LIVE UPDATES
Bota

Anëtarësimi në NATO/ Kryeministri suedez pritet të takohet me Erdogan, synon ta bindë për heqjen e vetos

Por, Turqia e ka penguar ratifikimin e kërkesës së tyre, duke i akuzuar se po strehojnë militantë të jashtëligjshëm kurdë. Erdogan, i cili synon të rizgjidhet president vitin e ardhshëm, është në një pozitë të mirë, pasi e ka bindur homologun e tij rus, Vladimir Putin, të mos i bllokojë më eksportet e drithërave nga Ukraina.

8 Nëntor 2022, 13:59 Nga DOSJA
Anëtarësimi në NATO/ Kryeministri suedez pritet të takohet
Flamuri suedez dhe ai i NATO-s

SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara të martën, në një tentim për ta bindur Turqinë t’i japë fund kundërshtimit për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, Suedia dhe Finlanda i dhanë fund politikës së tyre të kahershme të neutralitetit dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Por, Turqia e ka penguar ratifikimin e kërkesës së tyre, duke i akuzuar se po strehojnë militantë të jashtëligjshëm kurdë. Erdogan, i cili synon të rizgjidhet president vitin e ardhshëm, është në një pozitë të mirë, pasi e ka bindur homologun e tij rus, Vladimir Putin, të mos i bllokojë më eksportet e drithërave nga Ukraina.

Ai dhe Kristersson do të takohen në pallatin presidencial në orën 15:15 dhe pastaj do të mbajnë konferencë për media. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e vizitoi Ankaranë javën e kaluar për ta shtyrë përpara kërkesën e Suedisë dhe Finlandës.

“Anëtarësimi i tyre do ta bëjë aleancën tonë më të fuqishme dhe popujt tanë më të sigurt”, tha ai, duke shtuar se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO “do t’ia dërgonte Rusisë një mesazh të qartë”.

Stoltenberg theksoi se dy vendet kishin pranuar t’i bëjnë disa koncesione ndaj Turqisë qysh në qershor, përfshirë këtu kërkesën e Turqisë që “të dyshuarit për terrorizëm” të deportohen ose ekstradohen. Në një shkrim për gazetën suedeze, Aftonbladet, të hënën këshilltari i Erdoganit, Fahrettin Altun, e shprehi “optimizmin e matur” që qeveria e re e krahut të djathtë në Stokholm do të ndërmerrte “hapa konkretë” për t’i adresuar shqetësimet e Turqisë.

Turqia e akuzon Suedinë, në veçanti, për qëndrime të lehta ndaj Partisë militante të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe degës së saj siriane, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG). Ankaraja ka thënë se në qershor u kishte dërguar Suedisë dhe Finlandës një listë të njerëzve për ekstradim.

Që nga atëherë, Stokholmi e ka autorizuar një ekstradim për mashtrim. Edhe Suedia, edhe Finlanda thonë se vendimet për ekstradime bëhen nga gjykatat. PKK-ja është futur në listë të zezë nga Ankaraja dhe shumica e aleateve të saj perëndimore. Por, YPG-ja ka qenë kyçe në aleancën ushtarake të drejtuar nga SHBA-ja për luftimin e grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Përderisa Suedia në të kaluarën ka shprehur përkrahje për YPG-në dhe kahun e tyre politik, qeveria e Kristersson duket se po distancohet nga ta.

“Ka një lidhje shumë të ngushtë mes këtyre organizatave dhe PKK-së, që është një organizatë terroriste e listuar nga Bashkimi Evropian”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, të shtunën.

Në tetor, Billstrom kishte thënë për agjencinë e lajmeve AFP se ishte i bindur se Suedia mund t’i realizojë kërkesat e Turqisë. Ndërsa, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, u tha gazetarëve të hënën se ai priste që anëtarësimi në NATO “të ndodhë në një afat të arsyeshëm kohor”. Megjithatë, disa analistë besojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë në qershor të vitit 2023 mund t’i vonojnë kërkesat e vendeve nordike.

“Turqia do ta ratifikojë anëtarësimin e tyre kur të besojë se është momenti më i mirë për ta luajtur atë kartë”, thotë Ilke Toygur, profesoreshë e gjeopolitikës evropiane në Universitetin Carlos III në Madrid, Spanjë.

“Unë kam përshtypjen se shumë vende në NATO tashmë supozojnë se zgjerimi do të ndodhë vitin tjetër, madje ndoshta edhe në gjysmën e dytë të vitin të ardhshëm”, tha ajo për AFP.

“Supozohet se Turqia është gjithashtu duke tentuar të negoviojë për gjëra të tjera. Mund të bëhet fjalë për [avionët] F16. Mund të bëhet fjalë për marrëdhëniet e tyre me Rusinë”.

Senatorë amerikanë kanë kërcënuar me bllokimin e shitjes së avionëve luftarakë F16 për Ankaranë nëse Turqia nuk i jep fund mosmarrëveshjeve kufitare detare me Greqinë. Turqia, që synon të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë, nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës dhe ka marrë një sistem rus të mbrojtjes raketore, ndërkohë që e furnizon Kievin me dronë luftarakë.

“Mbetet të shihet nëse Erdogani mendon se ai ka mjaftueshëm shenja vullneti të mirë nga Suedia dhe nëse është në interesin e tij politik dhe ushtarak të shpallë fitoren, ose nëse mendon që vazhdimi në linjën e deritanishme do t’i shërbejë më mirë fushatës së tij elektorale”, tha një burim diplomatik evropian.

Ka ende “mundësi të arsyeshme” që Turqia t’i ratifikojë kërkesat për anëtarësim në NATO para zgjedhjeve të vitit 2023, tha burimi.

Marrë nga REL

nato turqi suedi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj