LIVE UPDATES
Bota

Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, formohet koalicioni "VLEN"

Koalicioni opozitar do të mbajë emrin “VLEN”, ndërsa deri tani quhej Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN).

17 Shkurt 2024, 17:15 Nga Isuf Kadriu
Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, formohet
Moment nga firmosja

MAQEDONIA E VERIUT- Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të shtunën, më 17 shkurt, kanë firmosur deklaratën për bashkimin opozitar shqiptar, të cilin e vlerësojnë si “hap të rëndësishëm drejt unifikimit të partive shqiptare” në këtë shtet. Koalicioni opozitar do të mbajë emrin “VLEN”, ndërsa deri tani quhej Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN).

“Bashkimi po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve në vend”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në Shkup.

Deklarata është nënshkruar edhe nga Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit mbështet opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Vetëvendosja, që drejtohet nga Kurti, do të ketë anëtarë të saj në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 8 maj. Pjesë e opozitës janë partitë që deri tani përbënin Lidhjen Evropiane për Ndryshim: Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa. Tani pjesë e tyre është edhe Aleanca për Shqiptarët që drejtohet nga Arben Taravari. Taravari të enjten, më 15 shkurt, shpalli kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e 24 prillit. Ai ka mbështetjen e të gjitha partive opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë s’dua më të përmend kundërshtarë politikë, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22-vjeçar që i mërgoi shqiptarët, i nënçmoi shqiptarët në çdo aspekt, e prishi dhe shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin te shqiptarët. Prandaj, kundërshtari jonë është sistemi i kalbur. Lëvizja po vjen, Lëvizja do ta sjellë ndryshimin më 8 maj”, tha Taravari.

Para shpalljes së kandidaturës, Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë opozitarë kishin pasur një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku temë debati kishte qenë edhe “nevoja që shqiptarët të dalin me kandidat për president”.

“Me 24 prill, ne do të dëshmojmë dhe demonstrojmë që ky shtet ka dy shumica dhe dhjetëra pakica, dhe ne si shumicë e dytë kemi kapacitet intelektual, njerëzor që të garojmë për president të këtij shteti”, deklaroi Izet Mexhiti, një nga përfaqësues e opozitës shqiptare.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet që drejtohet nga Ali Ahmeti, që do të garojë përballë opozitës, ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë me kandidat të tij në zgjedhjet presidenciale apo të mbështesë kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, sikur në zgjedhjet e kaluar. Partitë kanë afat të shpallin kandidaturat për president deri më 19 mars. Zgjedhjet për president do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./ REL

opozita shqiptare maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj