LIVE UPDATES
Bota

"Ata po zhvillojnë luftë hibride kundër Serbisë"/ Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiçit: Përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet

Ajo shtoi se deklaratat e tilla, zakonisht, intensifikohen sa herë që Mali i Zi bën hapa para në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kur afrohen zgjedhjet.

15 Qershor 2026, 14:44 Nga E.d
"Ata po zhvillojnë luftë hibride kundër Serbisë"/
Foto ilustruse

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i përshkroi si të pabazuara akuzat se Podgorica zhvillon luftë hibride kundër Serbisë, duke vlerësuar se deklaratat e tilla pasqyrojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike në Beograd për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran. Reagimi erdhi pas pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Mali i Zi dhe mediat e tij marrin pjesë në veprime hibride kundër Serbisë.

Përmes një deklarate të postuar në platformën X, ministria malazeze vlerësoi se deklaratat e shpeshta nga shteti fqinj dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike për ta pranuar Malin e Zi si një shtet sovran dhe të barabartë, e jo si një hapësirë që duhet t’u rikthehet qendrave të imagjinuara politike. Ajo shtoi se deklaratat e tilla, zakonisht, intensifikohen sa herë që Mali i Zi bën hapa para në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kur afrohen zgjedhjet.

“Ia lëmë publikut të vlerësojë nëse deklaratat e tilla duhen parë si hyrje në fushata të reja dezinformimi dhe presionesh politike, apo si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që nuk kanë asnjë lidhje me Malin e Zi”, thuhet në deklaratë.

Ministria malazeze rikujtoi se vendimi për rikthimin e pavarësisë së Malit të Zi është përfundimtar, demokratik dhe i verifikuar ndërkombëtarisht në referendum, dhe shtoi se Mali i Zi dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, përfshirë Serbinë.

Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhëniet e tilla mund të ndërtohen vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe pranimit të realitetit, duke i hedhur poshtë pretendimet se Mali i Zi i ka marrë territor kujtdo.

Diplomacia serbe: Qarqe të caktuara në Mal të Zi veprojnë në mënyrë hibride kundër Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi përbën “konfirmim të natyrës hibride të veprimit të qarqeve të caktuara në Mal të Zi ndaj jetës politike në Serbi”.

Ministria serbe tha se akuzat e ashpra publike dhe përpjekjet për ta heshtur palën tjetër paraqesin një tentativë për ndikim të papërshtatshëm ndaj Serbisë, duke shtuar se për marrëdhëniet mes dy shteteve do të ishte shumë më e dobishme që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut institucional dhe kanaleve diplomatike.

“Serbia nuk ka asnjë pretendim ndaj Malit të Zi dhe nuk e vë në dyshim shtetësinë e tij, por përfaqësuesit e saj kanë të drejtë të vënë në dukje dukuritë që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe krijimin e vazhdueshëm të një atmosfere në të cilën Serbia paraqitet si problem dhe si justifikim për dështimet e brendshme politike”, thuhet në deklaratë.

Beogradi zyrtar bëri thirrje për punë të përbashkët mbi çështje me interes për qytetarët, si: bashkëpunimi ekonomik, lidhjet infrastrukturore dhe forcimi i besimit të ndërsjellë. U theksua, po ashtu, se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politika të përgjegjshme ndaj Podgoricës, por se pret të njëjtin nivel respekti dhe vlerësimi edhe nga pala tjetër.

Vuçiç: Kjo është një luftë e vërtetë hibride

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 14 qershor për Televizionin Prva të Serbisë se “mediat në Mal të Zi kanë pasur një rol të rëndësishëm në revolucionin me ngjyra në Serbi, ndërsa Mali i Zi zhvillon një luftë hibride kundër Serbisë”.

I pyetur se si e sheh sot situatën në Mal të Zi, Vuçiç tha se kjo është “çështje e tyre [malazeze]”, por shtoi se “e vetmja gjë për të cilën mund të flasë, është marrëdhënia e Malit të Zi me Serbinë”.

“Sa i përket marrëdhënies ndaj Serbisë, ajo është absolutisht e njëjtë. Asnjë grimë më e mirë, asnjë grimë më e keqe. Jam mësuar tashmë me këtë. Mos harroni se kjo marrëdhënie u përkeqësua edhe më shumë gjatë zhvillimit të revolucionit këtu, sepse një rol të rëndësishëm e patën mediat në Mal të Zi, si platformë për sulm dhe rrëzim të pushtetit në Serbi”.

“Kjo është një luftë e vërtetë hibride. Meqë ata flasin për luftë hibride, ata po zhvillojnë luftë hibride kundër Serbisë dhe të gjithë marrin pjesë në të, ose bëjnë sikur nuk e shohin që marrin pjesë”, tha Vuçiç./REL

mal i zi serbi akuza

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi