LIVE UPDATES
Bota

Anëtarësimi në KiE/ Gjermania: Kosova të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e Lajçakut

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, apelon te Kosova që të bëjë gjithçka është e mundur për t'u anëtarësuar në KiE.

16 Maj 2024, 22:16 Nga r.ll
Anëtarësimi në KiE/ Gjermania: Kosova të dërgojë
annalena baerbock dhe albin kurti

GJERMANI- Berlini pret që Kosova të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE): "Vjeshtën e kaluar, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ua paraqiti qeverive të Kosovës dhe Serbisë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASMM), të cilin ai e koordinon.

Ky draft-statut merr parasysh të gjitha vijat e kuqe të përcaktuara nga ligji kushtetues i Kosovës", thuhet në një përgjigje që Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi DW-së të enjten, më 16 maj, në mbrëmje. "Qeveria gjermane është e mendimit se një shumicë prej 2/3 në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim do të sigurohej, nëse qeveria Kurti do të dorëzonte këtë draft në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim para mbledhjes së Komitetit të Ministrave. Pasi të ndërmerret ky hap, një votim në Komitetin e Ministrave mund të vendoset në rendin e ditës me një perspektivë të arsyeshme për një shumicë prej 2/3 midis shteteve anëtare që kanë të drejtë vote. Qeveria gjermane po e mbështet Kosovën në përmbushjen e të gjitha parakushteve për pranimin në Këshillin e Evropës", thuhej në përgjigje.

Përgjigja vjen pasi qeveria e Kosovës kishte dërguar në Sekretariatin e Këshillit të Evropës një letër, ku informohej se po përgatiste një draft-statut mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili do t'i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Tre vendet e QUINT-it, Gjermania, Franca dhe Italia, kërkojnë nga Kosova që të bëjë hapa përpara në këtë pikë kaq të diskutuar në kuadër të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe nga draft-statuti i kërkuar nga BE, në letrën e firmosur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, bëhej fjalë për draft-statutin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, i cili bazohet kryesisht në propozimin fillestar franko-gjerman.

Baerbock apelon te Kosova

Më parë, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, apeloi te Kosova që të bëjë çfarë është e mundur për t’u anëtarësuar në KiE. “Kosova duhet të hyjë në Këshillin e Evropës,” tha Baerbock. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira dhe atyre që janë përgjegjës në Kosovë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të arrijmë shumicën e nevojshme për anëtarësimin sa më të shpejtë.”

Ngjashëm u shpreh edhe Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës: “Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për të luajtur një rol në këtë, dhe këtë e ka bërë edhe përmes një letre dërguar për çështjen e pakicave serbe dhe Asociacionit të Komunave,” tha ai. Por deputeti socialdemokrat i dha si porosi ministres para nisjes për në Strasburg, ku do të merrte pjesë në Ministerialin vjetor, që të mos harrojë rezultatin e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Më shumë se 80% e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan në favor të pranimit të Kosovës. Partia Socialdemokrate dhe partitë e koalicionit qeveritar e mbështesin këtë anëtarësim, prandaj Kosova duhet të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.”

Ecejake diplomatike

Në fillim të javës, një zëdhënës i qeverisë gjermane i kishte thënë Deutsche Welle-s se “duhet vetëm një hap i vogël, që Kosova të rrisë ndjeshëm numrin e mbështetësve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e konkretisht dërgimin pikërisht në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Një kërkesë kjo, që vendet e QUINT-it ia kishin përcjellë në mënyra të ndryshme qeverisë së Kosovës, ndër të tjera, edhe gjatë telefonatave që kryeministri Kurti kishte zhvilluar me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Qeveria e Kosovës e kishte refuzuar vazhdimisht këtë kërkesë dhe gjatë këtyre javëve është përpjekur në të gjitha mënyrat që të ndryshojë së paku qëndrimin e Gjermanisë në këtë pikë. Albin Kurti ka qenë dy herë në Berlin brenda tri javëve të fundit, ku ndër të tjera ishte takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Së fundmi, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përpjekur të marrë mbështetjen e qeverisë gjermane, në një bisedë telefonike të zhvilluar dy ditë më parë me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Por Gjermania nuk lëvizi.

Knut Abraham kërkon mbledhje të posaçme të Komitetit të Ministrave

Knut Abraham, nga CDU/CSU-ja në opozitë, e kritikoi në seancën e Bundestagut stafin e kancelarit Olaf Scholz për këtë qëndrim: "Nuk e kuptoj pse skeptikët në Kancelarinë Federale nuk e kuptojnë se kjo është një mundësi historike,” tha ish-diplomati, i cili, para se të bëhej deputet, kishte punuar më parë në Kancelarinë Federale (në kohën e Angela Merkelit). "Nëse flitet për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, tani është koha, tani duhet të merret edhe vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës në KiE.” 

Abraham sugjeroi që të mblidhet sërish Komiteti i Ministrave të Jashtëm në një seancë të posaçme, tani që Kosova është treguar e gatshme të dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. "Ky është një moment historik. Dhe qeveria e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm.”

Fitore e fushatës agresive të Serbisë

Mosvendosja e vendimit për Kosovën në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të KiE konsiderohet nga shumë vëzhgues si fitore e fushatës së Serbisë për të sabotuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Oliver Rolofs, ekspert i sigurisë dhe ish-shef i komunikimit i Konferencës së Sigurisë së Mynihut e kritikon faktin se kandidatja e BE-së, Serbia, e cila ka marrëdhënie më të forta me Rusinë dhe Kinën sesa me vetë BE-në, ka aq shumë ndikim në politikën e BE-së për Kosovën. “Politika agresive e Serbisë, e mbështetur nga Rusia, po çon në përshkallëzimin e tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. BE-ja dhe SHBA-ja deri më tani i janë përgjigjur këtij agresioni me politika qetësuese, të cilat po e përkeqësojnë situatën. Në vend që BE-ja t’i tregojë Serbisë vijat e kuqe, ajo e lë veten që Serbia të luajë me të,” i tha Rolofs DW.

Elefant në dhomë

Në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti është festuar për rezistencën e tij të ashpër kundër krijimit të asociacionit. Megjithatë, nuk janë të paktë ata që do të donin të shihnin më shumë pragmatizëm. Artan Muhaxhiri, analist politik nga Prishtina, i tha DW-së se tani miratimi në Komitetin e Ministrave të Këshilllit të Evropës është i pamundshëm. Muhaxhiri kritikon faktin që qeveria Kurti nuk e shfrytëzoi këtë rast të rrallë dhe nuk e dërgoi draft-statutin e kërkuar para kësaj jave. “Paradoksi është se problemi i Asociacionit të Komunave mbetet ende një elefant në dhomë. Shmangia e vazhdueshme e këtij problemi vetëm sa do të sjellë bllokada të mëtejshme."

Një muaj më parë, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, organizata më e rëndësishme ndërshtetërore evropiane për të drejtat e njeriut, dukej i arritshëm. Me një shumicë mbresëlënëse prej mbi 82 përqind, deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg votuan për pranimin e shtetit më të ri evropian si anëtarin e 47-të. Ky vendim pasoi rekomandimin e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila më parë kishte shqyrtuar përshtatshmërinë e Kosovës si raportuese.

Krahas Bjellorusisë dhe Rusisë, Kosova është i vetmi vend evropian që nuk është anëtar i Këshillit të Evropës. Rusia u largua pas agresionit ndaj Ukrainës. Për Kosovën, anëtarësimi në një nga organizatat ndërqeveritare më të vjetra dhe më të rëndësishme në Evropë do të ishte një hap i mëtejshëm drejt konsolidimit të pozitës së saj në bashkësinë ndërkombëtare. Deri më sot, Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia, është njohur zyrtarisht nga 116 vende, ndër ta 34 nga 46 anëtarët e Këshillit të Evropës.

Marrë nga DW.

annalena baerbock kosove gjemani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj