LIVE UPDATES
Bota

Banorët vuajnë për qytetin e tyre: Më qan zemra për Gazën

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës dhe banorët po detyrohen të largohen. Pavarësisht shkatërrimeve disa banorë nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

9 Shtator 2025, 09:43 Nga I.A

Banorët vuajnë për qytetin e tyre: Më qan zemra për

GAZA- Fadel al Otol ndjek orë pas ore lajmet për qytetin e tij të Gazës ashtu si dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë të tij. "Zemra më qan për Gazën. Unë nuk e di se çfarë e pret këtë qytet," i tha arkeologu përmes telefonit nga Gjeneva DW-së.

Otol është i shqetësuar për vajzën dhe failjen e tij si dhe për shumë të tjerë, që kanë mbetur në Gazë. Por ai shqetësohet edhe për sitet antike të qytetit, ku ai është përpjekur dekadat e fundit që t'i mirëmbajë ato. Këto site rrezikohen prej sulmeve të vazhdueshme ushtarake nga Izraeli në Rripin e Gazës.

"Gaza është vend kulture dhe një djep i civilizimit", thotë arkeologu. Ai preokupohet jo vetëm për shkatërrimin e siteve antike, por Otol druan që pjesë të tëra të qytetit me historinë e tyre të larmishme mund të shkatërrohen, si lagja Zaytoun në qytetin e Gazës me xhaminë historike Al-Omari dhe me dy kisha.

Qyteti më i madh i Rripit të Gazës është një ndër më të vjetrit në botë dhe ka një histori të gjatë pushtimesh. Në Gazë shumë druajnë, që invazioni i Izraelit mund ta shkatërrojë këtë metropol dikur biznesi në Mesdhe dhe që popullsia aktuale mund të dëbohet me dhunë njëherë e përgjithmonë.

Pjesë të mëdha të Rripit të Gazës ndërkohë janë klasifikuar si "zona të kuqe", prej nga me urdhër të ushtrisë izraelite njerëzit duhet të evakuohen. Sipas të dhënave të OKB-së më shumë se 80 përqind e territoreve palestineze nuk janë më të aksesueshme për palestinezët.

Sipas të dhënave zyrtare Izraeli do që ta rrisë presionin ndaj Hamasit. Organizata militante-islamike, që klafisifikohet nga shumë vende si organizatë terroriste, më 7 tetor 2023 ushtroi një sulm terrorist ndaj Izraelit duke shkaktuar luftën si rrjedhojë. Tani ushtria izraelite ka vënë në shënjestër edhe pak shtëpi banimi që kanë mbetur.

"Eshtë më e keqja që ka përjetuar ndonjëherë Gaza"

Në qytetin e Gazës Amjad Shava, drejtues i organizatës joqeveritare palestineze PNGO çdo ditë vlerëson situatën në vend: Njerëzit ndodhen para vendimeve të paimagjinueshme: Ku duhet të shkojnë dhe kur?", thotë ai në telefon për DW ndërkohë që gjatë bisedës dëgjohet edhe një shpërthim.

Shava dhe familja e tij me fillimin e luftës në tetor 2023 u dëbuan në jug të Rripit të Gazës. Ata u kthyen vetëm pas armëpushimit të shkurtër në janar 2025. "Eshtë një kohë e frikshme. Unë besoj, që kjo është situata më e keqe që ka përjetuar Gaza ndonjëherë", thotë ai. Sulmet izraelite aktualisht vijnë nga të gjitha drejtimet.

Ditët e fundit ushtria izraelite i ka intensfikuar sulmet. Me sa duket popullsia rreth njëmilionëshe duhet të dëbohet nga qyteti i Gazës, përpara se të depërtojnë trupat e këmbësorisë. Qysh tani rreth 40 përqind e qytetit ndodhet nën kontrollin e ushtrisë izraelite, sikurse tha së fundi një zëdhënës ushtarak izraelit.

Këtë javë sërish ushtria izraelite u kërkoi banorëve, që të zhvendosen në zonën Mavasi në afërsi të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës. Izraeli pretendon, se atje ata janë më të sigurtë, ndonëse edhe kjo zonë është bombarduar edhe së fundi masivisht.

Shpallet emergjenca e urisë në veri të Rripit të Gazës

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi gjatë luftës aktuale në Gazë janë vrarë të paktën 63.500 palestinezë, disa mijëra të tjerë kanë mbetur të varrosur nën rrënoja.

Punonjës të organizatës së ndihmës si Shava thonë, se është bërë pothuajse e pamundur të japësh ndihmë: "Ne kemi mundësi fare të kufizuara për të ndihmuar, sepse atje janë kryesisht organizatat vendase joqeveritare.

Monitori global i Urisë (IPC) i mbështetur nga OKB-ja deklaroi në fund të gushtit, se në qytetin e Gazës po mbizotëron emergjenca e urisë "e shkaktuar tërësisht nga njeriu."

Ndaj edhe evakuimi më këmbë do të jetë i vështirë veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, për shkak të stërlodhjes dhe të paushqyerit mund të mos jenë fare në gjendje që të largohen.

Asnjë vend i sigurt në Gazë

Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës dy vitet e fundit u dëbua, shumë madje janë dëbuar disa herë. "Sa u përket strehimeve, ne nuk mund të ofrojmë asgjë njerëzve", thotë Shava. "Mijëra familje jetojnë thjesht në rrugë madje edhe pa çadra."

Qoftë mjete transporti apo rezerva për të paguar qiranë – shumica e njerëzve nuk kanë më as të ardhura dhe as kursime. As Sham Mahmoud nuk ka asgjë: "Një banesë në jug të Rripit të Gazës, do të ishte e pamundur, sepse gjithçka është shtrenjtuar." Nuk jemi më në gjendje të paguajmë as qiranë për një dhomë. Çmimet janë aktualisht të paktën 1000 Shekel izraelit (rreth 255 Euro) në muaj, thotë një grua.

Familja e saj nuk ka më asnjë opcion: "Fëmijët e mi kanë frikë, sidomos natën, për shkak të shpërthimeve. Por bombardime ka kudo, edhe në Jug", thotë 30 vjeçarja. "Unë nuk dua të përballem me këtë rrezik jete."

Mungesë shprese dhe lodhje

Se çfarë do të ndodhë me ata, që refuzojnë ose nuk ia dalin dot të largohen nga qyteti, është e paqartë. Disa njoftime të mediave izraelite lenë të kuptohet, se ata mund të konsiderohen si luftëtarë dhe kësisoj të vihen në shënjestër të sulmeve. Pas gati dy vjetësh luftë njerëzit i ka kapluar ndjesia e humbjes së shpresës dhe lodhja.

"Unë do të qëndroj në qytetin e Gazës sa më gjatë të jetë e mundur. Nuk dua më të jetoj në çadër. Bombardime ka kudo, askund nuk je i sigurt", i thotë DW-së në telefon nga qyteti i Gazës, Ezzedine Mohammed. Edhe ai me familjen e tij në fillim të luftës u dëbua me dhunë në jug të Rripit të Gazës.

Ndihmësi Amjad Shava mendon ngjashëm: "Gaza është kthyer në një varrezë për më të dashurit tanë, për kujtimet dhe ëndrrat tona. Unë personalisht nuk do të heq dorë kurrë. Gaza është për mua Gaza", thotë ai. "Por si do të jetë për brezin e ardhshëm? Këta fëmijë kanë përjetuar shumë vuajtje, që nuk do të duhej t'i kishin përjetuar kurrë."

Për arkeologun Fadel al Otol nuk ka asnjë dilemë, që ai do të kthehet në atdhe. Por ai e di, që qyteti nuk do të jetë më ai që ka qenë më parë." Gaza do të jetë një qytet i trishtë, edhe nëse do të rindërtohet", thotë al Otol. "Gurët mund të risistemohen, por ndërtimi i një civilizimi kërkon shumë kohë."/DW

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë