LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Ndikimi i konfliktit ndaj ekonomisë në Izrael dhe Iran

Si ndikon konflikti midis Iranit dhe Izraelit në çmimin e naftës dhe në kushtet ekonomike në Izrael dhe Iran, në kohën kur po shkrepen raketa nga palët?

4 Tetor 2024, 09:54 Nga M.B
Analiza: Ndikimi i konfliktit ndaj ekonomisë në Izrael dhe Iran
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Pas sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës u rrit mëngjesin e së mërkurës. Nafta nga Deti i Veriut dhe ajo amerikane WTI u rritën të mërkurën në mëngjes me më shumë se një për qind e gjysmë, në 74,74 dhe 71,04 dollarë për fuçi (159 litra). Të martën çmimet u rritën me rreth 2.5 për qind.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se do të ketë hakmarrje ndaj Iranit, por pa zbuluar detaje. Objektivi mund të jenë objektet e naftës në Iran dhe vende të tjera strategjike, raportoi portali amerikan Axios, duke cituar zyrtarë izraelitë.

"Irani furnizon rreth katër për qind të kërkesave botërore me naftë. Tani pyetja kryesore është, nëse Arabia Saudite do të rrisë prodhimin e saj, nëse furnizimet iraniane ndërpriten apo jo?”, shkruajnë ekspertët e firmës analitike Capital Economics.

Eksporti i naftës

Eksportet e naftës janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për Iranin. Megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikësrivendosën sanksionet ndaj industrisë iraniane të naftës, Irani ende arrin të eksportojë naftë, kryesisht në Kinë.

Në vitin 2023, eksportet e naftës të Iranit ishin "më shumë se 35 miliardë dollarë", siç njoftoi ministri i Naftës Javad Owji në mars.

Për periudhën nga janari deri në maj 2024, një kompani analitike e specializuar në sektorin e energjisë llogariti rritje të mëtejshme të eksporteve, duke vlerësuar se Irani shet mesatarisht 1.56 milionë fuçi naftë në ditë (1 fuçi = 159 litra).

"Rritja e eksporteve u pasua me rritjen e prodhimit të naftës bruto, nga  kërkesa më e lartë nga Kina dhe zgjerimi i të ashtuquajturit "Flotat e errëta", sipas një raporti të qershorit 2024 nga Vortex.

Flota e errët ose 'flota hije' i referohet anijeve të fshehta që kontrabandojnë naftë dhe kështu anashkalojnë sanksionet. Sipas organizatës jofitimprurëse amerikane United Against Nuclear Iran (UANI), "flota e errët" e Iranit përfshin të paktën 383 anije.

Irani po shet naftën e tij me 20 për qind zbritje ndaj çmimit të tregut botëror, vlerëson kanali televiziv me qendër në Londër, Iran International, pasi kompensimi për rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuar blerësit për shkak të sanksioneve të SHBA. "Rafineritë kineze janë blerësit kryesorë të dërgesave të paligjshme iraniane të naftës, të cilat rishitësit më pas i përziejnë me mallra nga vende të tjera dhe në Kinë ato trajtohen më pas si importe nga Singapori ose vende të tjera”, shton kanali.

Monedha dhe inflacioni

Sanksionet zbatohen jo vetëm për industrinë e naftës, por edhe për transaksionet ndërkombëtare të pagesave me Iranin. Kjo çoi në një rënie të monedhës kombëtare, rialit. Në tregun e zi sot, iranianët duhet të paguajnë 580.000 rialë për një dollar amerikan. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndalimin e programit bërthamor të Iranit në vitin 2015, një dollar vlente vetëm 32.000 rialë.

Sanksionet dhe kursi i dobët i këmbimit kanë çuar në një rritje të çmimit të ushqimeve bazë - sepse Irani nuk është plotësisht i pavarur në furnizimin e tij ushqimor. Norma aktuale e inflacionit është rreth 40 për qind.

Fuqia ekonomike

Edhe pse të ardhurat nga eksportet e naftës janë stabilizuar vitet e fundit, Irani është larg të qenit një fuqi ekonomike. Popullsia e Iranit, me rreth 88 milionë banorë, është pothuajse dhjetë herë më e madhe se popullsia e armikut të saj kryesor, Izraelit (nëntë milionë). Megjithatë, prodhimi ekonomik i Iranit në vitin 2023 ishte 403 miliardë dollarë, dukshëm më pak se 509 miliardë dollarë të Izraelit.

Ndryshimet bëhen edhe më të dukshme kur krahasojmë produktin e brendshëm bruto (PBB) për frymë. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB për frymë në Iran vitin e kaluar ishte 4663 dollarë, ndërsa në Izrael ishte 52.219 dollarë.

Për klasën e mesme, situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm në dy dekadat e fundit. "Standardi i jetesës është kthyer në nivelin e 20 viteve më parë për shkak të sanksioneve," tha Djavad Salehi-Isfahani, një profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan të Virginia Tech, në një intervistë për Deutsche Welle.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës

Shuma të mëdha parash zhduken në strukturat jotransparente të sundimtarëve shiitë në Teheran. Në indeksin e Transparency International, i cili mat perceptimin e korrupsionit, Irani renditet i 149-ti nga 180 vende. Izraeli është në vendin e 33-të, SHBA-të në vendin e 24-të, ndërsa Gjermania në vendin e nëntë.

Veçanërisht i paqartë është roli i Gardës Revolucionare dhe fondacioneve fetare që kontrollojnë pjesët kryesore të ekonomisë së Iranit. Ata nuk paguajnë taksa, nuk duhet të paraqesin raporte financiare dhe janë përgjegjës kryesisht ndaj liderit politik dhe fetar të Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei.

Pakënaqësi në mesin e qytetarëve

Në Iran, presidenti zgjidhet me votim, herën e fundit në korrik 2024, por vendi nuk është një demokraci. Nga 80 kandidatë, Këshilli i Gardës konservatore miratoi vetëm gjashtë kandidatë për zgjedhje.

Regjimi përpiqet të ruajë paqen sociale me subvencione, për shembull për ushqim dhe karburant. Edhe pse përdor represionin, duket se i frikësohet pakënaqësisë së qytetarëve. Protestat shpërthejnë shpesh kundër lidershipit politik, të shkaktuara nga rritja e çmimeve ose mbajtja e detyrueshme e shamisë për gratë.

Një luftë me Izraelin do të ishte një barrë e madhe ekonomike për Iranin. Kjo mund ta detyrojë qeverinë të kursejë diku tjetër, gjë që do të rriste më tej pakënaqësinë brenda vendit./ DW

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj