LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Pas tragjedisë kishte pak shenja se protestuesit, që po fajësonin qeverinë për korrupsion dhe nepotizëm, do të siguronin përkrahje më të gjerë.

14 Shkurt 2025, 18:04 Nga E. D
Analiza: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë
foto ilustruese

SERBI- Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 15 personave në nëntor, ata nuk e kishin menduar se do të fitonin kaq shumë përkrahje nga publiku për një kauzë, e cila që atëherë ka nxitur mijëra protestues të mbushnin rregullisht rrugët e këtij vendi.

Pas tragjedisë kishte pak shenja se protestuesit, që po fajësonin qeverinë për korrupsion dhe nepotizëm, do të siguronin përkrahje më të gjerë.

“Nuk e menduam që do të kishim kaq shumë përkrahje, por njerëzit filluan të na bashkohen, mësuam si të organizohemi në fakultetet tona dhe në rrugë. Momentet e para ishin shumë më ndryshe nga ajo që po përjetojmë tani, ngaqë nuk besonim se kaq shumë njerëz do të na bashkoheshin. Por, tani në rrugë po shohim që ajo që po bëjmë është shumë e rëndësishme, që njerëzit po pajtohen me ne dhe mendojnë se ajo që po bëjmë është gjëja e duhur”, thotë studentja Marija Petroviç.

Tre muaj më vonë, demonstratat janë rritur duke u shndërruar në lëvizjen më të madhe protestuese në Serbi ndër vite. Studentëve, të cilët janë shumë të organizuar, iu bashkuan dhjetëra mijëra mësimdhënës, avokatë dhe punonjës të tjerë, duke bllokuar autostrada e sheshe, shkaktuar krizë kështu një krizë politike.

“I lamë mënjanë ideologjitë personale për shkak se kjo që po bëjmë këtu, është shumë më e rëndësishme. Po përpiqemi t’i bëjmë institucionet funksionale. Vendi po digjet aktualisht, nuk mund të mendojmë për orenditë, kur po përpiqemi të ndalim zjarrin. Nuk kemi as vullnetin e as kapacitetin të mendojmë në atë mënyrë. Kjo më ka bërë më tolerante ndaj botëkuptimeve të të tjerëve, përderisa po luftojnë për të njëjtin qëllim”, thotë zonja Petroviç.

Qeveria e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç mohon përgjegjësinë për tragjedinë si dhe për akuzat më të gjera rreth blerjes së votuesve, kufizimit të lirisë së mediave, dhunën ndaj kundërshtarëve dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Por Kryeministri i Serbisë Milosh Vuçeviç dhe ministrat e ndërtimit dhe tregtisë kanë dhënë dorëheqjen. Kjo nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët thonë se po protestojnë kundër një regjim autokratik.

Studentët protestojnë çdo ditë, duke ngjyrosur duart me bojë të kuqe si metaforë për, siç thonë ata, duart e përgjakura të qeverisë. Studentët flenë në ndërtesat universitare dhe po ushqehen me donacione. Mësimi është ndërprerë.

“Gjatë dy muajve të fundit po jetojmë së bashku në fakultetet tona, po hamë bukë bashkë, po bëjmë gjumë bashkë, po i kalojmë ditët bashkë. Përvoja ime nuk është më e veçantë apo më e rëndësishme se ajo e moshatarëve të mi. Ne vetëm jemi zëri përmes të cilit të gjithë moshatarët dhe kolegët tonë flasin. Ne veprojmë si komunitet, nuk kemi drejtues, as individë. Ne besojmë se komuniteti, pjesë e të cilit jemi, është shumë më i mençur dhe më i zgjuar se një individ i vetëm”, thotë studentja Petroviç.

Mesazhi i protestave – që qeveria t’i kryejë detyrat e saj me ndershmëri dhe se demonstratat nuk do të ndalen, deri sa kjo kërkesë të realizohet - po kontrollohet me rreptësi.

Zonja Petroviç thotë se protestuesit janë përballur me kërcënime dhe sulme fizike, por ato e kanë përforcuar më shumë vendosmërinë e tyre. Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumenteve që lidhen me rrëzimin e çatisë së stacionit, vënien para drejtësisë së përgjegjësve, pushimin e akuzave ndaj studentëve protestues dhe një buxhet më të lartë për shkollimin e lartë. Presidenti Vuçiç thotë se ai i ka përmbushur këto kërkesa.

Studentët nuk kanë bërë thirrje për rrëzimin e Presidentit serb Vuçiç. Por këmbëngulja e tyre, ka shkaktuar një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të gjatë të presidentit, thonë analistët politikë. Protesta e radhës pritet të mbahet të shtunën në Kragujevc, një tubim që pritet të jetë më i madhi deri më tani./VOA

protesta serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj