LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Përplasja Trump-Biden mbi NATO-n pasqyron ndasitë mbi rolin e Amerikës në botë

Përplasja mes ish Presidentit Trump dhe Presidentit Biden për NATO-n është një shenjë tjetër e ndasive mes mbështetësve të tyre mbi rolin e Amerikës në botë.

17 Shkurt 2024, 19:28 Nga N.F
Analiza e VOA: Përplasja Trump-Biden mbi NATO-n pasqyron ndasitë mbi
Biden dhe Trump

SHBA- Ish Presidenti Donald Trump të enjten përsëriti komentet e mëparshme se ai nuk do të mbronte vendet anëtare të NATO-s, të cilat nuk kanë përmbushur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes. Përplasja mes ish Presidentit Trump dhe Presidentit Biden për NATO-n është një shenjë tjetër e ndasive mes mbështetësve të tyre mbi rolin e Amerikës në botë. Dy vjet pasi Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes një deklarate, ish Presidenti dhe kandidati i pritshëm republikan për President, Donald Trump tronditi aleatët e NATO-s.

“Një nga presidentët e një vendi të madh më pyeti ‘a do të na mbroni nëse ne nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia?’ Ju nuk keni paguar? Ai më tha po. Unë i thashë se atëhere nuk do t’ju mbroj. Në fakt, do t’i inkurajoja ata (Rusinë) të bënin çfarë të donin me ju”, tha ish Presidenti Trump.

“A mund ta imagjinoni një koment të tillë nga një ish President i Shteteve të Bashkuara?”, tha zoti Biden në reagimin e tij.

Presidenti Biden, i cili e ka bërë forcimin e koalicionit kundër armiqve një nga pikat qendrore të politikës së jashtme, e kritikoi ashpër qasjen e paraardhësit të tij.

“Asnjë president në historinë tonë nuk është përkulur para një diktatori rus. Më lejoni ta them me qartësinë më të mirë të mundshme: unë kurrë nuk do ta bëjë këtë. Kjo qasje është e pamend, e turpshme, e rrezikshme dhe jo amerikane.”

Presidenti Biden ka thënë se ai do të respektojë “angazhimin e shenjtë” të nenit 5 të kartës së NATO-s, që parashikon mbrojtjen e një vendi anëtar të aleancës në rast të një sulmi nga një vend tjetër jo aleat. Kjo është në kundërshtim me qëndrimin e zotit Trump, i cili vazhdon me qasjen e tij izolacioniste “Amerika e Para”. Komentet e ish Presidentit Trump kanë shkaktuar ankth në mesin e aleatëve.

“Këtë vit, 18 vende aleate pritet të shpenzojnë 2 për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto në fushën e mbrojtjes. Kjo është një shifër tjetër rekord dhe rritje e gjashtëfishtë krahasuar me vitin 2014, kur vetëm tre vende aleate e përmbushnin këtë objektiv”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump, Jason Miller tha për Zërin e Amerikës përmes një deklarate, se zoti Trump “ka bërë që aleatët të rrisin shpenzimet e tyre për NATO-n, duke u kërkuar atyre që të paguajnë”.

Një tjetër aleat i zotit Trump, Gjenerali në pension, Keith Kellogg, ka sugjeruar krijimin e një sistemi me faza, sipas të cilit, vendet që nuk shpenzojnë 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, nuk do të përfitonin nga mbrojtja që parashikon neni i 5. Të tjerët thonë se sinjalet nga ish Presidenti Trump dhe aleatët e tij kanë tejkaluar qasjen e izolimit, duke rënë ndesh me “thelbin e politikës së frenimit” të një sulmi nga një vend armik.

“Zoti Trump po përpiqet të fitojë pikë përmes qëndrimeve të tilla, prej të forti. Vendosmëria amerikane në skenën ndërkombëtare ka qenë shumë e fortë për miqtë e Amerikës. Por, kjo është një lloj fortësie në të kundërt, që do ishte më mirë të mos shfaqej fare”, thotë Kristine Berzina nga Fondi Gjerman Marshall.

Politika e jashtme tradicionalisht nuk ka qenë një çështje kyçe në zgjedhjet amerikane. Megjithatë, duke marrë parasysh kritikat e zotit Trump ndaj NATO-s, çështja më e gjerë e rolit të Amerikës në botë mund të bëhet një tjetër temë, që mund të shkaktojë ndasi mes votuesve amerikanë.

“Kjo është një çështje shumë e politizuar, e cila po përdoret nga zoti Trump për të motivuar bazën e mbështetësve të tij. Por, ka një kuptim themelor mes amerikanëve, se kjo aleancë është e rëndësishme”, thotë Clifford Young nga organizata “Ipsos Public Affairs”.

Sipas një anketimit të organizatës Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale, të kryer në tetor, vetëm 50 për qind e republikanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga aleancat transatlantike, krahasuar me 80 për qind të demokratëve dhe 63 për qind të votuesve të pavarur.

Marrë nga VOA.

trump shba b

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj