Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të kontrollojë një fondin e ri të besimit, ndërsa motra Prudence MacLeod dhe vëllezërit Elisabeth e James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të asnjë trusti që ka aksione në Fox apo News Corp.
Një betejë shumëvjeçare për trashëgiminë brenda perandorisë konservatore të medias së Rupert Murdoch ka marrë fund, me djalin e tij Lachlan që do të marrë kontrollin e grupit mediatik. Marrëveshja, të cilën familja e njoftoi të hënën, do të sigurojë vazhdimin e prirjes konservatore të Fox News, The Wall Street Journal dhe The New York Post pas vdekjes së Rupert-it, në moshën 94 vjeç.
Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të kontrollojë fondin e ri të besimit, ndërsa motra Prudence MacLeod dhe vëllezërit Elisabeth e James Murdoch nuk do të jenë më përfitues të asnjë trusti që ka aksione në Fox apo News Corp. Kjo vjen pas vitesh tensionesh mes manjatit të medias dhe tre prej fëmijëve të tij mbi të ardhmen e gazetave dhe televizioneve familjare.
Përplasja e brendshme e familjes Murdoch shërbeu si frymëzim për serialin e suksesshëm televiziv Succession. Marrëveshja e shpallur të hënën – finalja e sagës reale – i jep fund gjithë proceseve gjyqësore mbi fondin familjar. Vëllezërit dhe motra më të mëdhenj politikisht më moderuar, pritet të shesin aksionet e tyre në Fox dhe News Corp gjatë muajve në vijim. Ata do të bëhen gjithashtu përfitues të një fondi të ri, i cili do të marrë të ardhura nga shitja e rreth 14.2 milion aksioneve të News Corp dhe 16.9 milion aksioneve të Fox Corp.
Sipas mediave të huaja Prudence, Elisabeth dhe James do të marrin rreth 1.1 miliardë dollarë secili. Shitja e aksioneve do t’i shtohet trashëgimisë ekzistuese, por do t’i parandalojë ata nga çdo ndikim mbi orientimin politik të mediave familjare. Andrew Neil, ish-kryeredaktor i Sunday Times dhe kryetari themelues i Sky TV, e cilësoi rezultatin si një sukses për Rupert Murdoch, megjithëse një sukses i shtrenjtë. Duke e përshkruar Lachlan si një kopje të babait, Neil tha se frika e Rupert-it ishte që kur ai të shkonte në redaksinë e madhe në qiell, Lachlan do të mbetej i tejkaluar në vota nga tre fëmijët më të mëdhenj me prirje liberale.
“Kjo nuk do të ndodhë më sepse ata ‘u blenë’… Lachlan Murdoch tani është mbreti i kodrës në një fondi të ri menaxhues, që ka kontrollin e organizatës dhe e drejton atë pa frikë ndërhyrjeje nga vëllezërit e motrat”, tha ai.
James Murdoch vitet e fundit është distancuar nga biznesi i familjes, duke përmendur mospajtime mbi përmbajtjen editoriale. Lachlan, aktualisht kryetar i News Corp, shihet gjerësisht si më konservatori politikisht ndër fëmijët më të mëdhenj të Rupert-it. Profesori Matthew Ricketson nga Universiteti Deakin në Melbourne tha se beteja e gjatë ligjore kishte të bënte me kontrollin familjar të një perandorie gjigante që Rupert gjithmonë e ka përshkruar si “një biznes familjar”.
“Duket se i ka ndarë familjen në copa në këtë proces,” tha ai për programin Today të BBC.
“Udhëheqja, vizioni dhe menaxhimi nga kryetari i kompanisë, Lachlan Murdoch, do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të udhëhequr strategjinë dhe suksesin e kompanisë," deklaroi News Corp.
Nga gjashtë fëmijët e Rupert-it, katër më të mëdhenjtë ishin përfshirë në perplasje ligjore për të ardhmen e kompanisë. Fëmijët më të vegjël nga martesa me Wendi Deng Murdoch, Chloe dhe Grace, janë gjithashtu përfitues në fondi te ri familjar. Lachlan ka drejtuar perandorinë mediatike që prej shtatorit 2023, kur Rupert u tërhoq, megjithëse mbeti kryetar emeritus i Fox Corporation dhe News Corp.
Prof. Ricketson tha se James, Elisabeth dhe Prudence në veçanti James kanë kundërshtuar mënyrën se si News Corporation dhe Fox Corporation kanë kryer punën e tyre, përfshirë raportimet mbi ndryshimet klimatike dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Beteja për kontrollin e perandorisë u zhvillua kryesisht me dyer të mbyllura në Nevada, shtet që ofron privatësi të pazakontë për mosmarrëveshjet e trusteve familjare, pasi Rupert mori hapin e papritur për të ndryshuar kushtet e fondit te menaxhimit.
Ai donte të siguronte që perandoria t’i kalonte vetëm Lachlan-it, jo të katër fëmijëve më të mëdhenj, por në dhjetor të vitit të kaluar një gjykatë në Reno e refuzoi këtë përpjekje, duke thënë se Rupert dhe Lachlan kishin vepruar me keqbesim. Sipas kompanive marrëveshja e së hënës ishte një zgjidhje e ndërsjellë e proceseve ligjore./BBC
foto ilustruese SERBI- Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin pë...
pamje nga sulmi KATAR- Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në...
Khalil al-Hayya KATAR- Khalil al-Hayya ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Hamasit për deka...
foto ilustruese IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj u...
foto ilustruese IZRAEL- Zyra e Benjamin Netanyahut ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve izraelite në Doha. Kjo vjen pas disa raportimev...
foto ilustruese KATAR- Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit Doha. Nj...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite të martën urdhëroi banorët e Qytetit të Gazës të evakuohen para fillimit t&eu...
pamjee nga shperthimi KATAR- Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha të Katarit, me synim eliminimin e udhëheqësve të la...
foto ilustruese KATAR- Shpërthime të shumta u dëgjuan në Doha të Katarit, thanë dëshmitarët për Reu...
foto ilustruese SERBI- Pensionimi i komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) në Serbi ngjalli dyshimet se autoritetet po u...