13 Qershor 2023, 08:28
Nga a.l
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Koreja e Veriut mund të jetë duke planifikuar t’i dërgojë më shumë armë Rusisë, tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u angazhua të forcojë bashkëpunimin strategjik me Moskën.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut tha të hënën se Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për të shënuar Ditën Kombëtare të Rusisë. Kim bëri thirrje për “bashkëpunim më të ngushtë strategjik” me Moskën, tha KCNA.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se pavarësisht mohimeve të Phenianit se i kishte shitur armë Rusisë për luftën ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Koreja e Veriut kishte bërë një dërgesë armësh, përfshirë raketa për grupin mercenar Wagner të mbështetur nga Kremlini në nëntor 2022.
“Ne jemi të shqetësuar se Koreja e Veriut po planifikon të dërgojë më shumë pajisje ushtarake në Rusi,” shtoi zëdhënësi.
Koreja e Veriut ka ndërmarrë hapa për të krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi ajo filloi agresionin ndaj Ukrainës vitin e kaluar, duke fajësuar “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.
Shtetet e Bashkuara thanë në mars se kishin informacione se Rusia po përpiqej në mënyrë aktive të merrte armë nga Koreja e Veriut në këmbim të ndihmës ushqimore./VOA
kim jong un
Bota
13 Qershor 2023, 08:24
a.l
Andrzej Duda
POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda gjatë një konference të përbashkët për shtyp të President&...
Bota
13 Qershor 2023, 08:08
a.l
Samsung
KOREJA E JUGUT- Një gjykatë lokale në Korenë e Jugut ka paditur ish-drejtorin e lartë të 'Samsung Electronics' p&eum...
Bota
13 Qershor 2023, 08:04
a.l
HAGË- Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
Bota
13 Qershor 2023, 08:01
A.B
Femijet
KOLUMBI- Për herë të parë që kur u shpëtuan nga xhungla kolumbiane pas 40 ditësh, katër fëmij&eum...
Bota
13 Qershor 2023, 07:56
a.l
SHBA
SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në zonën e q...
Bota
13 Qershor 2023, 07:57
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë këtë të hën&eum...
Bota
13 Qershor 2023, 07:54
a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Ukraina tha të hënën se trupat e saj kishin rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave nga for...
Bota
13 Qershor 2023, 07:48
a.l
Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se po punon për të zgjatur një...
Bota
13 Qershor 2023, 07:50
A.B
Arkivoli
EKUADOR- Të afërmit e Bella Montoya nuk u besuan veshëve kur gjatë ceremonisë dëgjuan se ajo trokiste brenda&nb...
Bota
13 Qershor 2023, 07:43
a.l
Bregu i Fildishtë
AFRIKË- Autoritetet në Bregun e Fildishtë kanë ngritur alarmin e kuq në vend, për shkak të motit ...