LIVE UPDATES
Bota

DW: Bashkimi Europian përpara detyra të mëdha, por me arkat bosh dhe me disa vende në boxhe

Ndryshimi i klimës, armatosja, digjitalizimi, vendet e BE-së duhet të investojnë shumë në këto fusha. Por arkat janë bosh. Hendeku i madh mes dëshirave dhe realitetit luan rol edhe gjatë zgjedhjeve.

31 Maj 2024, 10:12 Nga r.ll
DW: Bashkimi Europian përpara detyra të mëdha, por me arkat bosh
foto ilustruese

BRUKSEL- Pakti "Green New Deal", synimi pra që deri në vitin 2050 të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të bëhen të padëmshme për klimën, është projekti më i madh i Komisionit të tanishëm Europian, që drejtohet nga Ursula von der Leyen. Për të realizuar këtë synim nevojiten çdo vit investime deri një bilion euro.

Edhe në periudha të qeta kjo është një detyrë e madhe. Por kohët e tanishme nuk janë të qeta. Sulmi rus kundër Ukrainës u ka treguar europianëve se duhet të shpenzojnë më shumë për sigurinë. Përveç kësaj vështirësi të mëdha krijohen nga sektori i energjisë, inflacioni, mungesa e krahut të specializuar të punës dhe koniunktura e dobët.

Si mund të financohen të gjitha këto, kur arkat janë bosh dhe disa vende kanë hyrë në borxhe të mëdha?

Për 20 vendet anëtare të zonës së euros, që kanë euron monedhë të përbashkët, gjendja është edhe më e komplikuar. Sepse në këtë zonë rregullat janë të qarta: Borxhet duhet të arrijnë në vit maksimalsht deri në 60 përqind të fuqisë ekonomike të vendit (prodhimit të brendshëm kombëtar bruto), dhe kufiri maksimal për deficitin në buxheti qeveritar është 3 përqind.

Rregullat e stabilitetit – u shfuqizuan por kanë hyrë sërish në fuqi

Gjatë Pandemisë së Coronës vlerat maksimale u shfuqizuan, por ndërkohë  ato janë vënë sërish në përdorim. Vendet që nuk i respektojnë ato, rrezikojnë të dënohen.

Kjo gjë nuk ka ndryshuar as gjatë reformimit të rregullave në shkurt të 2024-ës. Por që nga kjo periudhë, e reja është se mekanizmat krijojnë mundësi për më shumë fleksibilitet. Çdo vend mund ta vendosë vetë duke biseduar me BE-në, se kur dhe si do i verë në vijë financat.

Mbas bisedimeve disamujore reforma e rregullave të stabilitetit arriti në një kompromis tipik europian, por që ishte kompromis i mirë, thotë ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Kostis Hatzidakis, duke bërë njëkohësisht një paralajmërim.

"Janë tregjet financiare ato që i detyrojnë vendet të jenë të arsyeshme me financat. Kush e injoron këtë gjë, duhet të marrë një mësim të mirë siç e morën grekët dekadën e fundit,” tha Hatzidakis në Forumin Ekonomik të Brukselit, që u mbajt në muajin maj.

Mbas vitit 2010 Greqia ka qenë aq shumë e zhytur në borxhe, saqë nuk ishte më në gjendje të merrte para hua nga tregjet financiare. Pasojat ishin paketa e ndihmës dhe rregullat e forta për kursime si dhe humbja e sovranitetit.

Mbrojtja e klimës kundrejt rregullave për boxhet

Por jo të gjithë janë të një mendjeje, se kujdesi fiskal duhet të luajë një rol të rëndësishëm aktualisht. Tea Jarc nga Liga e Sindikatave Europiane argumenton se shpenzimet për luftimin e ndryshimit të klimës nuk janë shpenzime të papërgjegjshme konsumi, por janë investime jetike.

"Nëse ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë investimet e nevojshme, por vendosim rregulla kursimi, atëherë kjo do të thotë se pakti për klimën, Green New Deal, nuk ka prioritet ", thotë Jarc në Bruksel.

Debate të ngjashme zhvillohen në çdo vend anëtar të BE-së edhe për tema të tjera, duke filluar që me shpenzimet e nevojshme ushtarake, vazhduar me ristrukturimin e sistemit të shëndetësisë dhe pensioneve e deri tek digjitalizimi i ekonomisë. Çfarë duhet bërë atëherë?

Treg jo unik kapitalesh në BE

Një nga mundësitë për të lehtësuar sektorin publik, janë investimet më të mëdha në sektorin privat. Por edhe këtu europianët shohin se e kanë humbur lidhjen. Kur flitet për sasinë e popullsisë (450 milionë banorë) dhe prodhimin ekonomik (17 bilionë euro në vit) atëherë mund të thuash se BE është një gjigand. Por kur flitet për mobilizimin e kapitaleve private, atëherë është xhuxhmaxhuxh.

"Është vërtet turp, që ne në Europë nuk kemi ende një treg të përbashkët kapitali të zhvilluar plotësisht," ankohet ekonomistja polake dhe deputete e Parlamentit Europian, Danuta Hübner. "Tregu amerikan i kapitalit është dy herë më i madh se sa ai europian. Tregu ynë është i copëzuar dhe mungon likuiditeti." Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është se çdo vend i BE-së i vendos vetë rregullat ekonomike që nga kursimet e deri tek taksimi.

"Në tavolinat e diskutimeve publike nuk gjendet asnjë politikan europian, që të jetë kundër tregut të përbashkët europian të kapitalit,” thotë nga përvoja e vetë Komisari i BE-së për çështjet ekonomike, Paolo Gentiloni.

"Por kur bëhen bashkë ministrat e financave të vendeve anëtare, atëherë edhe hedhja e hapave më të vogla në këtë drejtim është jashtëzakonisht e vështirë, Sepse çdo vend kërkon të ruajë traditat dhe rregullat e veta, kontrollin e vet të tregut të kapitalit dhe instrumentet e veta të kursimeve.” 

Borxhe të përbashkëta?

Një burim tjetër parash do të ishte që vendet e BE-së të hynin në borxh bashkarisht. Gjatë Pandemisë së Coronës u vu në provë financimi i një pakete të madhe koniunkturore.

Tani është duke u kërkuar gjithnjë e më shumë, madje edhe nga vetë Komisari i Ekonomisë që hyrja në borxhe të bëhet nga vetë BE. Vetëm se emri ka ndryshuar, nuk quhet më eurobond, por „instrumenta të përbashkët për synimet e përbashkëta".

"Deri pesë vjet më parë ne nuk do të guxonim të diskutonim për këtë gjë, sepse shihej nga BE si ide e krisur", thotë Gentiloni. "Tani mund të flasim dhe është e domosdoshme që të përdorim instrumenta të përbashkët për synimet e përbashkëta në investime."

Por kërkesa të tilla përballen me kundërshtime të mëdha në disa vende të BE-së, mes të cilave Gjermania, Holanda ose Finlanda.

Taksimi i pasurisë në nivel BE-je

Prandaj Julia Cagé, profesore ekonomie në Shkollën e Lartë me emër të Parisit, Science Po, këshillon që gjatë kërkimit të burimeve financiare të mos harrohen ata që kanë shumë para: të pasurit dhe super të pasurit e Evropës. 

Propozimi që bën ajo është vendosja e taksave mbi pasuritë e mëdha, që do të bëhej direkt nga BE. Kjo do ta vështirësonte mos pagimin e taksave nga të pasurit. "Ne duhet ta bëjmë këtë gjë në nivel europian, sepse nuk do ketë shumë të pasur që do të largoheshin nga BE për këtë arsye," thotë Cagé në bisedë me Deutsche Wellen.

"Është e qartë se shumë të pasur nuk do të donin ta paguanin këtë taksë. Por nëse kjo do të bënte që ata të humbisnin pasaportën e BE-së, atëherë puna do të ishte ndryshe", thotë më tej ekonomistja. Nevojiten pra sanksione, kontrolle dhe administratë efektive financash. „Ne duhet të jemi vërtet seriozë për këtë gjë."

Taksë progressive mbi CO2

Të pasurit duhet të marrin pjesë më aktivisht se deri tani edhe në shpenzimet për luftimin e ndryshimit të klimës. "Shumë studime, mes të cilave edhe ato të kryera nga World Inequality Lab, kanë treguar se të pasurit e dëmtojnë më shumë klimën se sa të varfërit,” thotë Cagé. Makinat dhe shtëpitë në sasi dhe volum më të madh, jahtet dhe avionët, prodhojnë shumë dioksid karboni që emetohet në atmosferë.

Por vendosja e taksës së ambientit, e cila do të rritej me rritjen e sasisë së CO2 të emetuar, do të bënte që të pasurit të kontribuonin në mënyrë më të arsyeshme në financimin e kthesës energjetike, në analogji me taksën progresive mbi të ardhurat, ku sasia e taksës rritet me rritjen e të ardhurave, thotë Cagé.

Ky do të ishte një hap për më shumë drejtësi në shpërndarjen e kostove të ndryshimit të klimës. Dhe do të ishte një sinjal për ata që janë më pak të privilegjuar, duke u treguar se lufta kundër ndryshimit të klimës nuk është projekt i elitave urbane, thotë profesorja. Sepse shpesh perceptohet si e tillë, thotë ajo. Si pasojë, shtohet populizmi, shpesh populizmi i djathtë.

Marrë nga DW.

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër