LIVE UPDATES
Bota

Asosacioni i Komunave Serbe/ Escobar i 'prerë': Duhet të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës

Ai ka folur edhe rreth planit franko-gjerman, i cili mbështetet edhe nga SHBA-ja, ndërkaq ka deklaruar se shpreson që të dyja vendet do ta pranojnë.

3 Shkurt 2023, 16:16 Nga a.l
Asosacioni i Komunave Serbe/ Escobar i 'prerë': Duhet të
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për strategjinë amerikane të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i Washingtonit në një intervistë për “The Pavlovic Today”, ka përsëritur se politika amerikane është e qartë se kryesorja në këtë proces duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Politika jonë ka qenë shumë e qartë… Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën, duhet të reduktojnë barrierat në tregti, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin para drejt integrimit evropian”, pohoi Escobar.

Ai ka folur edhe rreth planit franko-gjerman, i cili mbështetet edhe nga SHBA-ja, ndërkaq ka deklaruar se shpreson që të dyja vendet do ta pranojnë.

Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim është një hap i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm. Shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por, ndërkohë ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Zyrtari amerikan ka këmbëngulur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet.  Sipas tij, ky është ende vizioni i tyre.

“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë detyrimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja përse vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Kjo, nuk mund të mos bëhet”, u shpreh Escobar.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor ka treguar se si duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Pra, tani brenda këtij konstrukti, qëndrimi ynë është që duhet të jetë diçka që nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionalitetin e Kosovës. Me fjalë të tjera, asnjë model i ‘Republika Srpska’. Tani, ajo që bën, për mendimin tim, është se e ndihmon Kosovën të marrë përsipër shërbimet dhe çështjet që serbët në veri aktualisht kërkojnë nga Beogradi t’i bëjë – do të transferohen, të gjitha ato shërbime duhet të ofrohen nga Qeveria e Kosovës. Dhe nëse Serbia ka ndonjë zë në të, kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente, dhe përsëri, sipas ligjeve të Kosovës. Pra, ky është vizioni ynë. Çfarëdo të bënte kjo, do t’u ofronte këtyre komunave aftësinë për të koordinuar dhe krijuar ekonomi për gjëra të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor—të gjitha në gjuhën serbe—heqja e mbeturinave, shërbimet e ambulancës, llojet e gjërave që komunat tashmë i bëjnë, por ato do të jenë në gjendje të koordinohen mes tyre, për ta bërë atë të funksionojë për ta”

Asociacioni

Sipas Marrëveshjes së parë të Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet mbi bazën e një statuti, ndërsa shpërndarja e tij mund të bëhet vetëm mbi bazën e një vendimi të komunave pjesëmarrëse. Marrëveshja parasheh, po ashtu, të drejtën e komunave pjesëmarrëse për bashkëpunim në zbatimin kolektiv të kompetencave përmes Asociacionit, i cili do të ketë mbikëqyrje të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe zhvillimit rural. Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhënien me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen. Disa prej objektivave përfshijnë forcimin e demokracisë lokale; kryerjen e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale, edukimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, planifikimit urban dhe rural, dhe ofrimin e shërbimeve për pjesëtarët e tij në përputhje me ligjet e Kosovës. Asociacioni duhet të ketë një Kuvend, një kryetar i cili përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një nënkryetar, një Këshill, një Komitet, një Administratë, një Zyrë për ankesa, përderisa selia e tij duhet të përcaktohet nga statuti. Një version i statutit është krijuar më 2018 nga Ekipi Menaxhues, me këshillim nga Bashkimi Evropian, bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, por ai nuk i është prezantuar publikut asnjëherë. Mes tjerash, marrëveshja e vitit 2015 thekson se Asociacioni do t’i mbështesë interesat e komunitetit serb para autoriteteve qendrore dhe se ka të drejtën të propozojë, në përputhje me ligjet e Kosovës, ndryshime ndaj ligjeve dhe rregullave të tjera, që janë të rëndësishme për t’i arritur qëllimet e veta.

gabriel escobar asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj