LIVE UPDATES
Bota

Çekia shkatërron një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë, zbulohen agjentët e KGB-së

Agjencia çeke, e njohur si BIS, tha në një komunikatë të hënën se një ekip agjentësh evropianë zbuloi spiunë të agjencisë bjelloruse të sigurisë, KGB, në disa vende të Evropës.

9 Shtator 2025, 09:54 Nga I.A
Çekia shkatërron një rrjet bjellorus të spiunazhit në
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Një rrjet i spiunazhit që po ndërtohej në Evropë nga Bjellorusia është shkatërruar nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Rumanisë, njoftoi agjencia çeke e kundërzbulimit. Agjencia çeke, e njohur si BIS, tha në një komunikatë të hënën se një ekip agjentësh evropianë zbuloi spiunë të agjencisë bjelloruse të sigurisë, KGB, në disa vende të Evropës.

BIS-i bëri të ditur se mes tyre ishte edhe një ish-zëvendëskryetar i shërbimit moldav të inteligjencës SIS, i cili kishte dorëzuar informacione të klasifikuara tek KGB-ja bjelloruse. Çekët gjithashtu dëbuan një agjent bjellorus që vepronte nën petkun e një diplomati. Ministria e Jashtme e Çekisë tha të hënën se atij iu dhanë 72 orë kohë për t’u larguar nga Republika Çeke.

Agjencia çeke theksoi se Bjellorusia arriti ta krijojë këtë rrjet për shkak se diplomatët e saj mund të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet evropiane.

Për t’i luftuar me sukses këto aktivitete armiqësore në Evropë, duhet ta kufizojmë lëvizjen e diplomatëve të akredituar nga Rusia dhe Bjellorusia brenda zonës Schengen”, tha në një deklaratë kreu i BIS, Michal Koudelka.

Agjencia nuk dha më shumë hollësi. Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, tha të hënën se kishte ekzekutuar një fletarrestim për një të dyshuar 47-vjeçar nën akuzat për tradhti. I dyshuari më parë kishte mbajtur poste drejtuese brenda SIS-it moldav. Sipas DIICOT-it, ai dyshohet se u kishte zbuluar sekrete shtetërore oficerëve të inteligjencës bjelloruse, të cilat me gjasë “rrezikonin sigurinë kombëtare”.

Agjencia rumune shtoi se, ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, i dyshuari moldav - i paidentifikuar - ishte takuar dy herë me spiunë bjellorusë në Budapest, Hungari, dhe ka “dyshime të arsyeshme” se takimet kishin të bënin me “dhënien e udhëzimeve” dhe shkëmbimin e pagesave për shërbimet e ofruara.

Hetimi ndërkombëtar është mbikëqyrur nga agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust. Bjellorusia drejtohet nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Lukashenko lejoi që Rusia ta përdorte tokën bjelloruse si bazë për fillimin e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe më vonë pranoi vendosjen e raketave bërthamore taktike ruse./REL

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj