All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Një ish-ministër në Singapor dënohet me një vit burg për marrje ryshfeti

Gjykatësi Vincent Hoong, në vendimin e tij, tha se ekziston një pritshmëri se drejtuesit e posteve të larta "duhet të shmangin çdo perceptim që i bën ata të duken se mund të ndikohen nga ryshfetet".

3 Tetor 2024, 22:51 Nga r.ll
Një ish-ministër në Singapor dënohet me një vit burg
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SINGAPOR- Një ish-ministër i qeverisë së Singaporit u dënua të enjten me një vit burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për marrje të paligjshme të dhuratave, në një çështje të rrallë penale që përfshin një ministër në qendrën financiare aziatike.

Ish-ministri i Transportit S. Iswaran ishte deklaruar fajtor javën e kaluar për një akuzë për pengim të drejtësisë dhe katër të tjera për pranimin e dhuratave nga njerëzit me të cilët kishte marrëdhënie zyrtare. Ai është ministri i parë që akuzohet dhe dënohet me burg në Singapor në gati 50 vjet.

Gjykatësi Vincent Hoong, në vendimin e tij, tha se ekziston një pritshmëri se drejtuesit e posteve të larta "duhet të shmangin çdo perceptim që i bën ata të duken se mund të ndikohen nga ryshfetet".

"Unë jam i mendimit se është e përshtatshme të shqiptohet një dënim që tejkalon pritshmëritë e të dyja palëve", tha gjykatësi Hoong ndërsa njoftoi vendimin e dënimit me 12 muaj burg për pesë akuzat. Mbrojtja kishte kërkuar jo më shumë se tetë javë burg, ndërsa prokuroria kishte bërë përpjekje për të siguruar një dënim prej gjashtë deri në shtatë muaj burg.

Gjykata miratoi kërkesën e ish-ministrit Iswaran për të shtyrë fillimin e dënimit të tij deri të hënën, njoftoi kanali televiziv “Channel News Asia”. Nuk është e qartë nëse ai do ta apelojë dënimin.

Ish-ministri Iswaran fillimisht u përball me 35 akuza, por prokurorët vendosën ta vazhdonin gjyqin me vetëm pesë prej tyre, ndërsa dy akuzat për korrupsion i reduktuan në një akuzë për marrje në mënyrë të paligjshme të dhuratave (ryshfet). Prokurorët thanë se do të aplikojnë që 30 akuzat e mbetura të merren në konsideratë për dënimin.

Zoti Iswaran mori dhurata me vlerë mbi 57,000 dollarë amerikanë nga Ong Beng Seng, një manjat malajzian i pasurive të patundshme me bazë në Singapor, dhe biznesmeni Lum Kok Seng. Dhuratat përfshinin bileta për garën “Formula 1” të Singaporit, verë, uiski dhe një biçikletë luksoze të markës “Brompton”. Sipërmarrësi Ong ka blerë të drejtën për organizimin e garës “Formula 1” në Singapor dhe ish-ministri Iswaran ishte kryetar dhe më vonë këshilltar i komitetit drejtues të garës “Grand Prix”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se së shpejti do të vendoste nëse do të padiste sipërmarrësit Ong dhe Lum pas përfundimit të çështjes kundër ish-ministrit Iswaran.

Ministrat e Singaporit janë ndër më të paguarit në botë. Megjithëse shuma e përfshirë në rastin e zotit Iswaran dukej të ishte relativisht e vogël, aktakuza e tij është dëmtuese për Partinë Veprimi Popullor në pushtet, e cila krenohet me imazhin e saj të pastër. Singapori u rendit ndër pesë vendet më pak të korruptuara në botë në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës “Transparency International”.

Ministri i fundit i kabinetit i akuzuar për korrupsion ishte Wee Toon Boon, i cili u shpall fajtor në vitin 1975 dhe u burgos për pranimin e dhuratave në këmbim të ndihmës për një biznesmen. Një tjetër ministër i kabinetit u hetua për korrupsion në vitin 1986, por vdiq përpara se ndaj tij të ngriheshin akuzat.

Ish-ministri Iswarani kishte dhënë dorëheqjen pak para se ndaj tij të ngriheshin akuzat për ryshfet. Gjyqi i tij vjen pak më shumë se katër muaj pasi Singapori emëroi kryeministrin e ri Lawrence Wong pasi Lee Hsien Loong dha dorëheqjen pas 20 vjetësh në detyrë./VOA

singapor

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet