LIVE UPDATES
Bota

Rruga e paqartë e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar

Këto institucione, aktualisht, funksionojnë nën sistemin e Serbisë, përkatësisht nën mbikëqyrjen e ministrive përkatëse të Qeverisë së Serbisë.

8 Shtator 2025, 19:51 Nga I.A
Rruga e paqartë e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar
Foto Ilustruese

KOSOVË- Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës është i pashmangshëm, por gjasat janë që të mos bëhet gjatë këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, deputet nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës dhe ministër në Qeverinë në detyrë të vendit.

Këto institucione, aktualisht, funksionojnë nën sistemin e Serbisë, përkatësisht nën mbikëqyrjen e ministrive përkatëse të Qeverisë së Serbisë.

“E di që ka pasur disa plane dhe diskutime se çfarë do të ndodhë kur të vijë ajo kohë, por ende nuk është ndërmarrë asgjë. Kam këmbëngulur që duhet të jemi të kujdesshëm dhe që ne [komuniteti serb] duhet të përfshihemi në këtë proces, sepse ne e dimë më së miri se me çfarë sfidash përballemi dhe cilat janë zgjidhjet më të mira që mund t’i propozojmë”, thotë Rashiq.

Ai shton se një lloj nisme për integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore mund të ndërmerret gjatë vitit 2026, por nuk jep detaje, pasi, siç thotë, nuk ka ende informacione konkrete.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, theksoi se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb.

“Ky nuk mund të jetë proces i njëanshëm. Është detyrë e komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës që të punojnë së bashku, për të siguruar, sidomos, që institucionet e ruajnë ose e përmirësojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve”, tha Prattipati për KoSSev, Radio Kontakt Plus, Radio Mitrovica e Veriut, Radio Kim dhe Radio Gorazhdevac.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për planet për integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në sistemin e Kosovës, si dhe nëse është zhvilluar ndonjë diskutim mbi këtë temë.

Këtyre pyetjeve nuk iu përgjigj as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ngjashëm, Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Qeverinë në detyrë të Kosovës në lidhje me planet për integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe, por nuk mori përgjigje.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike - ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.

Ai ka thënë se, sipas Planit të Ahtisaarit - dokumentit mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 - komuniteti serb ka autonomi më të gjerë në këto dy sfera.

“Do të thotë, shëndetësia dhe arsimi kanë disa të drejta shtesë, disa privilegje, të cilat ne nuk jemi të interesuar që t’i prekim, sepse janë edhe në ligj”, ka thënë Sveçla.

Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.

Kur të ngrihet tema e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, Rashiq thotë se ai, personalisht, do të përfshihet dhe do ta informojë komunitetin e tij për të gjitha planet.

“Unë, personalisht, do të shkoj te shumica e njerëzve që drejtojnë institucionet e arsimit dhe shëndetësisë, për t’i informuar dhe për t’u kërkuar të më ndihmojnë në këtë proces... ose - më saktë - ta ndihmojnë veten për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Sa më përket mua, do të bëj gjithçka që është në fuqinë time që kjo periudhë tranzicioni të kalojë sa më lehtë. Dua të theksoj se, aktualisht, askush nuk po merret me këtë çështje, por, kur të vijë momenti, do të mundohem që gjithçka të shkojë sa më qetë”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai përsërit se komuniteti serb duhet të informohet për gjithçka me kohë dhe se duhet të marrë pjesë në të gjithë procesin e integrimit.

Sipas tij, roli i Beogradit zyrtar do të jetë vendimtar.

Ai shpreson që autoritetet serbe nuk do të veprojnë më në mënyrë “destruktive”, sikurse më parë, dhe se serbët në Kosovë nuk do të vendosen “para ndonjë akti të kryer” ose në situatën “merre ose lëre”.

Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Kosova që jeton në Beograd, beson se Serbia tashmë e ka pranuar integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në sistemin e Kosovës, dhe se tani po “e hedh barrën” mbi bashkësinë ndërkombëtare që ta bëjë këtë çështje publike.

“... që ajo ta mbajë barrën e fajit në mesin e serbëve në Kosovë. Kjo është politika e prishur ballkanase: nuk ia shpjegon popullit dhe nuk gjen modalitete në negociata për të mos nxitur reagimin e njerëzve. Shëndetësia dhe arsimi janë gjëra shumë të rëndësishme dhe duhet t’i kenë veçoritë e tyre specifike”, vlerëson Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Trajkoviq, e cila në periudhën e pasluftës ishte drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, që funksionon brenda sistemit serb, dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, thekson se financimi i këtyre institucioneve nga Serbia nuk ka nevojë të ndalet, sepse “askush nuk mund t’i ndalë donacionet”.

“Gjëja më e rëndësishme është të ruhet stafi dhe, sa i përket arsimit, fëmijët të përdorin të njëjtin sistem arsimor si në Beograd. Kjo është një e drejtë e thjeshtë e serbëve, që të mund të shkojnë nga Kosova në Serbi me ato diploma. Të bëhet gjithçka për të mirën e njerëzve të zakonshëm”, thotë Trajkoviq.

Ajo shton se deklarata e përfaqësueses amerikane në Prishtinë, që integrimi i arsimit dhe shëndetësisë duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb, është shumë e rëndësishme.

Trajkoviq thekson se duhet kuptuar roli dhe qëllimi i sistemit serb, sepse “një person i sëmurë nuk mund të dërgohet te dikush që nuk i beson”.

“Duhet të bëhen bisedime serioze dhe këto gjëra të priten si mundësi dhe realitet, në mënyrë që personi i sëmurë të mos ndjejë asnjë ndryshim, përveç administratës”, thotë Trajkoviq.

Kur bëhet fjalë për arsimin, ajo thotë se kurrikula duhet të jetë e lidhur me atë në Serbi “për të mirën e fëmijëve”.

“Duhet të punojmë me shumë kujdes për këtë. Problem nuk është matematika dhe fizika, por historia. Do t’ju them diçka shumë sinqerisht - as serbët dhe as shqiptarët nuk e kanë mësuar ndonjëherë historinë në shkollë, e kanë mësuar në shtëpi, prandaj kemi pasur luftëra. Problemi ynë është historia, madje edhe gjeografia”, thotë Trajkoviq.

Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare Qendra për Veprim Afirmativ Social në veri të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e Prattipatit se të gjitha institucionet serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës - përfshirë shëndetësinë dhe arsimin - është e pazakontë dhe se ngre më shumë pyetje sesa përgjigje.

“Para së gjithash, nuk është e qartë nëse kjo deklaratë i referohet planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, i cili deri më tani ka qenë baza e vetme për bisedimet mbi integrimin e arsimit dhe shëndetësisë. Ai plan parashikon privatizimin e këtij sistemi, jo integrimin e tij. Në këtë kontekst, ky mesazh është i paplotë. Mendoj se, për shkak të mungesës së angazhimit diplomatik të SHBA-së, është thënë ajo që ishte më e sigurt të thuhej”, thotë Marinkoviq, i cili vëren edhe një “ndryshim” tjetër.

“Deri më tani, mesazhet diplomatike për këtë çështje i janë drejtuar ekskluzivisht Qeverisë në Prishtinë... Tani, imperativi i kompromisit vendoset përpara serbëve të Kosovës”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ambasadën amerikane në Prishtinë nëse integrimi i arsimit dhe shëndetësisë është i mundur pa formimin e Asociacionit dhe është në pritje të përgjigjes.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u arrit në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe supozohej të rregullonte, mes tjerash, funksionimin e institucioneve serbe, të ardhurat dhe financimin nga buxheti i Serbisë.

Kosova, megjithatë, refuzon ta formojë atë, duke argumentuar se i minon ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Pas vitesh përpjekjesh të pasuksesshme nga bashkësia ndërkombëtare për të bindur Prishtinën dhe Beogradin që të bien dakord për qëndrimet e tyre mbi këtë çështje, BE-ja njoftoi në fund të tetorit të vitit 2023 se u ka dorëzuar palëve një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit, i cili është mbështetur edhe nga vendet e tjera perëndimore: SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia.

Sipas këtij draft-statuti, i cili nuk është publikuar, por që REL-i ka pasur mundësi ta shohë, institucionet arsimore dhe shëndetësore që veprojnë në Kosovë nën sistemin e Serbisë, duhet të bëhen private dhe të futen nën ombrellën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet ta sigurojë mbështetjen financiare./REL

nenad rashiq

Sondazh

Poll
Bota 8 Shtator 2025, 16:41 E. D

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

foto ilustruese IZRAEL- Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë