LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Tarifat e Trump trazojnë tregjet në mbarë botën

Edhe brenda SHBA-së, shumë aksionarë presin trazira, si ulje çmimesh, pasi Trump paralajmëroi qeveritë e huaja se do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat që ai i quajti “ilaç”.

7 Prill 2025, 16:29 Nga M.B
Analiza: Tarifat e Trump trazojnë tregjet në mbarë botën
Donald Trump

SHBA- Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu vendosur tarifa vendeve në mbarë botën ka filluar të trazojë tregjet anembanë globit. Edhe brenda SHBA-së, shumë aksionarë presin trazira, si ulje çmimesh, pasi Trump paralajmëroi qeveritë e huaja se do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat që ai i quajti “ilaç”. Tregjet e aksioneve në Azi pësuan rënie të ndjeshme, ndërsa në Evropë ranë në nivelin më të ulët që një vit e gjysmë.

Ndërkohë, edhe çmimet e naftës ranë dhe investitorët frikësohen se tarifat që Trumpi shpalli javën e kaluar mund të çojnë në rritje çmimesh, ulje të kërkesës dhe, potencialisht, në një recesion global. Ministrat e Bashkimit Evropian, të cilët nuk janë pajtuar për mënyrën se si duhet të kundërpërgjigjen ndaj Trumpit pa rrezikuar më shumë pasoja për kompanitë dhe konsumatorët e tyre, do të takohen të hënën në përpjekje për t’u pajtuar për një qëndrim të përbashkët.

Goldman Sachs – një nga bankat më të mëdha dhe më të njohura në botë, me seli në Nju Jork të SHBA-së – ka rritur në 45 për qind gjasat që SHBA-ja mund të përballet me recesion në 12 muajt e ardhshëm. Edhe banka të tjera të ngjashme, që merren me investime të mëdha, kanë rishikuar parashikimet e tyre. Ekonomistët në bankën JPMorgan, që më parë kishin parashikuar rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm prej 1.3 për qind, tani parashikojnë që tarifat ta shtyjnë ekonominë amerikane në një tkurrje prej 0.3 për qind.

Robert Pavlik, menaxher në firmën Dakota Wealth Management në SHBA, që ofron shërbime financiare për individë me pasuri të mëdha, thotë se njerëzit frikësohen se “më e keqja ende nuk ka ardhur”.

“Ata janë të shqetësuar për atë që vjen më pas – një recesion në vend dhe pastaj globalisht, që mund të çojë në një depresion të mundshëm”, tha Pavlik për Reuters.

Ndërsa tregjet amerikane po përgatiten për një goditje, Trumpi nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të tërhiqet nga vendimi i tij për vendosjen e tarifave, duke kritikuar Kinën për vendosjen e tarifave hakmarrëse dhe duke përsëritur thirrjen që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë normat e interesit.

Trumpi beson se ulja e normave të interesit mund të ndihmojë për të parandaluar një recesion, duke stimuluar ekonominë dhe duke mbajtur të lartë kërkesën për mallra dhe shërbime, pasi që normat më të ulëta të interesit i bëjna kreditë më të lira.

Treguesit e Aksioneve Amerikane ranë ndjeshëm të hënën dhe S&P 500 ishte gati të konfirmonte se çmimet e aksioneve do të bien për një kohë të gjatë. Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2008, gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, dhe gjatë shpërthimit të pandemisë COVID-19. Njoftimi për tarifat ka hasur në kritika nga liderët e tjerë dhe ka nxitur tarifa hakmarrëse nga Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, që e quajti sjelljen e Trumpit “ngacmim ekonomik”.

Pas një rënie të madhe në bursat e Kinës kontinentale dhe Hong Kongut të hënën, fondi sovran i Kinës ndërhyri për të përpjekur stabilizimin e tregut. Aksionet në Tajvan ranë pothuajse për dhjetë për qind – rënia më e madhe ndonjëherë brenda një dite në përqindje. Aksionet evropiane të mbrojtjes, që kishin performuar mirë më parë për shkak të pritshmërive për një bum shpenzimesh nga shtetet, ishin drejt rënies më të madhe ditore që nga prilli i vitit 2020.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i afërt i Trumpit në përpjekjet për të ulur shpenzimet e qeverisë, të shtunën tha se shpreson të shohë tarifa zero midis SHBA-së dhe Evropës. Të hënën, ai publikoi në rrjetet sociale një video të ekonomistit Milton Friedman që lavdëronte sistemin tregtar ndërkombëtar.

Investitorët dhe liderët politikë janë ende të pasigurt nëse tarifat e Trumpit janë pjesë e një regjimi të ri të përhershëm apo një taktikë negociuese për të marrë lëshime nga vende të tjera. Disa janë të shqetësuar, megjithatë, se një kundërpërgjigje me tarifa nga Evropa rrezikon të sjellë tarifa edhe më të larta për eksportuesit evropianë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në X se Evropa është e gatshmë të negociojë me SHBA-në, duke i ofruar heqjen e të gjitha tarifave ndaj mallrave amerikanë në këmbim për të njëjtën gjë nga SHBA-ja.

"Sepse ne jemi gjithmonë të gatshëm për një marrëveshje të mirë. Por gjithashtu jemi të përgatitur të reagojmë me kundërmasa. Dhe të mbrohemi nga efektet indirekte përmes zhvendosjes së tregtisë", tha Von der Leyen.

Kryeministri Shigeru Ishiba i Japonisë, një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit në Azi, gjithashtu po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Trumpin, por paralajmëroi se për këtë gjë mund të duhet kohë. Investitorët tani po vënë bast se rreziku në rritje i një recesioni mund ta shtyjë Rezervën Federale të SHBA-së të ulë normat e interesit që muajin tjetër. Deri tani, kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, ka sinjalizuar se nuk ka “nguti” për një gjë të tillë.

Disa qeveri në Azi tashmë kanë shprehur gatishmëri për të negociuar me SHBA-në për të shmangur detyrimet. Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, të dielën ofroi tarifa zero si bazë për bisedime, ndërsa një zyrtar qeveritar indian tha se Delhi nuk ka në plan të hakmerret. Udhëheqësi vietnamez, To Lam, ra dakord gjatë një telefonate me Trumpin të premten për ta diskutuar një marrëveshje. Në Evropë, ministrja e Tregtisë në Holandë, Reinette Klever, tha të hënën se fillimi i bisedimeve me Uashingtonin është thelbësor.

“Duhet të ulemi në tryezë me amerikanët dhe të shohim si mund të ulim këto tarifa,” tha ajo./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj