LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë synoi Macron me idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë?

Kremlini ka paralajmëruar që nëse NATO-ja dërgon forca luftarake, atëherë një konflikt mes aleancës dhe Rusisë do të jetë i pashmangshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se një veprim i tillë mund të rrezikojë një konflikt bërthamor global.

1 Mars 2024, 12:15 Nga r.ll
Analiza: Çfarë synoi Macron me idenë e dërgimit të
emmanuel macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron është parë i izoluar në skenën evropiane këtë javë, pasi ka thënë se mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet, koment që ka nxitur reagime prej shumë liderëve tjerë.

Zyrtarët francezë kanë tentuar më vonë të japin sqarime për deklaratën e Macronit, ndonëse kanë insistuar në nevojën e dërgimit të sinjaleve të qarta se Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë.

Kremlini ka paralajmëruar që nëse NATO-ja dërgon forca luftarake, atëherë një konflikt mes aleancës dhe Rusisë do të jetë i pashmangshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se një veprim i tillë mund të rrezikojë një konflikt bërthamor global.

Deklarimi i Macronit, reagimi i aleatëve

Macron e ka përmendur mundësinë e angazhimit të ushtarëve perëndimorë për t’i ndihmuar Ukrainës, teksa ka folur në një konferencë për media, pas një takimi me 20 liderë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të lartë në Paris. Macron ka thënë se nuk ekziston konsensus për t’i angazhuar trupat, mirëpo “sa i përket dinamikës, asgjë nuk mund të përjashtohet”.

Nuk dihet se cili ka qenë sinjali i qartë që ka tentuar të dërgojë Macroni, mirëpo “nuk është thënë rastësisht”, ka thënë Phillips O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin Shën Andrews në Skoci.

“Mund të jetë pak paralajmërim” për Rusinë “që kjo mund të ndodhë, prandaj përgatituni”, ka thënë O’Brien. Macron ka qenë më i qartë kur ka folur për evoluimin e qëndrimeve të liderëve evropianë, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

“U rikujtoj që dy vjet më parë, shumë njerëz afër kësaj tavoline kanë thënë se do të ofrojnë helmeta dhe shtretër për fjetje. Sot jemi duke thënë se na duhet të punojmë më shumë dhe më shpejt për të siguruar raketa dhe tanke”.

Pas këtyre deklaratave, zyrtarë prej Gjermanisë, Polonisë dhe shteteve tjera, që kanë marrë pjesë në takimet në Paris, kanë tentuar të distancohen prej komenteve të Macronit, duke thënë se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Pres se “nuk ka plane për angazhim të trupave të NATO-s” në terren.

Sqarimi francez

Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu, ka thënë se diskutimet për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, kanë të bëjnë me mundësinë e dërgimit të njerëzve për të ndihmuar në procese të çminimit dhe operacioneve të trajnimit, larg prej vijës së frontit. Ai ka thënë se nuk ekziston ndonjë konsensus prej këtyre diskutimeve. Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, ka thënë se ky lloj i prezencës ushtarake nuk do të “kapërcente pragun luftarak”.

Një diplomat francez, që ka qenë në dijeni të bisedimeve në Paris, ka thënë se synimi ka qenë te “dërgimi i një sinjali të qartë për presidentin Putin që edhe diçka e tillë ekziston si mundësi dhe nuk mund të përjashtojë faktin që asnjë prej partnerëve të Ukrainës nuk do të përfshihet”. Ky diplomat ka folur vetëm në kushte anonime për këtë çështje.

Ai ka thënë se Macron “nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi për një arsye, siç e kemi parë, ne po bëjmë shumë gjëra që i kemi përjashtuar dy vjet më parë”. Parisi ka thënë se bisedimet me shtetet aleate do të vazhdojnë në takimet e ministrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes në ditët në vijim.

Ndryshimi i qëndrimeve të Macronit ndaj Rusisë

Pasi Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë, Macroni e ka mbajtur një linjë të hapur të komunikimit me Putinin. Ai pati thënë në qershor të vitit 2022 se presidenti rus e ka bërë një “gabim historik”, mirëpo fuqitë botërore nuk duhet të “nënçmojnë Rusinë, pasi kur luftimet të përfundojnë, ne mund të krijojmë një rrugë të re përmes mundësive diplomatike”. Këto deklarata janë kritikuar, prej Ukrainës dhe shumë aleatëve të Francës.

Macroni ka folur për herë të fundit me Putinin në shtator të vitit 2022, dhe qysh atëherë e ka pasur një qasje më të ashpër ndaj tij. Komentet e tij të hënën kanë pasur për qëllim të jenë ‘zile zgjimi’, ka thënë François Heisbourg, analist i mbrojtjes në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me bazë në Londër.

“Megjithatë, disa deklarata nuk janë pritur”, ka thënë Heisbourg.

Rusia shihet si armike agresive

Macron ka thënë se është i shqetësuar që Rusia është duke u bërë më e ashpër në muajt e fundit. Ai e ka përmendur vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, shtypjen e opozitës politike ruse, dhe ashpërsimin e luftimeve përgjatë vijës së frontit në Ukrainë. Qeveria e Francës ka gjetur së fundi se forcat ruse kanë kërcënuar me rrëzim të një aeroplani vëzhgues që ka patrulluar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

Më herët këtë muaj, Parisi e ka akuzuar Moskën edhe për përhapje të dezinformatave nëpër Evropë. Këto qëndrime për Rusinë në Evropë vijnë teksa rriten shqetësimet nëse do të miratohet në Kongres ndihma amerikane për Ukrainën. Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar edhe për mundësinë e fitores së ish-presidentit amerikan Donald Trump, më vonë gjatë këtij viti, duke ndryshuar politikën amerikane për kontinentin e vjetër.

“Siguria jonë evropiane është në rrezik”, ka thënë Macron.

“A duhet t’ua delegojmë votuesve amerikanë të drejtën tonë? Përgjigja ime është jo, pavarësisht se çfarë votimi është”.

Pa marrë parasysh se cilat kanë qenë mesazhet e Macronit, analistët kanë thënë se ai mund të ketë ngatërruar mënyrën e dërgimit të mesazhit.

“Macroni dëshiron t’i dërgojë Rusisë mesazh të fuqisë. Mirëpo për të funksionuar, duhet të jetë mesazh kredibil”, ka thënë Jana Puglierin, udhëheqëse e Këshillit Evropian të Berlinit për Marrëdhënie me Jashtë, institut ndërkombëtar.

“Ai e ka krijuar pa nevojë një potencial për ndasi brenda NATO-s”.

“Kjo nuk është mënyra e duhur për të promovuar unitetin dhe forcën e Evropës”, ka thënë Puglierin në disa deklarata me shkrim./REL

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj