LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kush i vuajti masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës?

Është bërë gati një vit prej kur Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por pak dihet se kush është dëmtuar më së shumti nga ky vendim.

31 Maj 2024, 12:22 Nga M.B
Analiza: Kush i vuajti masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës?
Flamuri i Bashkimit Evropian jashtë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

KOSOVA- Heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund të vështirësohet, pas operacioneve të fundit policore në veri të vendit, që kanë rezultuar me mbyllje të disa objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë. Kështu vlerësojnë disa diplomatë në Bruksel, teksa presin raportin e kryediplomatit të bllokut evropian, Josep Borrell, për të kuptuar çfarë hapash ka bërë Kosova për heqjen e masave.

Është bërë gati një vit prej kur Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por pak dihet se kush është dëmtuar më së shumti nga ky vendim. Cilat programe, çfarë ka ndodhur me ata individë a programe që janë prekur, dhe sa ka qenë shuma e fondeve? Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë në janar të këtij viti se në rrafshin politik, masat janë të kufizuara vetëm në takimet e nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

“Është ndaluar vlerësimi dhe miratimi i aplikimeve të reja të Kosovës në kornizën e Ballkanit Perëndimor për investime, që do të thotë se Kosovës nuk i është ndaluar asnjë projekt, por aplikime të reja nuk janë aprovuar ende, dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024. Nuk janë prekur prokurimet ekzistuese”, pati thënë Bislimi.

Por, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa projekte janë pezulluar:

“Nuk janë anuluar, janë pezulluar, dhe së paku në një rast, Kosovës i është mohuar e drejta e aplikimit për fonde të reja në kuadër të rundit të kaluar të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor”.

Ai e përmend edhe pezullimin e takimeve të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian. Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, për më shumë hollësi, por nuk ka marrë përgjigje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet në Kosovë janë "të informuara mirë" se cilat masa rëndojnë mbi Kosovën duke përmendur fondet e IPA-s 2024, kornizën e investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe takimet për MSA, por pa ofruar më shumë hollësi.

Vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar. Hollësitë mbi masat nuk janë bërë të ditura as kur janë komunikuar ato. Në fakt, diçka e tillë nuk është e zakonshme për BE-në. Shembull, kur BE-ja ka marrë vendim për të sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, më 2022, Komisioni Evropian ka votuar për to, si dhe ka votuar, e do të votojë çdo vit, për shtyrjen e tyre. Në vendim përmendet me emër secili individ dhe entitet i prekur rus.

Në rastin e Kosovës, për masat nuk është votuar me arsyetimin se janë të përkohshme vetëm është thënë se Komisioni Evropian është përgjegjës për to, dhe rrjedhimisht janë pa ndonjë afat. Disa javë pas vendosjes së masave, BE-ja pati arritur marrëveshje me Kosovën për shtensionimin e situatës në veri, në këmbim të heqjes së masave. Ndër kërkesat kryesore kanë qenë zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se i kanë përmbushur të dyja. Aktualisht, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e përpiluar një raport rreth hapave që ka marrë Kosova për t’iu hequr masat. Por, së fundmi është bërë e ditur se aty do të përfshihen edhe operacionet policore të majit të këtij viti në pjesën veriore, që kanë rezultuar me mbyllje të disa objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë.

Si BE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar Kosovën për këto aksione, duke i konsideruar “të pakoordinuara dhe të njëanshme”.

Për pasojë, ka zëra në BE që besojnë se tani do të vështirësohet procesi i heqjes së masave ndaj Kosovës. Por, njëkohësisht, disa burime i kanë thënë REL-it se ka edhe vende anëtare të BE-së që janë të zemëruara, pasi besojnë që masat kanë shkuar përtej asaj që është pritur. Të gjithë kërkojnë heqjen e masave. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë ditë më parë se për shkak të mungesës së fondeve të BE-së, si rezultat i masave, Kosova është detyruar të ndajë fonde shtesë për një projekt, nga i cili përfitojnë minoritetet. Demush Shasha beson që Kosova duhet të marrë hapa për ta bindur bllokun evropian për heqje të masave, sepse nuk ka tjetër alternativë:

“Nuk besoj që duhet parë nga optika e drejtësisë apo e padrejtësisë, por duhet parë nga optika e obligimeve që ka marrë Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian, dhe kjo nuk është aq shumë çështje e drejtësisë”.

Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në veri është shtensionuar dhe masat nuk kanë më kuptim. Sipas tij, çfarëdo konstatimi tjetër në raportin e Borrellit, “do të ishte i padrejtë, do të përbënte shtrembërim të zhvillimeve në terren dhe domosdoshmërisht keqpërdorim të njëanshëm dhe të pakuptimtë të masave nga ana e KE-së”.

Edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Kosovë insistojnë që masat janë të padrejta. Ata ngrenë shpesh paralele me vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mosvendosjes së masave ndaj Serbisë për sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e quan terrorist. Beogradi i hedh poshtë këto akuza. Bashkimi Evropian ka thënë se është në pritje të një raporti të detajuar nga autoritetet kosovare të drejtësisë, për të marrë më pas një vendim./ REL

be kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj