24 Korrik 2024, 13:21
Nga E. D

UKRAINË- Sulmet me granata dhe raketa të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës lanë së paku dy persona të vrarë, plagosën disa dhe dëmtuan infrastrukturën në portin e Danubit, Izmajill, njoftuan zyrtarët rajonalë të mërkurën. Një grua e moshuar u vra në qytetin jugor të Hersonit, sipas administratës ushtarake rajonale.
“Ushtria ruse goditi një ndërtesë banimi në qarkun Dnjepër të Hersonit. Fatkeqësisht, një grua 77-vjeçare u vra dhe trupi i saj u gjet nën rrënojat e shtëpisë së saj", thuhet në njoftimin e shpërndarë në Telegram.
Disa sulme me raketa në Harkiv qytetin e dytë më të madh të Ukrainës vranë së paku një civil, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.
Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës, tha se se dronët rusë goditën zonën e portit të Danubit, Izmajill, i cili është i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.
“Infrastruktura e portit dhe një ndërtesë banimi janë sulmuar nga rusët”, shkroi Kiper në Telegram dhe shtoi se tre persona janë plagosur.
Kiper tha se sulmi dëmtoi disa instalime të portit dhe shkaktoi flakë, të cilat i shuan zjarrfikësit.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.
Ukraina - infrastruktura civile dhe energjetike e së cilës është shkatërruar nga sulmet ruse me raketa dhe dronë - është duke sulmuar javëve të fundit instalimet e rafinerisë së naftës në Rusi, si dhe objektet e tjera për prodhimin e karburanteve, të cilat punojnë për ushtrinë ruse./REL
lufta rusi ukraine
Bota
24 Korrik 2024, 13:11
E. D
Kamala Harris
SHBA- Pas vendimit të presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kama...
Bota
24 Korrik 2024, 12:39
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Ministri i jashtëm Dmytro Kuleba tha se Ukraina është e gatshme të fillojë bisedimet e paqes m...
Bota
24 Korrik 2024, 12:31
E. D
pamje nga vendngjarja
MEKSIKË- Pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e e...
Bota
24 Korrik 2024, 11:54
M.B
Një vilë e sekuestruar e Radoiçiç gjendet pranë Liqenit të Ujmanit.
KOSOVA- Me ndryshim-plotësimet e një udh&eu...
Bota
24 Korrik 2024, 11:10
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Është publikuar një video e re ku tregon momentit kur agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia mb&...
Bota
24 Korrik 2024, 10:42
r.ll
faton hajrizi, albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur lidhur me ekzekut...
Bota
24 Korrik 2024, 10:45
E. D
fotot ilustruese
SUEL- Koreja e Veriut ka hedhur balona me mbeturina afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut në Seu...
Bota
24 Korrik 2024, 10:23
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat q...
Bota
24 Korrik 2024, 10:25
r.ll
kamala harris, donald trump
SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit n&e...
Bota
24 Korrik 2024, 10:00
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri janë djegur ditën e djeshme 10 hektarë ...