16 Maj 2024, 19:31
Nga r.ll
michael martens
TIRANË-Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me çështjen e pranimit të Kosovës në Këshillit të Europës. Në në lidhje live me Syri Tv, Martens pranoi ekzistencën e një letre nga Gjermania, Franca dhe Italia për këtë çështje, por u shpreh se vetë akoma nuk e ka parë.
"Ajo që mund të them se unë kam dëgjuar të njëjtën gjë, nuk e kam parë letrën origjinale, por e kam dëgjuar. Ka disa forca në kancelarinë gjermane që nuk u pëlqen që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Europës. Është një shumicë e qartë brenda parlamentit gjerman, të cilit janë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, por ka disa forca që nuk janë të kënaqura me këtë. Këshilltari kryesor i zotit Scholz, i cili ka qenë i stacionuar në këtë rajon, që ka qenë kundër përfshirjes së Kosovës si anëtare në Këshillin e Europës.", u shpreh ai.
Sipas gazetarit, nesër në mbledhjen e ministrave europiane nuk do të diskutohet çështja e Kosovës, ndërsa strategjia është që pranimi në Këshillin e Europës të realizohet në qershor.
"Nga informacionet më të fundit që kam nesër, në axhendë nuk do të diskutohet çështja e Kosovës. Duket se ka një strategji tani që Kosova tani të dërgojë një draft të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për të vërtetuar që qeveria e Kosovës nuk është kundër krijimit të këtij asociacioni. Gjermania herë pas here është shprehur duke thënë se duhet të integrojmë Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Kjo është theksuar veçanërisht nga kancelari Scholz pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. Tani është mundësia për ta bërë këtë. Pas një muaji, në qershor do pranohet Kosova. Mendohet se kjo është strategjia e këtyre personave që mbështesin pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës," tha Martens.
Sipas tij, Kosova është mësuar me faktin që gjithmonë duhet të plotësojë kushte që nuk lidhen fare me procesin. Kjo ndodhi edhe me çështjen e liberalizimit të vizave, por po ndodh tani edhe me çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Europës.
michael martens kosova keshilli i europes
Bota
16 Maj 2024, 19:32
E. D
foto ilustruese
GJEORGJI- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit t&eu...
Bota
16 Maj 2024, 19:16
E. D
foto ilustruese
NIGERI- Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëv...
Bota
16 Maj 2024, 18:57
E. D
foto ilustruese
MALI I ZI- Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqë...
Bota
16 Maj 2024, 18:48
E. D
foto ilustruese
LETONI- Shërbimet letoneze të sigurisë kanë bërë dy arrestime të personave të dyshuar p&e...
Bota
16 Maj 2024, 18:31
E. D
foto ilustruese
DANIMARKË- Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen njoftoi sot një paketë të re të ndihmës ...
Bota
16 Maj 2024, 18:22
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjermania, Italia dhe Franca i janë përgjigjur letrës së dërguar nga Qeveria e Kosovës drejtuar ...
Bota
16 Maj 2024, 18:14
E. D
foto ilustruese
JEMEN- Të gjitha anijet e destinuara për portet izraelite do të jenë në shënjestër të Houthis ...
Bota
16 Maj 2024, 18:02
E. D
Hrvoje Zekanoviç
KROACI- Një ditë pas plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico, parlamenti kroat u konstituua dhe u mbajt seanc...
Bota
16 Maj 2024, 17:53
E. D
Mahmoud Abbas
PALESTINË- Qeveria palestineze nuk ka marrë mbështetjen financiare që priste nga partnerët ndërkombëtar&eu...
Bota
16 Maj 2024, 17:34
E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se kishte marrë kërcënime pas atentatit ndaj homologut t&eum...