LIVE UPDATES
Bota

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, dritare për më shumë drejtësi

Të qenët pjesë e këtij mekanizmi mund të jetë një ndihmesë e madhe për Bekim Gashin nga Tërnja - Komuna e Suharekës - i cili, tash e 23 vjet, nuk ka gjetur drejtësi për nënën dhe katër motrat e vrara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

14 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, dritare
Keshilli i Europes

Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një instrument i rëndësishëm për qytetarët, në rastet kur janë viktima të shkeljes së të drejtave të tyre.

Të qenët pjesë e këtij mekanizmi mund të jetë një ndihmesë e madhe për Bekim Gashin nga Tërnja - Komuna e Suharekës - i cili, tash e 23 vjet, nuk ka gjetur drejtësi për nënën dhe katër motrat e vrara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Gashi ka qenë dëshmitar në një gjykatë të Beogradit, në procesin gjyqësor kundër dy ushtarakëve serbë, Pavlle Gavrilloviq dhe Rajko Kozllina, të akuzuar për masakrën në Tërnje. I pari është liruar nga akuzat, ndërsa i dyti ndodhet në arrati qëkur është dënuar me 15 vjet burgim, në vitin 2019.

Gashi thotë se aplikimi i Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës e ka motivuar atë edhe më shumë për të kërkuar drejtësi, përmes ushtrimit të padisë kundër Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Do të doja shumë që të vazhdoja më tutje”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë, por shton se i duhet mbështetje financiare dhe juridike për ta bërë një të tillë.

“Në qoftë se do të kem përkrahje nga institucionet e Kosovës, unë kurrë s’kam për të heshtur derisa të vij te drejtësia. Dihet se si ka shkuar procesi në Beograd. Ka qenë gjykim formal, vetëm sa për të thënë se kinse po gjykohet. Në fund: zero. I dënuari është arratisur”, tregon Gashi.

Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kohën kur ata konsiderojnë se shteti i caktuar ua ka shkelur të drejtat. Kjo gjykatë trajton çdo rast kur ankuesi është personalisht dhe drejtpërdrejt viktimë e shkeljes së të drejtave dhe garancive të përcaktuara në protokollet e saj.

Shkelja duhet të jetë kryer nga një shtet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ankuesi duhet t’i ketë shfrytëzuar, paraprakisht, të gjitha shkallët e gjykimit në vendin ku kanë ndodhur shkeljet.

Nënshkruese të Konventës janë të 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Serbinë.

Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se përfitimi më i madh nga anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, do të jetë pikërisht qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo gjykatë, sipas Mushkolajt, përfshihet drejtpërdrejt për t’i detyruar shtetet që t’i respektojnë të drejtat e garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pa atë mekanizmin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ne u nënshtrohemi plotësisht kthetrave të institucioneve të Kosovës dhe gjyqësorit të Kosovës. Dhe, në fund, maja më e lartë ku ne mund t’i adresojmë shkeljet e të drejtave të njeriut, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo, po ashtu, shpreh bindjen se anëtarësimi në Këshill të Evropës do të ndikojë edhe në forcimin e gjyqësorit të Kosovës.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do ta shtrëngojë gjyqësorin tonë që ta respektojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mund ta merrni me mend se si do të ndihej gjyqësori ynë, nëse vendimet ia rrëzon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Mushkolaj.

Sipas rregullave, nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton shkelje të një ose më shumë të drejtave dhe garancive që parasheh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjykata mund të nxjerrë vendime detyruese që i obligojnë shtetet të pajtohen me të.

Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, thotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte një hap shumë pozitiv për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës, përveç instancave vendore, do të kishin qasje në një instancë më të lartë, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo, shton ajo, do t’i bënte institucionet e Kosovës më të përgjegjshme.

“Institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë më vigjilente, shumë më të përgatitura, sepse vendi mund të përballet pastaj me një numër shumë të lartë të ankesave, të cilat qytetarët mund t’i dërgojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Kryeziu.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj.

Aplikacionin për anëtarësim e shqyrton Komiteti i Ministrave evropianë dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e shumicës prej dy të tretave.

Aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës ka nxitur reagime të ashpra në Serbi, ku zyrtarët e atjeshëm janë zotuar se do të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme në botë./REL

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para