LIVE UPDATES
Bota

Armenia dhe Azerbajxhani e finalizojnë marrëveshjen për paqe! Cilat janë pengesat mbeten mes dy vendeve?

Ky është një hap i madh drejt dhënies fund të armiqësove mes këtyre dy vendeve.

13 Mars 2025, 20:45 Nga M.B
Armenia dhe Azerbajxhani e finalizojnë marrëveshjen për paqe!
Kryeministri armen, Nikol Pashinian (majtas) dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

ARMENIA- Armenia dhe Azerbajxhani - të cilat kanë luftuar disa herë mes vete prej fundit të viteve ’80 - e kanë finalizuar tekstin e një marrëveshjeje të shumëpritur për paqe, e cila synon vendosjen e marrëdhënieve formale mes tyre. Ky është një hap i madh drejt dhënies fund të armiqësove mes këtyre dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Armenisë konfirmoi më 13 mars se Jerevani i ka pranuar propozimet e Azerbajxhanit mbi dy nenet e mbetura të pakoordinuara të marrëveshjes, duke përmbyllur në mënyrë efektive negociatat rreth tekstit. Ajo ka propozuar konsultime me Azerbajxhanin për datën dhe vendin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, u tha gazetarëve në Jerevan pak pas njoftimit të Ministrisë se draft-marrëveshja e paqes është kompromis dhe se vendi i tij është i gatshëm t’i fillojë konsultimet për kohën e nënshkrimit të marrëveshjes.

"Nuk mbajnë asnjë fshehtësi nga shoqëria jonë në atë tekst, i cili, në fakt, u publikua veçmas nen për nen. Nuk mendoj se mund të thuhet se shoqëria nuk është e njoftuar me përmbajtjen", tha Pashinian, duke theksuar se Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të vendosin forca të huaja përgjatë kufirit pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov, u tha gazetarëve më 13 mars se "procesi i negociatave mbi tekstin e marrëveshjes së paqes ka përfunduar zyrtarisht", duke shtuar se "dy klauzolat e fundit të pazgjidhura janë adresuar, dhe Armenia ka pranuar propozimet e Azerbajxhanit".

Pavarësisht kësaj arritjeje, Azerbajxhani këmbëngul se marrëveshja nuk mund të nënshkruhet derisa Armenia ta rishikojë Kushtetutën dhe kuadrin e saj ligjor për ta hequr çdo referencë për pretendime territoriale mbi rajonet brenda Azerbajxhanit, duke iu referuar kryesisht Nagorno-Karabakut.

"Ky është parakusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes", tha Bayramov.

Zhvillimet e fundit vijnë pas bisedimeve disavjeçare për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje. Nagorno-Karabaku, me një popullsi të madhe armene, ishte nën kontrollin e autoriteteve etnike armene nga fillimi i viteve ‘90, pas një lufte shkatërruese midis dy fqinjëve pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, pas një ofensive të shkurtër por intensive ushtarake të Azerbajxhanit në shtator të vitit 2023, udhëheqja separatiste u dorëzua dhe rajoni, tani zyrtarisht i quajtur Karabak, u riintegrua në Azerbajxhan. Lufta çoi në eksodin masiv të më shumë se 100.000 armenëve etnikë nga ky rajon, duke i dhënë fund dekadave të sundimit separatist.

Pas luftës së fundit për kë rajon, Armenia dhe Azerbajxhani rifilluan bisedimet për një marrëveshje paqeje për ta njohur zyrtarisht integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Një nga pengesat kryesore në bisedime ka qenë pozicioni ligjor i Armenisë në lidhje me statusin e Nagorno-Karabakut si territor azerbajxhanas. Bakuja ka argumentuar prej kohësh se Kushtetuta e Armenisë përfshin pretendime territoriale të nënkuptuara mbi Nagorno-Karabakun, dhe zyrtarët azerbajxhanas këmbëngulin se kjo duhet të ndryshohet para se marrëveshja të mund të nënshkruhet./ REL

armenia dhe azerbajxhani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj