LIVE UPDATES
Bota

Teksa përpjekjet për paqe në Ukrainë po ngecin, a po përgatit Perëndimi sanksione të reja?

E ardhmja e bisedimeve të drejtpërdrejta është e paqartë, me shpresat për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që janë shuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy udhëheqësve.

9 Shtator 2025, 08:45 Nga I.A
Teksa përpjekjet për paqe në Ukrainë po ngecin, a po
Putin dhe Trump

SHBA- Gjatë fundjavës që shkoi, Rusia kreu sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë më 2022, teksa njëkohësisht po bën presion ndaj forcave të Kievit në vijën e frontit. E ardhmja e bisedimeve të drejtpërdrejta është e paqartë, me shpresat për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që janë shuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy udhëheqësve.

Diskutimi për garancitë e sigurisë për Ukrainën është i mjegulluar nga pikëpyetjet lidhur me angazhimin e Uashingtonit dhe nga kundërshtimi i Kremlinit ndaj çdo force perëndimore në Ukrainë.

Me paqen që duket më e largët se kurrë, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945, presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se mund të vendosen shpejt sanksione të reja ndaj Rusisë, teksa Uashingtoni po diskuton me Bashkimin Evropian lidhur me ndëshkimet e mundshme për Moskën.

A do të vazhdojë lufta deri në vitin 2026? Apo ka mundësi për ndonjë ndryshim? Ja çfarë e solli situatën deri këtu – dhe çfarë mund të pritet në ditët dhe javët e ardhshme.

Këtë pranverë dhe verë, Rusia dhe Ukraina mbajtën negociatat e tyre të para të drejtpërdrejta që nga muajt e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, me delegacionet që u takuan në Stamboll tri herë mes majit dhe korrikut. Trump, ndërkaq, u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht dhe me Zelenskyn e udhëheqësit evropianë tri ditë më vonë.

Bisedimet Ukrainë-Rusi prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe ushtarëve të vrarë, por nuk prodhuan përparim të prekshëm drejt paqes apo një armëpushimi. Për shumë në Ukrainë dhe Perëndim, në fakt, këto negociata kanë forcuar përshtypjen se Putini, i cili e ka si qëllim nënshtrimin e Ukrainës, nuk dëshiron paqe në asnjë variant që nuk është sipas kushteve të tij.

Nuk është caktuar ndonjë datë për një rund të ri negociatash dhe Putini ka refuzuar thirrjet e Trumpit dhe Zelenskyt për një takim ballë për ballë me presidentin ukrainas. Putin ka insistuar se nëse një takim mbahet së shpejti – me sa duket duke nënkuptuar një dorëzim de facto të Ukrainës – atëherë duhet të mbahet në Moskë, një kusht që qartësisht është i papranueshëm për Ukrainën.

Zelensky, i cili për muaj të tërë ka propozuar që takimit të mbahet në një shtet të tretë, u përgjigj duke thënë se Putini mund të shkojë në Kiev – gjithashtu një kusht i papranueshëm për Moskën.

“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im është nën sulme raketore çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi”, tha Zelensky për ABC News më 5 shtator.

Rreth 48 orë më vonë, Rusia kreu sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës, duke lëshuar 810 dronë, në sulmin që goditi më së rëndi Kievin, ku selia e Qeverisë u dëmtua dhe tre persona u vranë, përfshirë një nënë dhe fëmija e saj tremuajshe, thanë autoritetet.

Pas përplasjeve me Zelenskyn lidhur me vendin e mbajtjes së takimit, zgjedhja e Kievit si objektiv i sulmit mund të mos ketë qenë rastësi. Në çdo rast, breshëria duket si një mënyrë për Putinin që të përsërisë një deklaratë që e kishte bërë disa ditë më parë gjatë një vizite në Kinë: se Rusia do të arrijë të gjitha qëllimet e saj me forcë ushtarake nëse diplomacia nuk sjell paqe.

Një nga qëllimet e Putinit është që të kontrollojë tërësisht rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, të cilat në shtator të vitit 2022, pretendoi – pa bazë – se ishin pjesë e Rusisë. Përpjekjet e tij për të marrë pjesën tjetër të rajonit të Donjeckut kanë ardhur me një kosto të madhe në aspektin e humbjeve njerëzore, por analistët thonë se Putini beson se Rusia ka epërsi në fushëbetejë.

Zelensky ka thënë se Rusia ka afër 100.000 trupa pranë qytetit Pokrovsk, në Donjeck, dhe se Moska po përgatitet për një ofensivë gjatë vjeshtës.

Përderisa Moska vazhdon me pushtimin e saj, një pjesë e madhe e diplomacisë në Perëndim – dhe veçmas në mesin e mbështetësve evropianë të Kievit – po diskutojnë për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ishte mikpritës i takimit të 4 shtatorit të grupit të quajtur Koalicioni i Vullnetit, tha se 26 shtete janë zotuar për të dërguar trupa “si forca sigurie në Ukrainë apo të jenë të pranishme në tokë, det apo ajër”.

“Në ditët në vijim ne do të finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci të sigurisë. SHBA-ja, siç thashë, është përfshirë në të gjitha fazat e procesit”, tha Macron. Por, ka ende pikëpyetje lidhur me rolin e mundshëm të SHBA-së dhe ka edhe dy çështje të tjera të pazgjidhura.

Njëra nga to është kundërshtimi i Rusisë.

Në Kinë, Putin paralajmëroi se trupat e huaja në Ukrainë do të ishin “objektivë legjitimë” përderisa luftimet vazhdojnë. Ai gjithashtu tha se nuk do të kishte nevojë për forca të tilla nëse arrihet një marrëveshje paqeje, duke theksuar se respektimi i një pakti të tillë nga Rusia do të ishte i padiskutueshëm – një pretendim që gjerësisht është hedhur poshtë në Ukrainë dhe Perëndim, bazuar në sjelljen e Moskës në Ukrainë që prej marrjes nën kontroll të Krimesë më 2014.

Problemi tjetër: forcat mund të dislokohen vetëm pasi të kenë përfunduar luftimet, por së pari duhet që luftimet të ndalen. E në këtë moment, paqja duket po aq e largët sa ishte kur Trumpi mori detyrën në janar, pas një fushate zgjedhore në të cilën ai shpesh thoshte se mund t’i jepte fund luftës për një ose dy ditë.

Variabla më e madhe tani është mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja perëndimore kundër Rusisë.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht me vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë, por përveç rritjes me 25 për qind të tarifave ndaj importeve nga India për shkak të blerjes së naftës ruse, ai deri më tani ka hezituar të ndërmarrë hapa të tjerë, pavarësisht se shpesh ka shprehur zemërim me rezistencën e Putinit për t’i dhënë fund pushtimit.

Asgjë nuk është e sigurt, por tani ka sinjale se ai mund të jetë më afër se kurrë vendosjes së sanksioneve të reja.

I pyetur më 7 shtator nëse është gati të lëvizë drejt “fazës së dytë” të sanksioneve, Trump u përgjigj: “Po, jam”.

Ndaras, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha për NBC se “nëse SHBA-ja dhe [BE-ja] bëhen bashkë, vendosin më shumë sanksione, tarifa dytësore ndaj shteteve që blejnë naftë ruse, ekonomia ruse do të kolapsojë tërësisht dhe do ta sjellë presidentin Putin në tavolinë të negociatave”.

“Ne jemi të gatshëm ta rrisim presionin ndaj Rusisë, por ne na duhet që edhe partnerët tanë në Evropë të ndjekin shembullin tonë”, tha Bessent.

BE-ja tha se i dërguari i saj për sanksione, David O’Sullivan, do të udhëheqë delegacionin në SHBA më 8 shtator në bisedimet dyditore për koordinimin rreth sanksioneve kundër Rusisë.

Trump nuk ka shkuar aq larg sa të godasë Kinën – blerësen më të madhe të naftës së papërpunuar ruse – me tarifa apo sanksione për këtë tregti. Përveç zgjerimit të përdorimit të tarifave dytësore, SHBA-ja raportohet se e ka shqyrtuar edhe vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive të mëdha energjetike ruse, sikurse gjigantët shtetërorë Rosneft dhe Lukoil si dhe shënjestrimin e “flotës në hije” të anijeve të Rusisë, që e ndihmojnë Moskën që të shmangë sanksionet.

“Ka shumë gjëra të tjera që Perëndimi mund të bëjë”, tha Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike. “Përdorimi i sanksioneve dytësore, arma më e fuqishme, mbetet e kufizuar. Mund të shkojë shumë më tej, sidomos nëse sanksionohet ‘flota në hije’ e naftës”.

“Entitetet kineze kanë treguar se dinë të shmangin rreziqet kur përballen me mundësinë e sanksioneve”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. “Përshkallëzimi i sanksioneve që do t’i prek ata mund të shërbejë si një sinjal i dobishëm për rreziqet me të cilat përballet Kina, duke qenë ajo që NATO-ja tani e quan ‘lehtësuese vendimtare’ të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Bisedimet BE-SHBA zhvillohen në kohën kur Brukseli po përgatitet të vendosë një rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, paketën e tij të 19-të të masave ndëshkuese që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Veç tjerash, BE-ja po e shqyrton mundësinë që të zgjerojë sanksionet e saj për “flotën në hije”, duke larguar më shumë banka nga sistemi për transaksione financiare SWIFT, dhe duke goditur kompanitë jashtë Rusisë – që e ndihmojnë Moskën të financojë luftën – me sanksione dytësore, sipas propozimeve franceze dhe gjermane që u janë ndarë anëtarëve të tjerë të BE-së javën e kaluar. Këto propozime i ka parë edhe REL-i.

Po ashtu ka diskutime për kufizimin e numrit të diplomatëve rusë që operojnë në BE dhe të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë në Evropë me viza turistike, thanë burimet që kanë njohuri për diskutimet në BE.

Publikisht, Rusia ka injoruar sanksionet perëndimore dhe ka vazhduar të veprojë kështu teksa po bëhen diskutime për masat e reja.

“Asnjë sanksion nuk do të jetë në gjendje që ta detyrojë Federatën Ruse që të ndryshojë qëndrimin e vazhdueshëm për të cilin presidenti ynë ka folur herë pas here”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 8 shtator.

Pjesëmarrja e SHBA-së, sipas Gould-Davies, është thelbësore.

“Amerika ka fuqinë më të madhe të sanksioneve për shkak të rolit kyç të dollarit në ekonominë botërore. Pra, nëse Amerika merr pjesë ose jo në sanksionet e reja, kjo përbën një ndryshim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

“Kjo po ashtu do të kishte një rëndësi të madhe simbolike: hera e parë që presidenti Trump i shndërron fjalët e ashpra ndaj Rusisë në veprime, e jo në koncesione”, shtoi Gould-Davies./REL

vladimir putin donald trump david o’sullivan

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2025, 16:41 E. D

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

foto ilustruese IZRAEL- Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa...

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty