LIVE UPDATES
Bota

Arrestimi i 3 qytetarëve serbë në Podujevë në Merdarë/ Dëshmia e familjarit: Policia serbe më tha se u prangosën se janë shqiptarë

Pas këtij njoftimi reagoi Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ), duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë përmes Serbisë, por të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative deri në, siç tha, qetësim të situatës, që do të garantonte liri të lëvizjes.

14 Qershor 2023, 18:35 Nga a.l
Arrestimi i 3 qytetarëve serbë në Podujevë në
Kufiri

KOSOVË-  Tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Labinot Maliqi nga komuna e Podujevës ka denoncuar se dy familjarë të tij janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare - pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi, po ashtu, për Radion Evropa e Lirë se është njoftuar në lidhje me “arrestimet e reja” nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd.

Sipas Ministrisë, është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, ashtu si edhe misionet tjera diplomatike në këtë vend.

“Po ashtu, është dërguar shkresë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thonë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Familjari i të arrestuarve, Labinoti, thotë se nuk ka informacione për ta që nga orët e mbrëmjes së 13 qershorit.

"Më 13 qershor, rreth orës 16:30, së bashku me vëllain dhe dhëndrin kemi qenë duke kaluar nga Serbia për në shtetin e Gjermanisë. Në kufi, ata i ndaluan. I pyeta se cila është arsyeja? Policia serbe më tha: Vetëm se jeni shqiptarë. Ata janë rrëmbyer sepse nuk ka ndonjë arsye apo vepër penale për ndalim apo arrestim”, thotë Labinoti citon REL.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë.

“Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Pas këtij njoftimi reagoi Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ), duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë përmes Serbisë, por të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative deri në, siç tha, qetësim të situatës, që do të garantonte liri të lëvizjes.

“Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës është vështirësuar edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës në dhe nëpër Serbi. Situata do të bëhet edhe më e rëndë për bashkatdhetarët, pasi jemi në prag të fillimit të pushimeve verore dhe shumica e tyre e zgjedhin Serbinë si rrugë më e shkurtër për në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. / REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj