LIVE UPDATES
Bota

Xi dhe Putin zotohen të thellojnë lidhjet strategjike mes të dy vendeve

Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë dhe u zotua të thellojë partneritetin mes tyre ndërsa priti presidentin rus Vladimir Putin për bisedime në Pekin.

16 Maj 2024, 21:29 Nga E. D
Xi dhe Putin zotohen të thellojnë lidhjet strategjike mes të dy
vladimir putin dhe xi jiping

RUSi- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet për vizitë dy ditore në Pekin ku nënshkroi me Presidentin kinez Xi Jinping një deklaratë për thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kina është kthyer në partnerin kryesor tregtar dhe ushtarak të Rusisë pasi perëndimi i vendosi Moskës sanksione të ashpra për shkak të agresionit në Ukrainë. Njohës të të dyja vendeve thonë se me këtë vizitë po konfirmohet se Moska, në përpjekje për të shmangur sanksionet e perëndimit, është kthyer në partnerin me rëndësinë më të vogël në lidhjet Kinë – Rusi.

Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë dhe u zotua të thellojë partneritetin mes tyre ndërsa priti presidentin rus Vladimir Putin për bisedime në Pekin.

“Ne nënshkruam një deklaratë të përbashkët për thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik në mes të dy vendeve me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha presidenti Xi.

Vizita e Presidentit rus tek një nga aleatët e tij më të fortë vjen ndërsa forcat e vendit të tij po bëjnë një ofensivë në rajonin e Kharkivit në Ukrainën verilindore.

“Sigurisht që do ta informoj Presidentin e Kinës për situatën rreth krizës në Ukrainë. Ne u jemi mirënjohës miqve dhe kolegëve kinezë për iniciativat që kanë bërë për zgjidhjen e këtij problemi”, tha presidenti Putin.

Ofensiva ruse në veri të rajonit Kharkiv është ngadalësuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, natyra e ofensivës në këtë zonë tregon se trupat ruse po përpiqen të mos depërtojnë më thellë, por të krijojnë një distancë pranë kufirit ndërkombëtar.

Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj këtij konflikti, por i ka mbështetur pretendimet e Moskës se Rusia e nisi sulmin ndaj Ukrainës pasi u provokua nga perëndimi. Kina gjithashtu vazhdon të furnizojë me pajisje industrinë ruse të prodhimit të armëve.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Pekini është bërë partneri më i besueshëm ekonomik dhe diplomatik i Moskës pasi vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rrepta ekonomike në përgjigje të sulmit rus në Ukrainë.

Sipas Drejtorit të Qendrës ‘Wilson’ në Institutin Kennan, William Pomerantz Kina po e ndihmon Rusinë në shumë mënyra, por kjo vizitë sipas tij, tregon edhe një gjë tjetër gjë rëndësi.

“Mendoj se Putini po tregon se Rusia është partneri më i vogël në marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe ai do të përpiqet të sigurohet që Kina do ta mbështesë Rusinë në çdo lloj negociate ndërkombëtare ose në thelb të gjejë një mënyrë për të kapërcyer sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Pomerantz.

Ish Ambasadori amerikan në Rusi, John Tefft thotë se edhe në Moskë është krijuar përshtypja se Moska është partneri më i vogël në lidhjet me Kinën dhe se kjo bie në kundërshtim me atë që vetë Presidenti rus thotë kur flet se si dëshiron që Rusia të rifitojë statusin e një fuqie të madhe.

“Statusi i fuqisë së madhe nuk është në përputhje me të qenit një shtet vasal”, thotë zoti Tafft.

Të dy eskpertët thonë se Kina gjithashtu mundohet të tregohet e kujdesshme që të mos përballet vetë me sanksione.

“Presidenti Xi po përpiqet të balancojë këtë mbështetje për Rusinë dhe përpjekjen për të promovuar një model më autoritar në botë përballë nevojës për të shitur mallrat kineze në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, që janë blerësit e mëdhenj të pajisjeve kineze”, thotë zoti Tafft.

Kina propozoi një plan paqeje në vitin 2023 për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ai u refuzua nga Kievi dhe perëndimi pasi nuk përfshinte largimin e trupave ruse nga pjesët e Ukrainës që janë marrë nën kontroll nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar një plan paqeje dhe Zvicra do të jetë vendi organizator i bisedimeve muajin e ardhshëm, por Rusia nuk është ftuar në takim.

Udhëtimi i Presidentit Putin në Kinë është vizita e tij e parë jashtë vendit që kur ai u rizgjodh në mars për një mandat të pestë në detyrë. Kjo është vizita e tij e dytë në Kinë në gjashtë muaj.

Disa materiale në këtë raport u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’. Gazetari i shërbimit Mandarin të Zërit të Amerikës, John Xie dhe gazetarja e shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës, Tatiana Vorozhko gjithashtu kontribuan në këtë raport./VOA

vladimir putin xi jiping

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj