LIVE UPDATES
Bota

Armëpushimi nisi në mesnatë, Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të marrëveshjes prej disa orësh

Tensionet midis vendeve të Azisë Juglindore mbi kufirin e tyre shekullor të kontestuar u përshkallëzuan në maj kur një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje.

29 Korrik 2025, 08:35 Nga r.ll
Armëpushimi nisi në mesnatë, Tajlanda akuzon Kamboxhian për
foto ilustruese

TAJLANDË- Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje “të qëllimshme” të një armëpushimi që të dy vendet kishin rënë dakord të hënën për t'i dhënë fund përplasjeve kufitare që kanë vrarë të paktën 33 persona dhe kanë zhvendosur mijëra të tjerë. Ky është një fillim i pasigurt për armëpushimin, i cili kishte për qëllim t’i jepte fund pesë ditëve bombardimesh dhe sulmesh me raketa përgjatë kufirit të përbashkët.

Ushtria tajlandeze thotë se ndaloi të shtënat pas mesnatës, por vazhdoi të sulmohej nga pala kamboxhiane "në vende të shumta" deri në mëngjesin e sotëm. Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk kishte pasur “përleshje të armatosura” midis dy palëve që kur armëpushimi filloi në mesnatë.

Një takim midis komandantëve lokalë, i cili ishte pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, është shtyrë dy herë dhe mund të mos ndodhë fare. Tensionet midis vendeve të Azisë Juglindore mbi kufirin e tyre shekullor të kontestuar u përshkallëzuan në maj kur një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje.

Ato u përshkallëzuan në një konflikt të plotë javën e kaluar pasi pesë ushtarë tajlandezë u plagosën në një shpërthim mine tokësore. Tajlanda mbylli disa nga pikat e saj kufitare, dëboi ambasadorin kamboxhian dhe tërhoqi ambasadorin e vet nga Phnom Penh.

Pasi të dyja palët shkëmbyen zjarr herët të enjten, Kamboxhia qëlloi disa raketa në Tajlandë, duke vrarë disa civilë. Më shumë civilë vdiqën nga të dyja palët në ditët në vijim, dhe dhjetëra mijëra të tjerë u evakuuan në strehimore. Shkëmbimet intensive të zjarrit midis dy ushtrive vazhduan deri në mesnatë të hënën, afati i fundit për armëpushim, me Tajlandën që nisi më shumë sulme ajrore ndaj pozicioneve kamboxhiane.

Por të martën në mëngjes, përpara se Tajlanda të pretendonte se armëpushimi ishte shkelur, kryeministri i Kamboxhias Hun Manet tha se "vijat e frontit janë zbutur" që nga mesnata. Sipas marrëveshjes, të dyja palët kishin rënë dakord të tërhiqnin ushtritë e tyre dhe të pranonin një lloj monitorimi të pavarur për të parandaluar përplasje të mëtejshme.

Hun Manet dhe homologu i tij tajlandez Phumtham Wechayachai u takuan të hënën në Malajzi në një takim të ndërmjetësuar nga udhëheqësi i saj Anwar Ibrahim. Një Kamboxhia e pakët në numër kishte kërkuar një armëpushim dhe udhëheqësi i saj e quajti atë një takim shumë të mirë. Tailanda, e cila fillimisht ngurronte të negocionte, ra dakord pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të ndalonte bisedimet mbi tarifat derisa Tailanda dhe Kamboxhia të ndalonin luftën.

Një mosmarrëveshje që daton dekada më parë

Në fakt, debati midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se një shekull më parë, kur kufijtë e dy kombeve u hartuan pas pushtimit francez të Kamboxhias. Gjërat zyrtarisht u acaruan në vitin 2008, kur Kamboxhia u përpoq të regjistronte një tempull të shekullit të 11-të të vendosur në zonën e kontestuar si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s - një veprim që u prit me protesta të ashpra nga Tajlanda.

Gjatë viteve ka pasur përleshje sporadike që kanë parë ushtarë dhe civilë të vrarë nga të dyja palët. Tensionet e fundit u përshkallëzuan në maj pasi një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje. Kjo i zhyti marrëdhëniet dypalëshe në pikën e tyre më të ulët në më shumë se një dekadë.

Në dy muajt e fundit, të dy vendet kanë vendosur kufizime kufitare ndaj njëra-tjetrës. Kamboxhia ndaloi importet nga Talanda, të tilla si frutat dhe perimet, dhe ndaloi importimin e shërbimeve të energjisë dhe internetit. Të dy vendet kanë forcuar gjithashtu praninë e trupave përgjatë kufirit në javët e fundit.

tajlande kamboxhia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj