All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza: Votuesit amerikanë përballë një fushate të re presidenciale

Korrespodenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns na njeh me reagimet e disa votuesve amerikanë mbi këto ndryshime në fushatën presidenciale.

24 Korrik 2024, 15:06 Nga M.B
Analiza: Votuesit amerikanë përballë një fushate të re
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Votuesit në Shtetet e Bashkuara po përballem me një fushatë të re presidenciale, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi për një mandat të dytë dhe Nënpresidentja Kamala Harris ka të ngjarë të jetë e emëruara e Partisë Demokrate për t‘u përballur me Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns na njeh me reagimet e disa votuesve amerikanë mbi këto ndryshime në fushatën presidenciale. Në vendlindjen e Joe Bidenit, në Skranton të Penslilvanisë, votuesi Eric Boylan thotë se demokratët nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të nxisnin largimin e tij nga gara.

“Ai është një udhëheqës shumë i mirë. Por po ashtu bie dakord me idenë se koha e tij ka mbaruar dhe është momenti që ai të bëjë mënjanë dhe t’i hapë udhë dikujt tjetër”, shprehet votuesit Boylan.

Votuesja Kristine Stoll thotë se nëse zoti Biden nuk është në gjendje të jetë kandidat, atëherë ai nuk duhet të jetë më as president.

“Ai duhet të ishte tërhequr shumë kohë më parë. Ai duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Gjendja e tij mendore nuk është aq e qëndrueshme që të mund të drejtojë këtë vend”, shprehet Kristine Stoll, votuese në Pensilvani.

Votuesi Daniel Brennan ndan mendimin se emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e Partisë Demokrate shton mundësitë që kjo forcë politike të shënojë fitore përballë kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump.

“Anketimet e nxjerrin mirë Harrisin përballë Trumpit. Mendoj se ajo ka mundësi reale për të fituar”.

Votuesi Bill Mills i cili po viziton Uashingtonin thotë se zonja Harris ka përgjegjësinë e saj në dështimin adminsitratës së Presidentit Biden në sektorin ekonomik.

“Ne jemi përballur me rritje të çmimeve të ushqimeve, të karburantit dhe kostos së jetesës. Jetesa jonë është bërë më e vështirë tani. Nënpresidentja Harrris ka përgjegjësi për këtë. Ndaj do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohet ky mendim pasi ekonomia ka goditur jetët tona”, shprehet ai.

Në Miçigan votuesi Jason Potts thotë se ndryshimi i kandidatit presidencial shton mundësitë që Partia Demokrate të ketë më shumë mbështetje nga votuesit e rinj.

“Mendoj se ata prisnin që dilte një kandidat më i fortë. Do të shohim nëse kjo kandidate është Kamala. Por pa dyshim ajo ka më shumë energji”, shprehet zoti Potts.

Si nënpresidente zonja Harris ka bërë përpjekje për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm.

Votuesi në Florida Ran Gil thotë se për shkak se ajo ka dështuar në kontrollin e kufirit, nuk mund të jetë presidente.

“Kamala nuk ka asnjë vlerë. Kamala është më keq se Joe. Janë njësoj. Nuk besoj se do e votojë njeri Kamalën. Asjë nuk e mbështet atë. Ajo kishte një detyrë, të menaxhonte çështjen e kufirit”.

Në Uashington votuesja Alicia Jefferson shpreson se njerëzit nuk do të kufizohen tek fakti që nënpresidentja është një grua me ngjyrë, por do të vlerësojnë arritjet e saj.

“Shpresoj që njerëzit të shkojnë përtej përkatësisë racore dhe ta vlerësojnë atë. Por jetojmë në një botë që disa njerëz do e vlerësojnë, disa jo. Shpresoj që njerëzit të mos e shfrytëzojnë prejardhjen e saj për ta penguar që të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh votuesja Jefferson.

Votuesi nga Nju Jorku Andrew Varshavsky thotë se çdo kandidat demokrat do ta ketë të vështirë ta mundë zotin Trump.

“Edhe nëse zoti Biden do kishte qëndruar në garë, ose kushdo që do jetë kandidat tani, do ta ketë të vështirë të fitojë përballë Trumpit. Unë jam demokrat. Besoj se do jetë e vështirë për ne që të fitojmë këtë garë pavarësisht se çfarë ndodh”, shprehet zoti Varshavsky.

Zonja Harris duket se ka siguruar përkrahjen e numrit të nevojshëm të delegatëve që të jetë e emëruara e partisë, por duhet pritur Kuvendi Kombëtar Demokrat, muajin e ardhshëm, që ajo të marrë zyrtarisht emërimin e forces së saj politike, për të qenë kandidatja që do të sfidojë Donald Trumpin, në 5 nëntor./ VOA

shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj