4 Prill 2024, 09:56
Nga N.F
Policia në protestë
GJERMANI- Oficerët e policisë në shtetin jugor gjerman të Bavarisë kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të vënë në pah problemin me mungesën e uniformave në zonën e tyre.
Në një video të postuar në YouTube dhe Instagram nga dega bavareze e Shoqatës së Policisë Gjermane (DPolG), dy oficerë policie - një burrë dhe një grua - ulen nga një makinë policie dhe pyesin njëri-tjetrin: "Sa kohë keni pritur?".
Pasi u përgjigjën përkatësisht "katër" dhe "gjashtë muaj", ata zbresin nga BMW-ja e tyre, për të treguar se nuk kanë veshur pantallona. Në vazhdim të videos shfaqet Jurgen Kuhnlein, kreu i DPolG bavareze, i cili tregon se ndonëse skena e mëparshme të kujton një batutë të keqe 1 prilli, ajo nuk duhet të shkaktojë të qeshura por zemërim, pasi mungesa kronike e uniformave për oficerët e policisë së shtetit është e barabartë me mungesë respekti.
Siç thekson Kohnlein, koha e pritjes për 21 pjesët e ndryshme të uniformës - si kapele, xhaketa dhe pantallona - janë disa muaj dhe disa artikuj mund të mos jenë as të disponueshëm. Sindikata i bën thirrje Ministrisë së Brendshme bavareze që të rregullojë menjëherë problemin, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë, duke vënë në dukje se nga viti 2020 e në vazhdim debati nuk është më për cilësinë e dobët të uniformave, por për vetë disponueshmërinë e tyre.
policia gjermani proteste
Bota
4 Prill 2024, 10:06
r.ll
Elefant
ZAMBIA- Një turist i moshuar amerikan u vra pasi një elefant "agresiv" sulmoi një automjet gjatë një shëtitjeje ...
Bota
4 Prill 2024, 10:04
M.B
Dmytro Kuleba dhe Jens Stoltemberg
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm nga 32 anëtarët e NATO-s po mblidhen për të dytën ditë s...
Bota
4 Prill 2024, 09:35
N.F
Miroslav Lajçak
ZVICËR- Miroslav Lajçak, përfaqësues special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do t&eu...
Bota
4 Prill 2024, 09:31
r.ll
reinhard butikofer
TIRANË- Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka shprehur kritika dhe mospëlqim për të Dërguarin...
Bota
4 Prill 2024, 09:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
RUSIA- Ukrainasit kanë sulmuar me dronë njërën nga rafineritë më të mëdha ruse duke vijua...
Bota
4 Prill 2024, 09:03
N.F
KFOR
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka publikuar një video nw rrejtert sociale përmes së...
Bota
4 Prill 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik nda...
Bota
4 Prill 2024, 08:38
N.F
Taipei 101
TAJVAN- Ditën e djeshme Tajvani është "shkundur" nga një tërmet i fortë 7.4 Rihter ku humbën jetën ...
Bota
4 Prill 2024, 08:38
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Një raport i përbashkët i botuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundje...
Bota
4 Prill 2024, 08:36
M.B
Benny Gantz dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i ka kërkuar kryeministri, Benjamin Netanya...