3 Shkurt 2023, 14:28
Nga I.A

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, "veçanërisht tankeve gjermane". Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën.
Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.
“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiq.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
aleksandar vuçiç dialogu kosove-serbi plani franko-gjerman
Bota
3 Shkurt 2023, 14:14
I.A
Bill Gates
SHBA- Miliarderi Bill Gates ka thënë se më mirë do të paguante për vaksinat sesa të udhëtonte në Ma...
Bota
3 Shkurt 2023, 12:53
I.A
Pamje nga ngjarja
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio të SHBA-ve, ku policia vrau për vdekje një 28-vje&cc...
Bota
3 Shkurt 2023, 12:44
I.A
Caroline Crouch
GREQI- Vrasja e Caroline Crouch në Greqi, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos është kthyer sërish në...
Bota
3 Shkurt 2023, 12:37
I.A
Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e djeshme në Ku...
Bota
3 Shkurt 2023, 12:27
I.A
Aleksander Vucic
SERBI- Nuk ndodh shpesh që presidenti i Serbisë kritikohet me zë të lartë. Aleksandar Vuçiç, stili ...
Bota
3 Shkurt 2023, 11:52
A.B
Peter Stano
Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe...
Bota
3 Shkurt 2023, 11:40
I.A
Dragan Shutanovac
SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi hist...
Bota
3 Shkurt 2023, 11:32
A.B
Aksident
SLLOVENI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sllovendi. Disa persona kanë humbur jet&eum...
Bota
3 Shkurt 2023, 10:58
I.A
ushtar
UKRAINË- Sirenat e sulmit ajror ranë në Kiev të premten në mëngjes, ndërsa liderët e BE-së pritet t&eum...
Bota
3 Shkurt 2023, 10:43
I.A
Ushtare
UKRAINË- Një person humbi jetën të premten në një shpërthim makine bombë në provincën Zaporozhye...