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, duke i siguruar Evropës Perëndimore mbrojtjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, ajo ka 32 vende anëtare dhe ka rimarrë një rol qendror në çështjet botërore pasi Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë me 22 shkurt të vitit 2022, duke bërë që qeveritë evropiane ta shohin Moskën edhe një herë si një kërcënim të madh për sigurinë. Dy vendet e reja anëtare të NATO-s, Finlanda dhe Suedia, u bashkuan në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus në Ukrainë.

"Kombet demokratike, njerëzit e lirë, zgjodhën të anëtarësohen në NATO, ndryshe nga mënyra sesi Rusia zgjerohet me aneksim ose agresion të paligjshëm", tha ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen.

Rusia tha të mërkurën se NATO-ja është kthyer në një mentalitet të Luftës së Ftohtë. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se NATO-ja nuk ka vend në "botën multipolare" që Moska thotë se kërkon ta ndërtojë, për t'i dhënë fund dominimit të Shteteve të Bashkuara. Ministrat e NATO-s u pajtuan të mërkurën të fillojnë planifikimin për një rol më të madh të aleancës në bashkërendimin e ndihmës dhe trajnimit për forcat e Ukrainës.

Sipas një propozimi të sekretarit Stoltenberg, NATO-ja do të marrë përsipër punën e bërë nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i njohur si grupi Ramstein, pjesërisht për t'u mbrojtur nga çdo shkurtim i mbështetjes amerikane nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, thanë diplomatët. Sekretari Stoltenberg ka propozuar gjithashtu një fond pesëvjeçar ndihme për Ukrainën, me vlerë prej 100 miliardë eurosh./ VOA

nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj