LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si zhvillohet orientimi seksual?

Seksualiteti është i shumëllojshem. Se nga cila gjini tërhiqesh, përcaktohet gjatë pubertetit. Ndërveprimi i faktorëve biologjikë dhe psikosocialë ka rëndësi thelbësore.

10 Shtator 2025, 08:51 Nga I.A

Analiza: Si zhvillohet orientimi seksual?

35 vjet më parë miliona njerëz në mbarë botën "u shëruan” papritmas. Atë ditë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e hoqi homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve njerëzore.

Deri në maj të vitit 1990 dashuria midis të njëjtit seks konsiderohej si "sëmundje mendore". Të prekurit shpesh mbylleshin në spitale psikiatrike ose burgje dhe "trajtoheshin" me elektroshok ose psikoterapi të dyshimta.

Sot është plotësisht e qartë se personat homoseksualë, biseksualë apo transeksualë nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë të sëmurë, thotë Prof. Dr. Klaus M. Beier, Drejtor i Institutit për Seksologji dhe Mjekësi Seksuale në Spitalin Charité në Berlin. Seksualiteti njerëzor është i shumëllojshëm. "Ndërkohë është e qartë: Askush nuk e zgjedh orientimin e tij seksual. Ai është fat, jo zgjedhje. Nën ndikimin e hormoneve seksuale në pubertet zhvillohet ajo që ekspertët e quajnë "strukturë e preferencës seksuale". Dhe që në rini është e programuar se nga cila gjini tërhiqet njeriu, cili është lloji i fizikut të personit të dëshiruar dhe çfarë ndërveprimesh seksuale dëshiron me atë person.

Pas kësaj faze të zhvillimit në adoleshencë preferenca seksuale mbetet e qëndrueshme, thotë Beier. "Ajo është krijuar në rini dhe më pas mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë jetës, pavarësisht dëshirës së ndonjërit për të ndryshuar orientimin seksual, për shembull për shkak të presionit shoqëror, për të qenë si të gjithë të tjerët."

Jo-heteroseksualiteti problem në shumë vende

Tek të drejtat universale të njeriut bën pjesë e drejta për orientim të lirë seksual. Seksualiteti është dhe ka qenë gjithmonë i larmishëm. Ai nuk është as modë dhe as dukuri e shoqërive kryesisht liberale.

"Sipas të dhënave që kemi, orientimi drejt të njëjtit seks është i pranishëm tek rreth tre deri në pesë përqind e popullsisë dhe kjo vlen për të gjitha kulturat. Seksualiteti njerëzor karakterizohet nga ky diversitet dhe nuk ka tjetër", thotë seksologu Beier. Prandaj është gabim të gjykosh ose edhe të dënosh dikë për shkak të orientimit të tij seksual.

Megjithatë orientimi seksual i individëve polarizon shoqëri të tëra. Kjo nganjëherë çon në përjashtimin, diskriminimin dhe persekutimin e tyre. Homoseksualiteti për shembull është i dënueshëm në të paktën 67 vende, dhe në shtatë prej tyre veprimet seksuale me të njëjtin seks janë madje të dënueshme me vdekje.

Si zhvillohet orientimi seksual?

Një pyetje e thjeshtë, pa një përgjigje të thjeshtë apo përfundimtare.

"Sipas njohurive aktuale, ky është një proces shumëfaktorësh. Askush nuk ka qenë ende në gjendje të identifikojë ndonjë faktor të vetëm, që mund të quhet shkak për orientimin e një personi drejt të njëjtit seks dhe të një tjetri drejt seksit të kundërt", thotë Beier. Prandaj mendohet se përgjegjës për zhvillimin e orientimit seksual është një ndërveprim kompleks i faktorëve biologjikë dhe socialë”.

Faktorët biologjikë

Ndër faktorët biologjikë me ndikim në zhvillimin e orientimit seksual, që janë studiuar, hyjnë gjenet, pra trashëgimia, si dhe hormonet (prenatale) dhe substancat kimike.

Orientimi seksual nuk është i lindur, pra nuk është i trashëgueshëm. Studimet mbi familjen dhe binjakët tregojnë një grupim të homoseksualitetit në disa familje. Megjithatë shënuesit gjenetikë të identifikuar janë pak relevantë; nuk ka asnjë "gjen homoseksualiteti".

Hormonet dhe substancat e tjera kimike

Është e mundur që edhe hormonet si testosteroni dhe substancat kimike si feromonet të jenë përgjegjëse për zhvillimin e orientimit seksual. Feromonet janë aroma, që ndikojnë për shembull në sjelljen seksuale.

Studimet tregojnë se feromonet mashkullore stimulojnë aktivitetin e hipotalamit si tek gratë heteroseksuale ashtu edhe tek burrat homoseksualë, por jo tek burrat heteroseksualë.

Ndikimi social në orientimin seksual

Kukullat dhe fustanet për vajzat, veglat dhe makinat për djemtë. Zakonisht lodrat për femra ose meshkuj nuk kanë ndikim në orientimin seksual. E njëjta gjë vlen edhe për edukimin.

Disa njerëz e shprehin orientimin e tyre seksual më vonë në jetë, por preferenca seksuale në përgjithësi nuk ndryshon gjatë rrjedhës së jetës.

"Ne kemi prova shumë të forta, se kjo nuk është e mundur. Ka mjaft studime mbi orientimin seksual pas 'përpjekjeve të pafat për t'i ndryshuar' burrat me orientim drejt të njëjtit seks. Kjo u provua në një studim të gjerë të bërë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1970. Pa asnjë sukses. Një provë e fortë se orientimi seksual është shumë i qëndrueshëm”.

Ndërsa orientimi seksual zhvillohet në pubertet, zhvillimi i identitetit gjinor fillon në fëmijëri dhe konsiderohet i plotë për shumicën e njerëzve deri në moshën pesë ose gjashtë vjeç, thotë Prof. Beier. Nga kjo moshë fëmijët mund të "shohin veten në gjininë e tyre të ardhshme dhe kështu të bëjnë supozime rreth të ardhmes së tyre si burrë apo grua".

Pasi orientimi seksual përcaktohet një herë, ai nuk ndryshon më. As përmes "joshjes" ose kontakteve të hershme seksuale. "Një provë e rëndësishme për këtë”, thotë seksologu Beier, "është se ka shumë njerëz, që në rininë e tyre kanë pasur kontakt seksual me të njëjtin seks, por që nuk janë të orientuar nga i njëjti seks."

Thelbësore për zhvillimin e identitetit është, nëse fëmijët përjetojnë mbështetje apo refuzim nga prindërit e tyre. Kur fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë refuzim të fortë, ata zhvillojnë shpesh një vetëvlerësim relativisht të ulët. Kur refuzimi prindëror lidhet me identitetin ose orientimin seksual të fëmijës, mund të çojë në depresion dhe mendime vetëvrasëse.

Seksualiteti është i shumëllojshëm

Sidomos në shoqëritë ku pakicat seksuale margjinalizohen dhe persekutohen, është shumë i rëndësishëm një debat pa paragjykime rreth diversitetit seksual, thotë drejtori i Institutit për Shkencat Seksuale dhe Mjekësinë Seksuale në Spitalin Charité në Berlin.

Nga perspektiva e shkencës asnjë orientim seksual nuk është sëmundje apo "i panatyrshëm". Ajo që tolerohet ose ajo që konsiderohet "normale" ose "e panatyrshme", përcaktohet nga normat e shoqërisë. Këto norma mund të ndryshojnë ndjeshëm në varësi të kohës dhe kontekstit. Por natyra njerëzore nuk ndryshon./DW

orientimi seksual

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë