LIVE UPDATES
Bota

Prindër, notat e fëmijëve do i mësoni në kohë reale por kujdes...!

Hyrja në këtë platformë bëhet me kredencialet që përdoren në portalin e-Albania. Pasi klikohet butoni “vazhdo”, shfaqet emri i fëmijës apo fëmijëve përkatës. Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

3 Shkurt 2023, 15:40 Nga k.m.
Prindër, notat e fëmijëve do i mësoni në kohë
Foto ilustruese

TIRANË-  Prindërit do mund të informohen në kohë reale në mënyrë të detajuar, kudo dhe kurdo mbi notat, mungesën, sjelljen dhe aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve të tyre nëpërmjet një aplikacioni që u prezantua ditën e enjte, që quhet SMIP. Mjafton të shkarkoni aplikacionin SMIP në telefonin tuaj dhe ndiqni hapat për t’u regjistruar.

Hyrja në këtë platformë bëhet me kredencialet që përdoren në portalin e-Albania. Pasi klikohet butoni “vazhdo”, shfaqet emri i fëmijës apo fëmijëve përkatës. Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

Eksperti i arsimit, Fatmir Vejsiu thotë për Gazetasi.al se ky nuk është një aplikacion që do u shërbejë të gjithëve “sepse jo çdo familje ka internet apo mjete elektronike të domosdoshme për të marrë një shërbim të tillë. Vejsiu tregon se ka pasur edhe më parë tentativa për të krijuar një aplikacion të tillë por kurrë nuk ka arritur në fazën finale të lancimit, edhe pse, sipas Vejsiut, “janë shpenzuar jo pak para”.

Një aplikacion i ngjashëm është krijuar prej shumë vitesh tashmë në botë, ku kudo ka pasur boshllëqe të mëdha. Në Amerikë ka “një bollëk” programesh ku prindërit mund të gjurmojnë përparimin e përditshëm të një nxënësi. Me emra si Edline, ParentConnect, Pinnacle Internet Vieëer dhe PowerSchool, këto aplikacione përdoret nga mijëra kopshte dhe shkolla deri në klasën e 12-të. Vetëm PowerSchool përdoret nga 10,100 shkolla në 49 shtete.

New York Times shkruan se shkollat i kanë përdorur më shumë këto aplikacione pasi kompjuterat filluan të jenë një pajisje e zakonshme në shtëpi. Një sfidë që përmend New York Times është edhe pabarazia.

"Disa prindër nuk kanë akses në shërbimet e teknologjisë", tha para disa vitesh Jonathan Epstein, profesor në Johns Hopkins. Ai thotë se të thuash që kushdo mund të gjejë mënyrën për të përdorur një aplikacion të tillë është e padrejtë. Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instat,  mesatarisht 70.2 për qind e familjeve shpenzojnë për pajisje si Ipad, telefon apo kompjuter. Por ka qarqe si Berati  ku vetëm 47.4 për qind e familjeve shpenzojnë për pajisje teknologjike.

“Do ketë problematika për prindërit që jetojnë në zona ku aksesi apo përdorimi i kësaj platforme është i vështirë”, pohon Marsida Simo, sociologe.

Sipas një ankete nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, 14 për qind e nxënësve në Shqipëri nuk kishin fare akses në internet për të ndjekur mësimin online në 2020. Ndërkohë 36 për qind e fëmijëve kishin akses të reduktuar në internet.

Prindërit në Amerikë kanë pohuar se u është dashur shumë kohë që të mësohen për të përdorur më së miri aplikacionin, diçka që do jetë po njësoj edhe për një pjesë të prindërve në vendin tonë. Gjithashtu një problem tjetër i përbashkët midis Amerikës dhe Shqipërisë është edhe ngarkesa për mësuesit kujdestar.

“Një anë negative e këtij aplikacioni është edhe ngarkesa për mësuesin kujdestar i cili ka një detyrë të shtuar krahas shumë detyrave të tjera që zhvillon. Ngarkesa përkthehet në ulje të produktivitetit”, thotë Simo.

Ndërkohë mësuesit në Amerikë kanë thënë se suksesi i programeve të tilla varet gjithashtu nga gatishmëria e mësuesve për t'i përditësuar ato me saktësi dhe për t'u kushtuar kohë mesazheve pasuese të prindërve.

Duke cituar studime që tregojnë se përfshirja e prindërve mund të ketë një efekt pozitiv në performancën akademike të fëmijës, në botë është vënë në dukje edhe fakti se një aplikacion i tillë ka dëme anësore siç është stresi i fëmijëve duke e ditur se janë të “mbikëqyrur” vazhdimisht në kohë reale nga prindërit si dhe rritja e tensioneve midis fëmijëve dhe prindërve.

Sociologe Simo thotë se si prind, ky aplikacion i lehtëson qasjen ndaj informacionit, pavarësisht se përpiqet të mbajë kontakte të vazhdueshme me mësuesen kujdestare për ecurinë dhe zhvillimet në shkollë.

Nga aspekti social do të rendiste po ashtu edhe këto përfitime: Ndjekja e progresit: Platforma SMIP ndihmon prindërit të ndjekin progresin e fëmijës së tyre duke u ndalur tek arritjet dhe vështirësitë. Kjo me shumë mundësi do nxisë zhvillimin dhe përparimin e tyre në shkollë.

Lehtësim procedural dhe kohor: Prindërit do e kenë më lehtë të marrin informacionin pa qenë nevoja të presin takimin me prindër apo të shkojnë shpesh në shkollë. Por Simo thekson se përpos notave dhe aktiviteteve, prindërit duhet të bëjnë kujdes më shumë me sjelljen, emocionet, zhvillimin psiko-social të fëmijës sesa të fokusohen te notat si shifra.

“Pavarësisht lehtësimit të platformës, mendoj se sërish kontakti me shkollën si institucion, stafin mësimor dhe mësuesen kujdestare duket realizuar edhe fizikisht për të qenë më në brendësi të ecurisë së fëmijës”./GazetaSi

smip

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje