4 Tetor 2024, 08:43
Nga M.B
Foto ilustruese
AZIA- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor. Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.
Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA. Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.
Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara. Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra trupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.
Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”. Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë.
Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K. Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani./ REL
korea e veriut
Bota
4 Tetor 2024, 08:18
E. D
kamla harris dhe dhunald trump
SHBA- Pavarësisht ngjarjeve të rëndësishme të zhvilluara javët e fundit në prag të&n...
Bota
4 Tetor 2024, 07:44
E. D
pamjen nga vendngjarja
BRAZIL- Dy burra të maskuar kanë ekzekutuar një grua 26-vjeçare në Brazil pasi e ndoqën n&...
Bota
4 Tetor 2024, 07:37
E. D
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Joe Biden duket se ka gjetur "raportin e artë" me Izraelin dhe për herë të parë d...
Bota
4 Tetor 2024, 07:30
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico bëri thirrje të enjten për një fund të shpejtë të konfliktit aktu...
Bota
4 Tetor 2024, 07:22
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha me anë të një deklarate se forcat e saj ajrore kishin vrarë kreun e rrjetit të Hama...
Bota
4 Tetor 2024, 07:19
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor t&eu...
Bota
3 Tetor 2024, 22:56
N.F
Maria Malmer Stenergard
SUEDI- Aktivistët pro-palestinezë ndërprenë një debat parlamentar suedez mbi vendbanimet izraeli...
Bota
3 Tetor 2024, 22:51
r.ll
foto ilustruese
SINGAPOR- Një ish-ministër i qeverisë së Singaporit u dënua të enjten me një vit burg pasi u deklarua fa...
Bota
3 Tetor 2024, 22:45
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre...
Bota
3 Tetor 2024, 22:34
N.F
foto ilustruese
TBILISI- Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të d...