Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Banorët e qytetit me një milion palestinezë e kanë pritur një sulm të tillë prej javësh, qëkurse Qeveria izraelite e përgatiti një plan për t’i dhënë Hamasit një goditje vdekjeprurëse duke ia rrënuar bastionet e fundit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
IZRAEL- Ushtria izraelite të martën urdhëroi banorët e Qytetit të Gazës të evakuohen para fillimit të një ofensive të re, një ditë pasi Izraeli paralajmëroi se do t’i shpeshtojë sulmet ushtarake, nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura në Gazë.
Banorët e qytetit me një milion palestinezë e kanë pritur një sulm të tillë prej javësh, qëkurse Qeveria izraelite e përgatiti një plan për t’i dhënë Hamasit një goditje vdekjeprurëse duke ia rrënuar bastionet e fundit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
"U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej!” tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës.
Disa thanë se nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shkojnë në jug, por shumica pohuan se do të qëndrojnë pasi asnjë pjesë e Gazës nuk është më vend i sigurt.
“Pavarësisht bombardimeve gjatë javës së kaluar, e kemi kundërshtuar largimin, por tani do të shkoj për të qenë pranë vajzës sime”, tha Um Mohammad, një nënë e gjashtë fëmijëve.
Palestinezët në Gazë janë zhvendosur disa herë që nga fillimi i luftës në tetor të vitit 2023, duke lëvizur mes veriut dhe jugut të enklavës bregdetare. Kjo e ka përkeqësuar krizën humanitare, duke shkaktuar edhe zi të bukës.
Ushtria izraelite i ka urdhëruar banorët e Qytetit të Gazës të zhvendosen në zonën jugore Al-Mavasit në Han Junis, të cilën e ka shpallur “zonë humanitare”.
Netanyahu tha se forcat izraelite po grumbullohen në Qytetin e Gazës për një “manovër” tokësore, por deri të martën nuk ka pasur ndonjë përparim të ri të tankeve për thellimin e ofensivës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria do të intensifikojë fushatën në një “uragan të fuqishëm”, nëse Hamasi nuk i liron pengjet e fundit dhe nuk dorëzohet.
Marrja nën kontroll e qytetit i komplikon përpjekjet për armëpushim, i cili do t’i jepte fund pothuajse dy vjetëve luftë.
Katar po u bën trysni udhëheqësve të Hamasit t’i “përgjigjen pozitivisht” marrëveshjes së fundit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh gjatë bisedimeve në Doha të hënën, tha një zyrtar për Reuters.
Hamasi tha se ka marrë disa ide nga pala amerikane për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe po diskutonte me ndërmjetësit mënyrat për t’i zhvilluar ato.
Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar të hënën.
Ofensiva e re vjen ndërsa disa vende evropiane, të zemëruara nga bombardimet izraelite në Gazë, kanë deklaruar se do ta njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.
Izraeli e kundërshton krijimin e një shteti palestinez.
Kritikët ndërkombëtarë thonë se plani i Izraelit, i cili përfshin çmilitarizimin e të gjithë Rripit të Gazës dhe kontrollimin e tij, mund t’i thellojë vuajtjet e popullsisë prej 2.2 milionë, ku në disa zona është shpallur zi e bukës.
Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta mposhtë Hamasin, pasi grupi militant nuk pranin t’i dorëzojë armët. Hamasi thotë se nuk do të çarmatoset pa u krijuar një shtet i pavarur palestinez.
Izraeli veçse e mori kontrollin e 75 për qind të Gazës qysh në fillim të luftës, e cila shpërtheu pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku vrau rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbeu 251 të tjerë, sipas shifrave izraelite. Autoritetet izraelite thonë se 20 nga 48 pengjet e mbetura në Gazë janë gjallë.
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë dhe rrënuar pjesën më të madhe të territorit./REL
pamjee nga shperthimi KATAR- Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha të Katarit, me synim eliminimin e udhëheqësve të la...
foto ilustruese KATAR- Shpërthime të shumta u dëgjuan në Doha të Katarit, thanë dëshmitarët për Reu...
foto ilustruese SERBI- Pensionimi i komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) në Serbi ngjalli dyshimet se autoritetet po u...
François Bayrou FRANCË- François Bayrou mbërriti në Pallatin Elysee në mesditë për t'ia par...
FRANCË- Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonomin&eum...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Një rrjet i spiunazhit që po ndërtohej në Evropë nga Bjellorusia është shkatë...
GAZA- Fadel al Otol ndjek orë pas ore lajmet për qytetin e tij të Gazës ashtu si dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë t&e...
kukulla Barbie GJERMANI- Batutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fusta...
UKTAINË- Forcat ukrainase kanë kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj dy qyteteve në pjesët e pushtuara të rajonit lindor të ...
Putin dhe Trump SHBA- Gjatë fundjavës që shkoi, Rusia kreu sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e pushtimi...