4 Prill 2024, 08:59
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. Gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, u sulmuan fizikisht të mërkurën nga një çift në Rrugën C në kryeqytet, sipas AGK-së dhe portalit.
Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre. Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.
Lajmi.net tha se e ka paraqitur rastin në Polici. AGK-ja u bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur. Asociacioni i Gazetarëve i regjistroi 10 rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vitin 2023.
Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Vitin e kaluar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2022 regjistroi 33 raste, ku gazetarët ishin viktima të dhunës fizike, të sulmeve apo kërcënimeve ndërkaq në vitin 2021 u regjistruan 29 raste të tilla. Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e publikuar në vitin 2023 për të drejtat e njeriut në botë, përmendi “reagimin e dobët të organeve të shtetit” ndaj “çështjes së keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë”.
Në raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e radhiti Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave. Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të - një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak.
Marrë nga REL
prishtine gazetare sulm agk
Bota
4 Prill 2024, 08:38
N.F
Taipei 101
TAJVAN- Ditën e djeshme Tajvani është "shkundur" nga një tërmet i fortë 7.4 Rihter ku humbën jetën ...
Bota
4 Prill 2024, 08:38
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Një raport i përbashkët i botuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundje...
Bota
4 Prill 2024, 08:36
M.B
Benny Gantz dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i ka kërkuar kryeministri, Benjamin Netanya...
Bota
4 Prill 2024, 08:26
N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet që ditën e sotme të flasin në tele...
Bota
4 Prill 2024, 08:29
r.ll
pamje nga tajvani
TAJVAN- Gjashtë punëtorë të bllokuar në një gurore pas tërmetit të fuqishëm që go...
Bota
4 Prill 2024, 08:21
M.B
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Alexander Grushko
MOSKË- Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko tha ...
Bota
4 Prill 2024, 07:58
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- 400 oficerë policie në shtetet federale të Gjermanisë po përballen me procedime...
Bota
4 Prill 2024, 07:50
M.B
Kharkiv, Ukrainë
UKRAINA- Ukraina ka deklaruar se dronët rusë goditën disa blloqe apartamentesh të larta dhe shtëpi priv...
Bota
4 Prill 2024, 07:46
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
Bota
4 Prill 2024, 07:34
M.B
Emmanuel Macron
BRUKSEL- Franca mohoi pretendimet ruse se ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar dialog mbi Ukrainën ose pë...