Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai deklaroi se armët e gjetura nga policia e Kosovës nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se Policia e Kosovës publikisht ka nxjerrë në pah numrat serial të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit që janë prodhuar në fabrikat serbe të Sllobodës, Krushikut.
BOSNJE-HERCEGOVINË-Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiç ka mohuar se armët e përdorura në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, ishin blere në qytetin boshnjak të Tuzllës, siç pretendohet nga autoritetet serbe, duke e quajtur gjithçka "gënjeshtër".
“Unë mund të kuptoj se Serbia është ekspozuar gjatë ditëve të fundit ndaj presioneve dhe dënimeve të forta nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Nikshiç.
“Shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike, për fat të keq, kanë hartuar një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë për sulmin terrorist në vendin fqinj. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime adekuate, të shpejta dhe të sakta të bazuara në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, ka thënë Nikshiç, raporton N1info.
Ai deklaroi se armët e gjetura nga policia e Kosovës nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se Policia e Kosovës publikisht ka nxjerrë në pah numrat serial të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit që janë prodhuar në fabrikat serbe të Sllobodës, Krushikut/
"Sipas ligjeve të vendit tonë, gjatë eksportimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, deri në gëzhoja individuale, në çdo vend tjetër kryhen procedurat më të rrepta sipas standardeve të NATO-s dhe në bashkëpunim me NATO-n. Kërkohet gjithashtu një certifikatë “përdoruesi fundor” (certifikatë për përdoruesin përfundimtar të mallit) dhe leje nga katër ministritë shtetërore (Ministria e Mbrojtjes, Sigurisë, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike), si dhe vërtetime nga Ministria kompetente e Punëve të Brendshme për emrat e drejtuesve të mjeteve, numrat e regjistrimit përcaktimin e mjeteve që kryejnë transport, rrugët e lëvizjes etj. Natyrisht, të gjitha informacionet objektive thonë se shërbimet serbe kanë publikuar informacione të rreme. Ata rillogaritën nëse mendonin se një shaka e tillë do të kalonte pa reagim. I bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush janë ata në të vërtetë”, tha Nikshiç.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmwruar se në rast se lufta në Ukrain&...
Liderët Evropianë KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksim...
Pamje nga operacioni SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë organizuar një operacion policor ku sipas burimeve është shkatërruar n...
Foto e ambasadorit nga Beogradi SERBI-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropia...
Pamjet e turistit INDI-Një turist është regjistruar duke medituar gati i zhveshur pranë një tempulli te shenjte indonezian, duke q...
SHBA-Një grua në New York kishte ngecur me orë të tëra në skelën pranë një porti. Kamera e një polici ka fil...
Xhelal Zveçla KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovë Xhelal Zveçla ka deklaruar se që nga sulmi i 24 shtatorit, besimi i n...
Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin RUSI- Më shumë se një muaj nga rrëzimi i avionit që vrau shefin mercenar të Wa...
Singapor SINGAPOR-Të kesh një makinë në Singapor, një nga vendet më të shtrenjta në botë , ka qen&e...
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç SPANJË- Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Scholz nuk arritën që t&eu...