LIVE UPDATES
Bota

Fyerjet e Vuçiç ngrenë në këmbë BE-në: Ka ardhur koha për të paguar çmimin

Gjatë debatit për Serbinë në margjinat e seancës së Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë ranë dakord edhe për nevojën për të dërguar një mision në Serbi, për të vlerësuar situatën në terren.

10 Shtator 2025, 11:50 Nga I.A
Fyerjet e Vuçiç ngrenë në këmbë BE-në: Ka
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”. Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.

Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane. Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë - vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian - ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe.

Pas kritikave, Vuçiç pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”. Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit.

Këto grupe përbëjnë mbi një të tretën e eurodeputetëve. Jellica Miniç, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiqit ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.

“Është një pikë kthese që i ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.

Miniç kujton se Vuçiç edhe më parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për të paguar çmimin” për këto deklarata.

“Besoj se tani do të fillojë llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.

Kriza disamujore në Serbi u shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për pasojë, humbën jetën 16 persona.

Në protestat masive antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë incident.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.

Prania e delegacionit të Partisë së Gjelbër Evropiane në një protestë të madhe në Novi Sad, më 5 shtator, e shtyu presidentin serb, Vuçiq, t’i quante ata “fundrrina më e keqe evropiane”.

“Fundrrina evropiane që erdhi për të shkatërruar vendin tonë... Ju nuk jeni as fundrrinë, ju jeni më të këqij”, tha Vuçiq natën e protestës.

Duke i akuzuar ata se kishin ardhur në Novi Sad për të mbështetur dhunën dhe për përpjekje për të kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë, ai u tha atyre se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin serb.

Pas kësaj, bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi, dhe eurodeputeti i Gjelbër, Rasmus Nordqvist, të cilët ishin në Serbi me ftesë të Frontit të Majtë të Gjelbër në opozitë, u larguan nga ky vend.

Gjatë protestës në Novi Sad, një numër i madh policësh përdorën shkopinj gome, automjete të blinduara dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pasi një grup i vogël demonstruesish të maskuar sulmuan policët në një kordon përpara ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.

Përpara debatit për Serbinë, udhëheqësit e Partisë së Gjelbër Evropiane, më 9 shtator, u bënë thirrje udhëheqësve të BE-së që të shqyrtojnë financimin e mëtejshëm për Serbinë, për shkak të tendencave autokratike të udhëheqësit të saj, Aleksandar Vuçiq.

Bas Eickhout, bashkëkryetar i grupit të të Gjelbërve dhe Aleancës së Lirë Evropiane, tha se BE-ja nuk duhet të financojë një vend që i ngjan gjithnjë e më shumë një “autokracie në stilin rus”.

Të Gjelbrit kërkuan gjithashtu një reagim nga institucionet e BE-së për veprimet e autoriteteve serbe ndaj protestuesve.

E ardhmja e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet në Partinë Popullore Evropiane do të jetë, gjithashtu, në agjendë. Siç njoftoi presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, statusi i SNS-së në atë parti evropiane do të diskutohet në ditët në vijim.

SNS-ja është anëtare e asociuar e saj që nga viti 2016. Gjatë debatit për Serbinë në margjinat e seancës së Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë ranë dakord edhe për nevojën për të dërguar një mision në Serbi, për të vlerësuar situatën në terren.

Në atë debat, deputeti i të Gjelbërve nga Sllovenia, Vlladimir Prebilliç, tha se protestat paqësore nuk janë krim, por themel i demokracisë.

“Kjo është një mundësi unike për t’i dërguar një mesazh çdo qytetari të Serbisë - BE-ja ju sheh, ju dëgjojmë dhe qëndrojmë me ju”, tha ai.

Gjatë debatit, përfaqësuesit e një pjese të opozitës serbe kërkuan dënimin e brutalitetit policor dhe presion ndaj regjimit përmes sanksioneve.

Sanksione u kërkuan për presidentin Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.

Eurodeputetët, gjithashtu, vunë në dukje lidhjet e ngushta të Vuçiqit me Kinën dhe Rusinë, e cila është nën sanksionet e Perëndimit, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Për këtë foli bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi, e cila ishte shënjestra e sulmit të Vuçiqit.

“Vuçiq po krijon tension dhe konfuzion shtesë, sepse nuk është e mundur t’i mbyllësh sytë ndaj faktit që ai shkon në Kinë, i shtrëngon duart me Putinin dhe, në të njëjtën kohë, i shtrëngon duart edhe me ne”, tha ajo në një konferencë për media në Parlamentin Evropian.

Ajo shtoi se delegacioni evropian dëshmoi më 5 shtator në Novi Sad “autoritarizmin me të cilin përballen qytetarët serbë çdo ditë”.

Pas kritikave në Parlamentin Evropian, Vuçiq deklaroi se ndoshta ka gabuar që i ka quajtur eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, sepse presidenti i një vendi nuk duhet ta përdorë këtë fjalë në diskursin publik.

Megjithatë, ai shtoi se mendon për ta “shumë më keq”.

Sipas tij, ata shkuan në Serbi për të marrë pjesë në “demonstrata të dhunshme” dhe “mashtruan publikun për atë që ka ndodhur”.

Duke folur për Televizionin serb Prva, ai tha se opozita “shkoi shumë larg”, duke vlerësuar se kërkesa e saj për të vendosur sanksione kundër atyre që janë në pushtet, është “e drejtuar kundër shtetit dhe popullit”.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, vlerësoi për të njëjtin televizion se kërkesa e opozitës “dëmton imazhin e Serbisë”.

Zyra e Presidentit të Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me kërkesat e disa eurodeputetëve për krizën në Serbi, si dhe për kritikat që shkaktuan fyerjet ndaj eurodeputetëve.

Kreu i SNS-së, Millosh Vuçeviq, gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me paralajmërimin se Partia Popullore Evropiane do ta shqyrtojë statusin e SNS-së.

Mesazhe inkurajuese nga Parlamenti Evropian për Serbinë nuk kishte.

Naim Leo Beshiri, nga Instituti joqeveritar për Çështje Evropiane në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se retorika e Vuçiqit e ka tërhequr vëmendjen e BE-së ndaj zhvillimeve në Serbi.

Ai pret një presion dukshëm më të madh mbi Komisionin Evropian dhe presidenten e tij, Ursula von der Leyen, për të shqyrtuar marrëdhënien e BE-së me Serbinë.

“Të shqyrtojë nëse dëshiron të mbështesë një regjim autoritar në Serbi me paratë e qytetarëve të BE-së”, thotë Beshiri.

Serbia filloi negociatat e pranimit në BE në vitin 2014 dhe për vite me radhë konsiderohej vendi me përparimin më të shpejtë, krahas Malit të Zi.

Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, ajo nuk hapi asnjë kapitull negociatash, si për shkak të mosrespektimit të sanksioneve kundër Rusisë, ashtu edhe për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit.

Komisionarja e Zgjerimit e BE-së, Marta Koss, vlerësoi më 8 shtator se në Beograd “ka një problem”.

Ajo tha se “dhuna dhe vandalizmi serioz” në rrugët e Serbisë duhet të ndalen urgjentisht dhe shtoi se policia duhet të veprojë në mënyrë të përshtatshme dhe të respektojë të drejtat themelore.

“Ndërtoni një gjyqësor të pavarur që do të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin. Lironi median dhe sigurohuni që ajo të raportojë në mënyrë të pavarur. Zbatoni reforma zgjedhore, që do të sigurojnë që vetëm vullneti i qytetarëve të Serbisë vendos për shumicën në Parlament”, deklaroi Koss.

Miniq, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, vlerëson se BE-ja “nuk ka më besim se ky regjim mund të mbijetojë”.

Disa javë para se të fyente disa eurodeputetë, Vuçiq i shkroi një letër presidentes së Komisionit Evropian, për t’ia shpjeguar situatën në Serbi dhe për t’i kërkuar mirëkuptim dhe mbështetje.

Beshiri thotë se në BE e dinë se “kush është presidenti Vuçiq dhe si është regjimi i tij”, por “problemi është se opozita nuk ka krijuar një alternativë të qartë”.

“... që do ta përafronte programin e saj me vlerat e BE-së. Një opozitë e tillë do të fitonte mbështetje. Për një Vuçiq të ri me të njëjtat pikëpamje ose të ngjashme - vetëm që Vuçiq të ndryshojë - askush në Evropë nuk është i interesuar”, thotë Beshiri.

Studentët në Serbi, të cilët udhëheqin protestat antiqeveritare, kërkojnë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vuçiç, i cili gjatë dekadës së fundit ka thirrur disa herë zgjedhje të parakohshme, aktualisht e hedh poshtë këtë mundësi./REL

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër