Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pse nuk kanë dëshmuar në polici? A kanë ata lidhje me shefin e mafias?
ITALI- Hetimet lidhur me të shkuarën dhe veprimtaritë kriminale të bosit të mafias italiane 'Cosa Nostra' gjatë 30 viteve arrati vijojnë. Një dëshmitar i ka treguar hetuesëve se Messina merrte pjesë në festa e ahengje borgjezësh me personalitete të njohura. Ai gjithashtu ka treguar se në një nga këto festa e cila u zhvillua në një vilë në zonën e Palermos, ku ishte i pranishëm bosi i mafias italiane i shumëkërkuar nga drejtësia, ishte edhe një polic, politikan i njohur dhe një mjek gjithashtu me popullaritet në Sicili. Dëshmitari nuk ka përmendur emra, por pyetja që ngrihet është nëse ata e kanë vënë re prezencën e bosit të 'Cosa Nostras' gjatë festës? Pse nuk kanë dëshmuar në polici? A kanë ata lidhje me shefin e mafias?
“Po flasim për një Matteo Messina Denaro që frekuentonte sallone të rëndësishme të borgjezisë dhe merrte pjesë sikur asgjë të mos kishte ndodhur në festa. Kam denoncuar dëshminë që më kanë dhënë te Rosët. Dëshmitari është një person i denjë, që bën një jetë normale, që kishte frikë të fliste – vazhdon La Vardera – sepse gjërat që ai mund të thoshte ishin shumë delikate dhe flisnin pikërisht për atë zonë gri që mund të kishte mbrojtur shefin e arratisur departamenti që arrestoi së fundmi superbosin", tha dëshmitari.
Mediat italiane raportojnë se, deputeti rajonal e ka takuar përmes një njohjeje të përbashkët dhe e ka pyetur se pse ka zgjedhur t'i tregojë gjithçka atij dhe jo magjistratëve dhe organeve të rendit.
“Fatkeqësisht, kam shumë frikë, nuk i besoj askujt. A do të më besoni mua nëse në të njëjtën tavolinë shihni njerëz që mund të përfaqësojnë ligjin së bashku me Matteo Messina Denaro?”, është përgjigja e dëshmitarit.
Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'?
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
Pamjet e avionit GREQI- Janë publikuar pamjet e para të rrënojave të F-4 të Forcave Ajrore që ra pak para or&e...
Ambulanca GREQI- Një fëmijë 2 vjeç është duke luftuar me jetën në spitalin e Chanias. Foshnja ësht intu...
Karabinieret ITALI- Një bandë kriminale është shkatërruar në Itali. Autoritetet italiane ka vënë në pranga 5 ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Instituti “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar draft-...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë. Kj...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini pretendoi sot se ish-kryeministri britanik Boris Johnson gënjeu kur tha se Presidenti Vladimir Putin e k&e...
Tanke RUSI- Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë q&eum...
Takimi KOSOVË- Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ, Alim Rama dhe sekretari për marrëd...
sulmi ne Pakistan PAKISTAN- Një shpërthim në një xhami vrau të paktën 28 besimtarë dhe plagosi 150 të tjerë n&...
Fatmire Berisha KOSOVË- Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë n&e...