LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Trump zgjoi Evropën, por shtytja për paqe në Ukrainë rrezikon strategjinë ndaj Kinës

Gjermania, ekonomia e dytë më e madhe në NATO pas SHBA-së, në mars miratoi reforma që do t’ia mundësojnë të shpenzojë miliarda euro në mbrojtje.

26 Maj 2025, 07:28 Nga M.B
Analiza: Trump zgjoi Evropën, por shtytja për paqe në
Donald Trump

SHBA- Administrata të njëpasnjëshme amerikane kanë kërkuar për kohë të gjatë nga aleatët evropianë që ta mbajnë barrën e tyre në mbrojtjen e përbashkët, por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndjekur një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, duke pyetur publikisht pse duhet SHBA-ja të paguajë për mbrojtjen e kombeve të pasura evropiane.

Dhe, kjo retorikë e ashpër, sipas studiuesit amerikano-rus, Leon Aron, ka bërë që Evropa të zgjodhët nga gjumi i saj shumëvjeçar në çështjet e sigurisë kombëtare. Gjermania, ekonomia e dytë më e madhe në NATO pas SHBA-së, në mars miratoi reforma që do t’ia mundësojnë të shpenzojë miliarda euro në mbrojtje.

"Trump e zgjoi Evropën, pavarësisht se a e bëri me qëllim a jo", tha Aron për Radion Evropa e Lirë (REL). “Evropianët nuk e pëlqyen, por në fund, mendoj se rezultati ishte i shëndetshëm”.

REL-i bisedoi me Aron nga Instituti i Ndërmarrjeve Amerikane, me seli në Uashington, si pjesë e serisë së intervistave "Ndryshimet në Politikën e Jashtme të Amerikës".

Aron tha se vetëm Trumpi nuk do ta kishte bërë Evropën të rrisë investimet në mbrojtje. Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, duke shkaktuar luftën më të madhe në kontinent në 80 vjet, ishte element thelbësor.

"Kombinimi i Trump dhe Ukrainës i bëri ata të mendojnë seriozisht për mospërmbushjen e detyrimeve të mëdha në mbrojtjen kombëtare", tha Aron.

Nëse para një dekade vetëm tri vende evropiane anëtare të NATO-s shpenzonin 2% të prodhimit të tyre për mbrojtje, sot janë vetëm pak që nuk e bëjnë. Megjithatë, investimi i vogël evropian në mbrojtje për tri dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ka lënë gjurmë, tha Aron.

Derisa Trumpi kërkon ta zhvendosë një pjesë të fuqisë ushtarake nga Evropa drejt rajonit Azi-Paqësor për ta frenuar Kinën, aleatët do ta kenë të vështirë ta mbulojnë boshllëkun, sipas tij.

"Do t’u duhen vite evropianëve për të mbushur boshllëkun e lënë nga SHBA", tha Aron. “Ata e kuptojnë tani, por si do ta arrijnë teknikisht këtë rritje të madhe në buxhetet e mbrojtjes mbetet për t'u parë”.

Aron, i lindur në Moskë, fokusohet në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe politikën e brendshme ruse. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai shërbeu në Bordin e Guvernatorëve të Transmetimeve, i cili mbikëqyrte funksionimin e mediave të financuara nga qeveria amerikane, përfshirë edhe REL-in. Ai gjithashtu ka qenë këshilltar për çështjet ruse i ish-guvernatorit të Masaçusit, Mitt Romney, gjatë përpjekjes së pasuksesshme të këtij të fundit për të qenë kandidati presidencial i Partisë Republikane në vitin 2012.

Gjatë luftërave të SHBA-së kundër talibanëve dhe Al-Kaedës, Romney në vitin 2012 deklaroi se Rusia - dhe jo terrorizmi ndërkombëtar - ishte “armiku kryesor gjeopolitik” i Uashingtonit. Dy vjet më vonë, Putini urdhëroi aneksimin e Krimesë, duke nisur një luftë me Ukrainën që u përshkallëzua në një pushtim të plotë tetë vjet më vonë.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump ka bërë përpjekje të fuqishme për një përfundim të negociuar të luftës në Ukrainë. Pas përpjekjeve diplomatike të dështuara për të bindur Putinin që të pranonte një armëpushim 30-ditor, Trump më 16 maj tha se kishte nevojë të takohej me liderin e Kremlinit për ta përfunduar konfliktin.

“Nuk besoj se do të ndodhë ndonjë gjë, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa unë dhe ai të takohemi”, u tha Trump gazetarëve.

Tre ditë më vonë, ai e zhvilloi bisedën e tretë telefonike me Putinin dhe duket se doli nga ajo bisedë duke ia mbajtur anën liderit rus: se një armëpushim mund arrihet vetëm pasi Kievi dhe Moska të arrijnë marrëveshje për kontrollin territorial dhe vendosjen e paqeruajtësve, përveç tjerash.

Besohet se Putini po fiton kohë sepse forcat e tij kanë përparuar në terren dhe ai ende nuk i ka arritur synimet e tij madhore të luftës, pavarësisht se pretendon jashtëligjshëm se pesë rajone ukrainase janë të Rusisë. Trump pranoi se Putin mund ta përdorë për të fituar kohë dhe kërcënoi me sanksione të reja, por megjithatë e paraqiti telefonatën e 19 majit si një sukses.

“Sa larg mund ta shtyjë Putin Trumpin është ndoshta çështja kyçe në këtë situatë”, tha Aron.

Aron tha se edhe Trumpin, si pothuajse çdo president amerikan që nga Franklin D. Roosevelt, e josh ideja e menaxhimit të marrëdhënieve me Moskën.

“Ka diçka pothuajse fetare në këtë”, tha ai. “Trump nuk bën përjashtim”.

Por, ndryshe nga paraardhësit e tij, Trump nuk ia delegon këtë çështje diplomatëve me përvojë. Ai preferon një qasje personale. Ai caktoi mikun e tij, Steve Witkoff, pa përvojë qeveritare, për të zhvilluar bisedimet me Rusinë. Por, kjo qasje, tha Aron, mund të jetë duke i shërbyer strategjisë së Putinit.

“Ndryshe nga se mendon Trump, mendoj se Putini beson se mund ta manipulojë atë”, tha Aron.

“Gjithçka që duhet të bëjë ai është t’ia masazhojë egon herë pas here, t’i bëjë ndonjë përshëndetje nga Kremlini, dhe gjërat do të ecin në favor të tij. Fatkeqësisht, deri tani po funksionon”, theksoi ai.

Putini nuk i ka kufizuar qëllimet e tij të luftës, tha Aron. Udhëheqësi i Kremlinit ende synon ta pushtojë Ukrainën, edhe pse kostot e vazhdimit të luftës janë marramendëse. Sipas Aron, pranimi i një armëpushimi në vijën e tanishme të luftës bart rreziqe për popullaritetin e tij, edhe pse shumë rusë duan që lufta të marrë fund. Por, lufta e gjatë në Ukrainë ka pasoja strategjike përtej Evropës, sidomos për qëllimin e Trumpit për të përqendruar politikën e jashtme të SHBA-së tek Kina.

“Pikërisht sepse mendoj se administrata Trump dëshiron të shmangë një luftë me Kinën për Tajvanin, duhet ta shtyjë Putinin të kënaqet me diçka që nuk është disfatë për Ukrainën”, tha Aron.

Ai shtoi se shpërblimi për agresionin rus mund ta inkurajojë Pekinin. Ai gjithashtu e përmendi ndihmën e Kinës në këtë luftë.

“Pa Kinën, kjo luftë nuk do të ekzistonte”, tha Aron. “Kina në thelb financon të paktën gjysmën e shpenzimeve ruse në fushën e betejës përmes blerjes së naftës ruse. Xi Jinping vazhdon ta mbajë këtë linjë jetike”.

Ndërkohë, politikat tregtare proteksioniste të Trumpit mund t’i dëmtojnë aleancat e nevojshme për t’u përballur me Kinën, tha Aron. Trump akuzoi si aleatët, ashtu edhe kundërshtarët, për praktika tregtare të padrejta dhe vendosi tarifa 10% ndaj shumicës së vendeve.

“Nëse tregu amerikan kufizohet nga tarifat, Euroja — veçanërisht Gjermania — mund të kthehet përsëri nga Kina”, tha Aron. “Gjermania u pasurua gjatë tri dekadave të fundit duke eksportuar drejt Kinës, kryesisht makina dhe produkte luksi. Ata u joshën nga politikat e Xi-së, por mund të detyrohen të kthehen”.

Situatë e ngjashme është edhe në Jugun Global, ku SHBA, Kina dhe Rusia po garojnë për ndikim. Vende si Vietnami, Kongo dhe Zimbabve mund të orientohen kah Kina nëse e humbin qasjen në tregun amerikan, tha ai. Trump po përpiqet gjithashtu të kufizojë përfshirjen ndërkombëtare të SHBA-së, duke ulur ndihmën ndërkombëtare dhe duke planifikuar, sipas raportimeve, reduktimin e pranisë diplomatike në Afrikë. Disa mbështetës të Trump e kanë shpërfillur Afrikën si jostrategjike, por Aron tha se tërheqja nga kontinenti do të ishte gabim.

Nuk është vetëm se Rusia dhe Kina do të zënë vendin bosh; grupet terroriste ndërkombëtare gjithashtu do të përfitojnë, tha ai, duke përmendur Nigerinë dhe Malin ku grupet islamike militante janë aktive.

“Vetë prania ka një domethënie të madhe simbolike”, tha ai. Administrata Trump i ka mbrojtur këto politika, duke thënë se synon t’i përafrojë ndihmat dhe investimet me synimet e politikës së jashtme./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit