LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë qëndron pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Qëllimi i saj, sipas tyre, është të tregojë pajtueshmëri me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mënyrë që të sigurojë mbështetje edhe për një mandat tjetër presidencial, pas prillit të 2026-ës, kur i përfundon aktuali.

10 Shtator 2025, 16:21 Nga E. D
Analiza: Çfarë qëndron pas akuzave të Osmanit kundër
Vjosa Osmani

KOSOVË- Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista Serbe po përpiqet të bllokojë formimin e institucioneve të reja, analistët e interpretojnë kryesisht si një mesazh politik.

Qëllimi i saj, sipas tyre, është të tregojë pajtueshmëri me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në mënyrë që të sigurojë mbështetje edhe për një mandat tjetër presidencial, pas prillit të 2026-ës, kur i përfundon aktuali.

Sociologu nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se pa mbështetjen e Kurtit, Osmani “nuk ka asnjë shans” për mandatin e ardhshëm, dhe se deklaratat e saj të fundit duhet kuptuar në këtë kontekst politik.

“Qëndrimet e saj të fundit përkojnë kryesisht me ato të Kurtit - në lidhje me problemin me nënkryetarin e Kuvendit nga Lista Serbe dhe vendimin e pritur të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Muhaxhiri.

Në anën tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë, beson se Osmani mban përgjegjësi të madhe për krizën institucionale disamujore pas zgjedhjeve të shkurtit, sepse, siç thotë, nuk ka reaguar në kohën e duhur.

“Partitë shqiptare kishin një rol shumë më të madh [në konstituimin e Kuvendit]. Osmani kontribuoi në këtë situatë me mosveprimin e saj. Është Vetëvendosje ajo që tani po e bllokon formimin e institucioneve, sepse udhëhoqi votimin [për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit]”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh në fund të gushtit, pas një krize politike disamujore, që pasoi zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Në ato zgjedhje, asnjë parti nuk mori mjaftueshëm vota për të formuar vetë institucionet e reja. Tani, një krizë e re duket sërish në horizont, pasi Basha shpalli në mënyrë të njëanshme përfundimin e konstituimit të Kuvendit, edhe pse nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk ishte zgjedhur.

Për këtë arsye, Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar. Kjo parti - më e madhja e serbëve në Kosovë, që fitoi 9 nga 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend - konsideron se Basha ka shkelur Kushtetutën, duke e ndarë votimin për nënkryetarët nga komunitetet joshumicë dhe ai serb. Lëvizja Vetëvendosje i bëri thirrje Kushtetueses që ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe.

Edhe presidentja Osmani vlerësoi se Kuvendi nuk duhet të bllokohet për këtë çështje dhe pret që Gjykata Kushtetuese të mos vendosë në favor të Listës Serbe, por të konfirmojë se Kuvendi është konstituuar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë serb. Përgjegjësinë për bllokimin e formimit të institucioneve të reja, Osmani e kaloi te Lista Serbe, ndërsa analisti politik, Muhaxhiri, beson se këtë e bëri “për të forcuar në mënyrë strategjike aleancën e saj me Kurtin dhe Vetëvendosjen”.

A ka Lista Serbe kapacitet për të bllokuar formimin e institucioneve?

Muhaxhiri beson se Lista Serbe është “një subjekt specifik politik në Kosovë, që formalisht dhe me Kushtetutë, ka fuqi të madhe politike në lidhje me proceset më të rëndësishme shtetërore”.

“Megjithatë, fuqia e saj autonome për të marrë vendime nuk ekziston, sepse është e varur nga një sërë faktorësh të ndërsjellë - vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë”, shton Muhaxhiri.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës është e qartë për rolin e deputetëve serbë në proceset e formimit të institucioneve.

“Kjo është një pasqyrë direkte e parimeve themelore të Planit Ahtisaari [mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës]. Prandaj, nuk është realiste të thuhet se Lista Serbe mund të bllokojë formimin e institucioneve me vetiniciativë. Çdo përpjekje e tillë paradoksale vetëm do ta forconte atë”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës “mund ta shpërndajë gjithë mjegullën populiste që ka kapur hapësirën publike që nga zgjedhjet e 9 shkurtit”. Gogiq thekson, gjithashtu, se Lista Serbe në këtë situatë nuk merr asnjë vendim dhe, në përputhje me rrethanat, nuk mund të bllokojë formimin e institucioneve të reja.

“Osmani nuk dëshiron të marrë përgjegjësi, ajo nuk do ta kritikojë Vetëvendosjen, ndaj është më e lehtë për të që ta fajësojë Listën Serbe. Nuk ishte vetëm Lista Serbe që u indinjua që nuk u zgjodh nënkryetari i pestë, por edhe opozita shqiptare. Ata thanë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese nëse Osmani i jep mandatin [për formimin e Qeverisë së re] Kurtit”, thotë Gogiq.

Partia e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës pas Lëvizjes Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, beson se Basha nuk duhej ta kishte përfunduar seancën konstituive, sepse Kryesia e Kuvendit nuk u zgjodh në përbërje të plotë kushtetuese.

Lidhja Demokratike e Kosovës - partia e tretë më e madhe në Kuvend - tha gjithashtu se Kuvendi nuk është konstituuar ende dhe se ai nuk mund të funksionojë e as të marrë vendime, pa u përfunduar procesi i konstituimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret.

Cila është zgjidhja?

Muhaxhiri thotë se për të dalë nga kriza aktuale, është e nevojshme që udhëheqësit e Kosovës të “gjejnë vizionin, guximin dhe forcën për t’iu rikthyer politikës normale dhe racionale”.

“Politika të mbështetet në patriotizmin kushtetues dhe të lidhet me vlerat kushtetuese dhe parimet demokratike. Mund të tingëllojë si klishe, por, në fakt, është mënyra e vetme për zhbllokim të menjëhershëm dhe për përparim afatgjatë shoqëror e institucional në Kosovë”, thotë Muhaxhiri.

Mendim të ngjashëm ndan edhe Gogiq.

“Zgjidhja është të tregohet pjekuri dhe përgjegjësi më e madhe. Kjo është e pashpjegueshme - ajo që ata bëjnë për muaj të tërë. Nuk ka zgjidhje kushtetuese-gjyqësore nëse keni një situatë ku deputetët nuk duan t’i formojnë institucionet. Kur shkruhen ligje, llogaritet që deputetët do të duan të marrin kontrollin e institucioneve, dhe këtu kemi një ikje nga përgjegjësia”, thotë Gogiq.

Më 7 shtator, Lëvizja Vetëvendosje emëroi udhëheqësin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Me atë rast, Kurti kritikoi Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ajo vepron në mënyrë të njëanshme, përkatësisht në favor të partive shqiptare, të cilat në përbërjen e kaluar parlamentare ishin në opozitë. Gjykata Kushtetuese reagoi përmes një deklarate, ku tha se pavarësia dhe paanshmëria e saj mbrohen nga Kushtetuta dhe se asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj.

Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bëri thirrje për respektimin e pavarësisë së gjyqtarëve, ndërsa Ambasada gjermane në Kosovë u bëri thirrje aktorëve dhe institucioneve politike të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj, duke thënë se pavarësia e gjyqësorit është gurthemeli i sundimit të ligjit./REL

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!