Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
The Guardian shkruan se sipas dosje të publikuara, për të realizuar këtë plan, ata kishin nevojë për një figurë të njohur që kishte ndikim tek sheikët dhe kështu punësuan Boris Johnson.
EMIRATET E BASHKUARA- Në fillim të vitit 2024, një lobist i industrisë së cigareve elektronike, një ish-kampion i fushatës “Vote Leave” për largimin nga BE dhe një bankier nga Vjena, u përpoqën të bindnin sundimtarët e një emirati të pasur me naftë në Gjirin Persik, që t’u jepnin një miliard dollarë. The Guardian shkruan se sipas dosje të publikuara, për të realizuar këtë plan, ata kishin nevojë për një figurë të njohur që kishte ndikim tek sheikët dhe kështu punësuan Boris Johnson.
Johnson nuk kishte shumë që kishte lënë postin dhe dhe ishte larguar nga parlamenti, por megjithatë ish-kryeministri britanik kishte ende lidhje të forta të krijuara gjatë kohës në pushtet. Dokumentet e zbuluara, të njohura si “Dosjet Boris” tregojnë përpjekjet e tij për t’i shfrytëzuar këto lidhje për përfitime personale. Gjithashtu dosje ngrejnë pyetje serioze mbi mundësinë që Johnson ka shkelur rregullat etike, duke lobuar pranë një zyrtari të lartë të huaj për të “siguruar mbështetjen” për një sipërmarrje biznesi që mund t’i sillte miliona.
Për të siguruar financimin e nevojshëm, një kompani pak e njohur e quajtur Bia Advisory, që merrej me zgjidhje për financa të gjelbra, punësoi ish-kryeministrin si këshilltar kryesor. Ideja ishte të shfrytëzohej karizma dhe lidhjet e tij, të ndërtuara gjatë viteve si kryebashkiak i Londrës, ministër i Jashtëm dhe më pas kryeministër, për të hapur dyer në Lindjen e Mesme. Pas organizimit të samitit për klimën në vitin 2023, sundimtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë qenë të etur të duken ekologjikë, duke kanalizuar një pjesë të të ardhurave të tyre nga nafta në projekte të qëndrueshme.
Abu Dhabi, emirati më i pasur, administron një fond investimi prej 300 miliardë dollarësh, Mubadala, që ishte çmimi i madh që synonte kompania e re. Johnson e njihte mirë drejtuesin e fondit që nga koha e tij në Downing Street. Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Johnson, Shelley Williams-Walker, e cila kishte ndihmuar në drejtimin e operacioneve në Downing Street dhe më pas ishte pjesë e zyrës së tij private, u përfshi drejtpërdrejt. Si çdo ish-kryeministër britanik, Johnson ka të drejtë të marrë deri në 115,000 £ në vit nga taksapaguesit për detyra publike. Por roli i zyrës së tij në aktivitetet komerciale ka ngritur pikëpyetje nëse këto fonde janë keqpërdorur.
“Kjo histori është e pavërtetë. PDCA është përdorur plotësisht në përputhje me rregullat. The Guardian duhet të ndryshojë emrin në Pravda”, mohoi Johnson.
Ai nuk iu përgjigj pyetjeve për Bia Advisory dhe aktivitetet e tij në Abu Dhabi. Pas zbulimeve të kësaj jave nga gazeta Guardian se Johnson mund të ketë shkelur rregullat e etikës në lidhje me marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite dhe Venezuelën , politikanë të lartë të Partisë Laburiste dhe Liberal Demokrate kanë bërë thirrje për një hetim mbi përdorimin e tij të fondeve publike. Ish-ministrave u ndalohet të lobojnë me kontaktet e qeverive të huaja që kanë fituar gjatë detyrës me qëllim sigurimin e biznesit. Por në prill të vitit 2024, ndërsa ndihmësit e tij po merreshin me pyetje shqetësuese nga një organ mbikëqyrës i etikës në lidhje me rolin e tij, Johnson hipi në një fluturim të Etihad Airways për në Abu Dhabi.
Pjesëmarrje personale
Dokumentet e publikuara nga organizata për transparencë Distributed Denial of Secrets (DDoS) dhe të shqyrtuara nga The Guardian, Johnson u ofrua për të marrë 24% të aksioneve në kompaninë Bia Advisory. Në dokumente thuhej se Williams-Walker do të merrte 20%, ndërsa pjesa tjetër do të ndahej mes dy themeluesve: Shem Baldeosingh, një konsulent lobimi në industrinë e cigareve elektronike, dhe David Roach, një ish-kandidat konservator dhe drejtues i fushatës pro-Brexit në Londër gjatë referendumit të vitit 2016.
Kompania nuk kishte përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e fondeve të mëdha, por me Johnson, kërkesa ishte ambicioze, 1 miliard euro për menaxhim plus një grant prej 10 milionë euro për shpenzime fillestare, me premtimin për kthim 2.5%, që mund të rezultonte në fitime milionëshe. Në kohën e mandatit të tij, Johnson kishte pritur disa herë Khaldoon al-Mubarak, drejtorin ekzekutiv të Mubadala (i njohur edhe si drejtues i Manchester City në Britani), përfshirë një darkë luksoze me investitorë globalë në vitin 2021.
The Guardin shkruan se në vitin 2024, Boris Johnson u ftua në Abu Dhabi për të mbajtur një fjalim në një konferencë “të gjelbër” të sponsorizuar nga një kompani shtetërore energjetike pjesërisht në pronësi të Mubadala. Sipas dokumenteve, ai u pagua 350,000 dollarë për këtë fjalim, në të cilin iu kërkua të lavdëronte “udhëheqjen mjedisore” të zyrtarëve lokalë, gjë që ai duket se e bëri. Pas fjalimit, Johnson vizitoi zyrat qendrore të Mubadala ku, sipas dokumenteve, prezantoi projektin e Bia Advisory.
Në draftin e letrës së Johnson drejtuar Mubarakut thuhej: “Siç e dini, një pjesë kyçe e trashëgimisë sime si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ishte bashkimi i liderëve botërorë rreth një sërë angazhimesh konkrete në samitin e klimës Cop26 në vitin 2021.”
Por ai e bëri të qartë se kjo kishte të bënte me biznesin. Megjithatë, letra ishte pezulluar. Komiteti Këshillimor për Emërimet në Biznes (Acoba), organi mbikëqyrës që shqyrton fitimet e ish-ministrave, ende nuk e kishte miratuar rolin e tij si Këshilltar i Bia-s. Ekipi i Johnsonit po bëhej gjithnjë e më i frustruar nga vonesa, sugjerojnë dosjet e publikuara. Acoba i tha zyrës së tij se, meqenëse Johnson propozon të kontaktojë qeveritë e huaja, çështja i ishte referuar ekipit të sekretarit të jashtëm. Ky ishte David Cameron, rivali i vjetër i Johnson dhe një paraardhës si kryeministër, i cili kishte duruar skandalin e tij të lobimit në çështjen Greensill./The Guardian
Foto nga protesta NEPAL- Mes protestave të dhunshme në Nepal, gruaja e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal, Rajyalaxmi Chitrakar, ka ndërruar...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka konfirmuar BBC-së se administrata Trump ishte njoftuar ...
Foto ilustruese NEPAL- Protestuesit në Nepal kanë agravuar gjatë tubimeve të tyre, duke përfunduar deri në djegien e ndë...
Lachlan, Prudence, James dhe Elisabeth Murdoch Një betejë shumëvjeçare për trashëgiminë brenda perandorisë konser...
foto ilustruese SERBI- Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin pë...
pamje nga sulmi KATAR- Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në...
Khalil al-Hayya KATAR- Khalil al-Hayya ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Hamasit për deka...
foto ilustruese IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj u...
foto ilustruese IZRAEL- Zyra e Benjamin Netanyahut ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve izraelite në Doha. Kjo vjen pas disa raportimev...
foto ilustruese KATAR- Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit Doha. Nj...