LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi mohon

Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren.

6 Tetor 2023, 07:27 Nga a.l
VOA: Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi mohon
Liderët Evropianë

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan "të stilit të Krimesë", siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon.

Tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe bënë që NATO-ja të vendos shtimin e forcave paqeruajtëse në terren.

Çështja u diskutua përgjatë punimeve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Presidentja Osmani i cilësoi veprimet e Serbisë si "të dala nga libri i (Vladimir) Putinit i vitit 2014".

"Edhe gati 25 vjet pas luftës (në Kosovë), e njëjta mendësi ekziston në Serbi, e cila është të rrëmbejë territore të të tjerëve", theksoi ajo, duke bërë thirrje për garanci sigurie si dhe sanksione ndaj Serbisë pas "aktit të saj të agresionit”.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmbajtur, sanksionuar dhe për të penguar Serbinë që të kryej agresionin e ardhshëm kundër Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha presidentja Osmani.

Serbia ka mohuar akuzat e Kosovës se ka trajnuar dhe mbështetur grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish të enjten pohimet se Serbia ka grumbulluar forca shtesë të ushtrisë në kufirin me Kosovën, ndërsa konfirmoi se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai i Bashkimit Evropian Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për të parë nga afër situatën në kufirin ndërmjet të dyja vendeve.

Ne jemi vendi që do të ruajmë paqen dhe qetësinë dhe unë jam i sigurt për këtë”, tha presidenti serb në Granada.
Përgjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian, nuk pati ndonjë takim ndërmjet udhëheqësve të të dyja vendeve.

"Unë as nuk kam biseduar me Prishtinën, ata as nuk duan të flasin", u tha gazetarëve presidenti serb Vuçiç.
Presidentja Osmani tha më herët gjatë ditës se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës.

Në mbrëmje ajo tha se tashmë ka një situatë të re dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është më “një punë e zakonshme”.

“Thjesht nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për çështjet teknike apo planet e renditjes së zbatimit të marrëveshjes, kur neni një i propozimit gjermano-francez që u bë propozim i Bashkimit Evropian u shkel rëndë nga Serbia”, tha ajo.
Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

Marrëveshja nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon mes tjerash marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Asnjë hap me peshë nuk është hedhur deri tani për përmbushjen e saj, ndërsa vëzhguesit thonë se sulmi i 24 shtatorit mund të ketë dëmtuar rëndë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj